E shtune, 27.04.2024, 02:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Flet regjisori, pedagogu i Akademisë së Arteve, Milto Kutali

E diele, 06.06.2010, 10:55 AM


Flet regjisori, pedagogu i Akademisë së Arteve, Milto Kutali

 

Në Tiranë duhet të ketë 15 teatro

Shkolla ruse e aktrimit s’do të vdesë kurrë

Fshati-qytezë, i Servantesit në Spanjë ka 11 teatro

 

Nga Albert ZHOLI

 

Shumë herë regjisorët rrinë në hije edhe pse bëjnë punë të mëdha. Kështu ngjet dhe me regjisorin e talentuar Milto Kutali. Ai është regjisor i 3 Festivaleve Folklorik të Gjirokastrës dhe megjithatë asnjëherë ska “bërë zhurmë” për punën e tij. Por punën më të bukur ai ka mësidhënien. Sipas tij s’mund të rrijë kurrë pa auditorin e Akademisë që zhurmon nga studentët. Nga dora e tij kanë kaluar me qindra aktorë, regjisorë që sot kanë bërë emër Brenda dhe jashtë atdheut. Sipas tij shkolla ruse e aktrimit, shkolla e Santislavskit mbetet sëriushmi ndër më të preferuarat në Evropë dhe në botë.

 

Shkollla ruse ka zënë nëj vend të rëndësishëm në formimin professional të studentëve për aktrim. A do të zëvëndësohet kjo shkollë e ndonjë tjetër në kuadër të Kartës së Bolonjës?

 

Më vjen mirë që ma bëtë këtë pyetje, se është bërë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Ka disa muaj  që në Akademinë e Artveve sid he në disa institucione të tjera të Arsimit,  po zhvillohet një process I gjerë I riforlulimit të programeve mësimore të startegjisë  të zhvillimit të AKA dhe kurikulave, moduleve dhe specialiteteve të ndryshme të insitucionit unik për vetë faktin se tashmë ne jemi bërë pjesë integrale e e Kartës së Bolonjës. Të sistemit tre pus dy të formimit, dhe përgatitjes së gjeneratave gjë që kërkon  edhe një rishikim të tërësisë së programve, riformulim të tyre, le të themi  mbase një kolaudim, të qëqndrushëm , të qënësishëm, të një shkolle që tashmë I ka kaluar të 50 vitet e përvojës së saj. Në këtë kuadër pyetja juaj përsa I ërket shkollës ruse

Do të gjente përgjigjen më të irë, Unë vetë jam përballuar me programin egzistues të shkolllës të paktën  30 programe të shkollave  të lindjes dhe do të doja të perifrazoja një shprehje të një  rektori Universiteti  të San Petësburgut, I cili thotë  që “Shkolla ruse vërtetë që do të  gjejë mundësinë për tu kontaminuar me sistemin e Bolonjës, por pa dyshim pa humbur fizionominë e saj sepse në fund të fundit nqs ka sshkolla teatri sot në botë, pa dyshim që shkolla ruse  zë përqindjen më të madhe edhe  të strukturave lëndore, (flasim si formim) për forin professional, por njëkohësisht si personalitet,  I  pa cënueshëm (sin ë rastin konkret për artete skenike ), të gjigandit , të atij   që formoi të vetmin system  të aplikuar dhe të konsoliduar në 90 përqind të perëndimit  që është ky system  I  Stavislavskit i” Në  këtë kuadër me kolegët në biseda  dialogje, diskutime kemi rënë dakort që dhe shkolla jonë  nuk mund të humbasë fizionominë e saj të krijuar prej  50 vitesh, përkundrazi duhet ta forcojë ta konsolidojë këtë  këtë system shkolle, por njëkohësisht duke mos qenë të ngurtë të lëë  hapësirat e nevojshme edhe për shkollat e tjera model  ndoshta jo sistemet e formimit artistic, por edhe pjesë  të atyre që quhen formimi i individiualitetit artistic.  Sistemi Brehtjan sot është një system paralel me atë të Stavislavskit por ky system i teatrit aplikohet vetëm në shkollat gjermane, por nqs kemi sot disa derivate të individuaiteteve artsitike perëndimore të gjitha këto janë hapësira që është mirë që tu serviren studentëve, si kurikula pilot (pasi nuk kemi përvojën e duhur), por që që në formimin artistic të studentëve, mendoj se shkollat e tjera sbesoj se do të zënë një vend të rëndësishëm. Stavislavski do të mbetet shtylla e programit mësimor. Ne jemi të bindur se ky system 50-vjeçar, është I aftë të krijojë gjenerata,  që mund të marin në dorë fatin e artit  në Shqipëri.

 

Sot flitet se jo vetëm në Akademinë e Artve por në përgjithësi në   Universitete shqipatre ka rënë kërkesa e llogarisë dhe nga pedagogë të ndryshëm ka indiferencë në ëmsimdheënje. A ëshët e vërtetë?

 

Kam përshtypjen  që të gjitha shkollat e artit kanë një raport  të pranueshëm, çuditshëm  midis asj që quhet librealizëm të pranueshëm dhe asaj që quhet konservatorizëm të trashëguar në rastin e shkollës sonë. Mendoj se ky veprim konservator,  (me valenc positive jo me valenc negative),  sundon  pjesën tjetër të këtij raporti që është liberalizmi.  Trupa pedagogjiike i gjithë procesi mësimor që zhvillohet në këtë shkollë,  punon me temp, me ritëm, me ata student që duan të studjojnë, ndërsa ndoshta janë pakas liberal me atë pjesë që neglizhojnë apo skanë ideal që të bëhen pjesë e artistë të së nesërmes.  Punohet me koservatorizëm me ata që e plëqejnë fjalën artist jo për ata që e pëlqejnë fjalën artistë në momnetin fillestar, apo fillojnë të vetquhen mjeshtra  kur ende skanë filuar të quhen studentë. Këtu pa dyshim  trupa pedagogjike gjithmonë është e përkushtuar,  e dëshiruar pasi ai I ashtuquajturi konkurs që zhvillohet edeh në shkollat e tjera këtu, në Akademi për të fituar të drejtën e studimit, këtu  ka pjesën e saj shumë positive  që, trupa pedagogjike është e intersuar në radhë të parë që të fitojnë vetëm ata që e meritojnë. Këtë kërkesë llogarie mund ta përcjell sepse nqs më parë ne pranonim në vit 20-25 studentë për aktrim  sot pranojmë 2 ose 14. Ndosh një fenomen I kundërt Ky është një tegues I qartë. Ne nuk e kemi lluksin si shumë shkolla të ëdha në botë që e nisin një vit ësimor e 1000 vetë dhe e përfindojnë e 100. Ndonjëherë ndodh që në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës thuhet pse janë kaq pak studentë, apo një pedagog me një student.?!.Por kjo është nga kërkesa e llogarisë, kërkesat që ka në tregun  dhe një student i aktrimit vlen sa 5 studentë të juridikut.

 

Po kjo sasi aktorëësh apo regjisorësh a i përgjigjet kërkesave të tregut shqiptar, apo një numër më të madh?

 

Kam përshtypjen që deri më tani ka pasur vështirësi dhe ka qenë një nga problematikat e diskutuara në mes tonë (pedagogëve), por mendoj    megjithatë, në bazë të shumë sondazheve që kemi bërë rezulton se një pjesë  e mirë kontigjenteve të dala nga dyert e shkolllës (Akademisë), janë  të intergurar. Unë nuk dua të përend por ju sot shihni se falë hapjes së një numri të madh televizionesh, një pjesë e madhe e këtyre gjeneratave  ka gjetur tashmë veten  dhe kontribuon për artin shqiptar. Boll që të shihni një emsion televiziv, spektakël, apo një koncert televiziv dhe do të  gjeni dhe 10 apo 15 aktorë, apo 30 (siç është rasti I portokallisë),  që kanë qenë student në shkolllën tonë. Por edhe në televizionet e tjera shihni studentët tanë. Pra këtu kemi kontigjente nga të gjitha strukturat e Akademisë së Arteve. Kryesisht flas për artin skenik meqënëse e njoh më shumë. dhe jam  më I azhornuar me këtë specialitet, por njëkohësisht më vjen mirë, që sot në shumë institucione qëndrore të distribuimit të artit në Shqipëri një pjesë e këtyre gjeneratave e ka gjetur veten. Sigurisht arti nuk mund të jetë masiv,  që tu siguroj të gjithëve hapësirat e kërkuara, por është e rëndësuishme që  fal formimit edhe ai që sot merret me tregëtinë e banave ( po e banalizoj problemin),  mendoj se ka fituar diçka nga kjo shkollë.

 

Kryeqyteti ynë ka 2 teatro, a janë të mjaftueshjme këta për kërkesat e spekatatorëve, për numrin e madh të poullsisë që ka Tirana (afërsisht një e treta e Shqipërisë), por edhe për numrin e aktorëve, regjisorëve që nxjerr Akademia?

 

Të jem  i sinqetë do të jap dhe konsideratën time për disa, informacione që kam marrë, për disa inisiativa që po merren në këtë drejtim jo vetëm në Tiranë. Por atë që dua të veçoj është përpjekja që po bën Akademia për hapjen e teatrit të tij. Di  që është një tartaktivë e mirë e insitucioneve kulturore, për ta rihapur këtë laborator të madh të promovimit të artit . Ka dy momnete shumë të rëndësishme, të  jetës së tij ky teatër , që janë vitet 70 me të madhin Kujtim Spahivoglli dhe  një gjeneratë pedagogëh të nderuar të asaj kohe që e themeluan me shumë dëshirë dhe vështirësi kët tetatër (quhet Teatri I të rinjve), pastaj vijmë në vitet 1998-2002 , ku falë një përkushtimi  të trupës pedagogjike ku edhe pse pa asnjë lloj mbështetje matëriale për 5 vjet ky tetarë funksionoi në mënyrë shumë të vyer, (teatri I Akademisë së Arteve), dhe mendoj se rikthimi në këtë traditë do të shfaqte  krahas edhe shumë teatrove të tjerë që duhet të ngrihen një inters të madh jo vetëm për studentët por edhe për pubikun. E thashë edhe krahas shumë tearove të tjerë, pasi mendoj që aktualisht sot, Tirana duhet të ketë afërsisht 15 teatro. Fshati-qytezë, i Servantesit në Spanjë ka aktualisht  11 teatro.

 

Sot shihet një tentativë  e studentëve më të mirë që mabrojnë Akademinë për të shkuar jashtë shtetit. Përse vjen ky largim, sepse s’ka treg apo për famë?

 

Kjo është e vërtetë. Të jem I sinqertë largohen për të dyja arsyet. Shqipëria është një vend I vogël dhe për talente të tilla si Inva Mula, Josif Gjinpali, Ermonela Jaho ( po përmend këta të muzikës), Shumë studentë të pikturës, skulpturës, operas, baletit etj kanë shkuar jashtë pasi aty e kanë gjetur më shumë vetveten. Lëndët e arteve të skenës, e kanë shumë vështirë të kounikojnë sepse mjeti kryesor I kmunikimit, në artet skenike është fjala. Pra gjuha e njohur në prefeksion.  Por  ka dhe shumë koreografë, balerinë  ku mjeti shprehës i tyre janë këmbët ose pjesët e trupit të cilët janë të këkruar për afësitë e tyre. Ndrësa studentët e artit skenik e kanë shumë ë të ëvshtirë  për të kounikuar, sepse mjeti shprehës është ajo që njhet që nga lashtësia që është fjala.  Ky largim vjen pasi duke konkuruar në skenat evropiane, ata bëhen me më  personalitetit, dinjitetit, por edhe paguhen më mirë, janë të dyja përmblethtazi. Pjesa e dytë e pyetjes që është dhe si vërejtje,  largim për shkak të tregut të ngushtë qëndron, pasi aktivitete në Shqipëri janë të pakta, duke hequr paksa Tiranën dhe një qytet tjetër tardicional, në qytete e tjera jeta e aktiviteteve artistike ëshët e vakët. Tashmë jemi afër sezonit turistik dhe Shqipëria ka hyrë në hartën turistike të botës shohim sze aktivitete artistike po bëhen shumë pak në këtë drejtim dhe artistëve nuk u jepen shanse… Kjo është edhe arsyeja që ata kërkojnë të largohen.

 

-Kush është sot. problemi i arsimit në veçanti dhe i akademisë së arteve në përgjithësi?

 

-Përsa i përket formimit në akademinë e arteve, një nga problemet e hershme dhe të sotme të pazgjidhura, është fakti që ne jemi një vend i vogël. Kemi pasur fatin edhe simbas vëzhgimit të disa kolegëve të huaj kemi një godinë të mrekullueshme.Kemi ambiente që të gjithë çuditërisht janë të kënaqur që i kemi, por nuk kemi bazën materiale të nevojshme. Këtu e kam fjalën tek trupa studentore e cila nuk gjen stabilitetin  për ndihmë materiale. Kjo do të thotë se studentët e pikturës dhe të skulpturës kanë nevojë, për bojëra, telajo, beze, gur, mermer, allci. Studentët e artit skenik kanë nevojë që ti jepen të gjitha mundësitë për të ndërtuar dekore, kostume, rekuizita skenike gjë që  kjo aktualisht është shumë pak. Ne nuk i kemi kapacitetet e duhura për të gjitha ato drejtime që unë përmenda. Nga ana tjetër, si problem, është e nevojshme që specialistë të ndryshëm të shkollimeve të ndryshme, të kategorive  të ndryshme të vijnë dhe të japin kontributin në shkollat tona, gjë që patjetër do të ketë sensibilizimin e institucioneve. Por, akademia e arteve nuk mund të marri sot një personalitet artistik të huaj. Unë kam pasur rastin të bëj disa specializime në Gjermani, Itali, Rumani,dhe është mirë që të vijnë specialistë të huaj, të specialiteteve të ndryshme të japin kontributin e tyre. Ata kanë specifika të përcaktuara në këto shkolla që do të na ndihmonin shumë. .

 

Ju keni qenë regjisor i 3 festivaleve të fundit Folklorik të Gjirokastrës. Cfarë mund të na thoni për këtë festival?

 

Që kur kam marrë ftesën e parë në vitin 2000 për të qenë regjisor I këtij Festivali  në Gjirokastër kam pëlqyer jo vetëm ngarkesën, e këtij evenimenti të madh ku mpleksen tradita, folku, arti, I anonimatit të madh popull, të hapësirës mbarëkombëtare, por njëkohësisht,  ishte si një obligim për formimin tim, për pasurimin e njohurive të mia, sepse, e kam bindje  absolute se ccdo fushë e shkencës ashtu si shkenca artistike nuk m und të zhvillohet pa  njohur burimet dhe traditat të  artit kombëtar. Unë kam drejtiar mbi 20 Fetivale të folkut shqiptar, pra jo vetëm në Gjirokastër, por disa Festivale të folkut Ndrëkombëtar në Vlorë, në Apolloni, në Kosovë, Maqedoni  pra jam azhornuar me tërësinë e aktiviteteve që zhvillohen sot, > Një aktivitet  që e kam mbëhstetur dhe që mendoj se do të vazhdojë me atë nivel dhe profesionizëm tashmë të konsoliduar është dhe “ Bylyspolifonia”, ku Festivali I

fundit do të zhvillohet nga 3-5 qershor në Bylis të Ballshit. Eshtë kënaqësi të jesh regjisor I Festivaleve të tilla, por ai I Gjirokastrës mbetet unik, për nga përmasat dhe llojshëritë e folkut. .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora