Kulturë
Ukshin Zajmi: A ka plisa në këtë foto?!
E merkure, 02.06.2010, 09:57 PM
A ka plisa në këtë foto?!
Nga Ukshin ZAJMI
Këtë foto rastësisht e gjeta në një portal interneti, në të cilin shkruan se në Austri, përkatësisht në Kötschach-Mauthenu është hapur ekspozita me fotografi me emrin "Die Bosniaken kommen" ("Boshnjakët po vijne"). Pos kësaj është shkruar edhe një libër nga Christoph Neumayer "Des Kaiser Bosniaken". Në këtë libër thuhet se ushtarët austro-hungarez, ku një numër i madh paska qenë boshnjak, pjesë të uniformës kanë pasur edhe kapelat nga vendi prej nga vijnë.
Duke parë këtë fotografi hetova se kapelat e ushtarëve që qëndrojnë këmbë nga e majta në të djathtë, i pari, i dyti dhe i gjashti u përngjajnë plisave, pastaj e ushtarit të parë nga e djathta në rreshtin e ushtarëve ulur si dhe ajo e ushtarit të parë nga e djathta në radhën e parë, gjysmështrirë.
Se a është ky supozim i imi i saktë është mirë që shqiptarët që jetojnë, punojnë e studiojne në Austri afër këtij vendi, të vizitojnë këtë ekspozite e të bindën se kapelat e këtyre ushtarëve a janë plisa apo jo, ndërsa në biblioteka të gjejnë librin në fjalë dhe ta lexojnë për të kuptuar se në ushtrinë austrohungareze a ka pasur edhe shqiptarë. Këtë mund ta kuptojnë nga 600 fotografitë, sa thuhet se janë në këtë libër, disa prej të cilave janë edhe në ekspozitë.
Shkrimi kroatisht mund të lexohet në këtë adresë elektronike:
http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5625294,00.html?maca=kro-TB_kro_tportal_kultura-5328-xml-mrss