Kulturë
Poezi nga Engjëll Koliqi
E enjte, 03.06.2010, 08:43 PM
Engjëll Koliqi
ATA BIJTË E KRIMIT
Si pleshta varur
Në jelet e shekukullit plak kanë mbetur
As historia s’i pranon
...
Pa ditur kah t’ia mbajnë
As ç’të bëjnë më
I dorëzohen vdekjes
Garlate (Lecco), 17 prill 2010
KONFORM KËNDJEVE
Jam unë dëshmitar
Se i kam parë
Shpesh
Duke vrapuar mbas këndjeve
Harrojnë që janë njerëz
Të bijtë e regjinit të zi
Nuk njohin dashuri
Garlate (Lecco), 17 prill 2010
BINARËVE TË PROJEKTIT
Marshojmë të bindur
Dhe të sigurtë
Në suksesin e shenjtë
Të mbjelljes së dashurisë
Nuk ka pengesë
As semafor
Që na ndalon
Gjithçka
Me buzëqeshje e me gëzim
Përfundon
Garlate (Lecco), 17 prill 2010
ME PAMUNDËSI NDALJEJE
Të shfrenuar
Në ngrohtësi dashurie
Në këtë të pestën stinë
Me të lumen mbretëreshë
Gjithçka mund të bëjmë
Por jo të ndalemi
Ethet e dashurisë
Si motor i fuqishëm
Na shtyjnë në vrull
!!!
Garlate (Lecco), 17 prill 2010
ME HIR DASHURIE
Çdo ditë të bukur
Të stinës së jetës
Filloj
E mbaroj
Me buzëqeshje
Përherë
Me domethënie të plotë
Bese e përkushtimi
...
Garlate (Lecco), 17 prill 2010
NË ZEMËR TË FRIKËS
Shumë mendime mbyten
Shumë projekte
Shumë dashuri
Mbesin të ngulfatura
...
Ndodhin shumë pakëndësi
Në stinën e pamot
Nëpër orët e krimit
...
Njerëzia habiten
E ikin...
Garlate (Lecco), 17 prill 2010
NË PIKËN VENDIMTARE
Për hir të arsyes së shëndoshë
Qëllimet fisnike ngriten
Bëhen besëlidhje
Fillon kënga e dashurisë
Bukur zgjërohet vallja e shpresave
Më e dukshmja është njerëzia
...
Garlate (Lecco), 17 prill 2010
GJURMËVE TË SAJ
Zemra më këndon
Shpirti më vallëzon
Dashuria merr formë vendosëse
Ndodh mrekullia!
Garlate (Lecco), 17 prill 2010
NË VAZHDIM TË PROCESIT
Duke e parë
Se janë të falimentuar
Kanë hequr dorë
Dhe nuk kanë penguar më
Dashuria ka bërë ligjet
Ne kemi dirigjuar
Ata
Në fund të fundit
Janë dorëzuar
!!!
Garlate (Lecco), 17 prill 2010
JASHTË LIGJIT
Sulmojnë mendime
Këngë vrasin
Plagosin dashuri dhe njerëzi
...
Garlate (Lecco), 17 prill 2010
PIKË E MADHE
Si të përfundoj
Me shqiptimin e vendimit
Të dashurisë
Vëj një pikë të madhe
Dhe pa vonuar
Futem në aktin e parë
Për të vazhduar me lumturi
Në zbatimin praktik
Garlate (Lecco), 17 prill 2010
HYPUR MBI KËNGË
Me krenari
Kemi filluar jetën e re
Me detyra të reja
Nën kurorën mbretërore
Këtu në fronin e dashurisë
Garlate (Lecco), 17 prill 2010
NË BISHT TË PËRRALLËS
Mbetur varur
Të habitur nga shumë gënjeshtra
Duan t’i lulëzojnë tragjeditë
Të gjorët
Pa mundur as të flasin
Tashmë
Edhe jetën rrezikojnë
!!!
Garlate (Lecco), 17 prill 2010
NË VALLEN E ËNDËRRAVE
Me vetveten habiten
Duke u endur
Në stinën e pestë
Në të gjashtën...
Epoka përrallash evokojnë
Garlate (Lecco), 18 prill 2010
NË KUPTIMIN E PARË
Çdo gjë
Ka marrë formën e drejtë
Dashuria
Është nisur binarëve të çeliktë
Garlate (Lecco), 18 prill 2010
NË KËNDET E TMERRIT
Pa pritur
As pa ëndërruar kurrë
Një ditë u gjetën
Në përleshje me mëkatet e tyre
Njëri-tjetrin kafshonin
Me deklarime absurde
Duke thënë
Se dashurisë i shërbenin
Garlate (Lecco), 18 prill 2010
KE MBETUR BRENDA MEJE
O mbretëresha e mrekullive
Sado e pamëshirshme është kjo jetë
Që më sjell sëmundje
E pamundësi lëvizjeje
Unë jetoj me ty në shpirt
Kërkoj amshimin e dashurisë
Garlate (Lecco), 18 prill 2010
MBAS SHIUT
Ashtu siç e kemi pritur
Rrezoi dielli i shpresës
I buzëqeshi jetës sonë
Me të mirëfilltën dashuri
Tashmë
Të gjithë janë të bindur
Në stinën e bereqetshme
Garlate (Lecco), 18 prill 2010
NË FILLIM E NË MBARIM
Siç më thonë traditat
E siç më kanë mësuar
Gjyshër e prindër
Çdo hap të jetës
E bëj me dashuri
Dhe për dashuri
!!!
Garlate (Lecco), 18 prill 2010
SIPAS URDHËRAVE
Ende pa e kryer njërin
Me njërin mëkat fillonin
Dhe kështu vazhdonin
Derisa botën përgjaknin
Dhe gjithësinë turpëronin
...
Garlate (Lecco), 18 prill 2010
MOS ËNDËRRO PA MUA
Mbretëresha ime
Nga larg po të them
Ke mëshirë
Dhe mirësi
Në të pestën stinë
Mos ëndërro pa mua
Bashkë do të hyjmë në mrekulli
Garlate (Lecco), 18 prill 2010
MBI SHPATULLA TË SHEKULLIT
Kryejmë detyrën historike
Të mbushjes së mbarë universit
Me besë e me dashuri
Garlate (Lecco), 18 prill 2010
PAK MBAS KËNGËS
Duke fluturuar
Mbi vallen festive
Dashurinë kërkonin
Me shpjegim ëndërrash
Fillonin
Historisë
Një vulë të madhe
I kërkonin
Garlate (Lecco), 18 prill 2010
GJATË PERËNDIMIT
E shikoj diellin
Me dhembshuri
Kësaj dite i them lamtumirë
Por natës kurrë s’i dorëzohem
I rri besnik diellit tim
Deri n’aginin e ditës së re
Garlate (Lecco), 18 prill 2010
MIDIS RREZEVE
Gjithnjë e më i fortë
Ndjehem
I sigurtë
Dhe i gëzuar
Me melodi të stinës së re
Vazhdoj vallen historike
Bukur shkëlqen kjo zemër
E mbushur me dashuri
Garlate (Lecco), 18 prill 2010
SI ZAKONISHT
Në çdo lëvizje
Të jetës sonë
Në çdo paraqitje publike
Në çdo fjali të shqiptuar
Kryefjalë e kallëzues
E kemi
Besnikërinë dhe dashurinë
!!!
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 18 prill 2010
SAPO KANË ARDHUR
Në këtë reliev
Janë të ri
Sapo kanë ardhur
Dhe menjëherë
Po kërkojnë
Fronin e kurorën
...
Mrekulli
Apo çmenduri
?!
Garlate (Lecco), 18 prill 2010
LOTËT E MI
Asnjëherë nuk mungojnë
-
Janë të përditshëm
Burim i ndjenjave të mia
Herë të dhembshëm
Herë të lumturisë
...
Lotët e mi
Në përditshmërinë e dashurisë
Shkrijnë gurë të historisë
...
Garlate (Lecco), 18 prill 2010