Kulturë
Halit Bogaj: Stalini, film amerikan
E merkure, 02.06.2010, 09:56 PM
STALINI, film amerikan, regjisor Ivan Passar,kurse në rolet kryesore.: Robert Dyval, Xhulia Ormond, Maksimilian Shell, Zherar Krabe dhe të tjerë.
Nga Halit Bogaj
Këto ditë në njërin nga televizionet tona satelitore u shfaq edhe filmi amerikan’’Stalini’’i cili është një realizim i shquar biografik mbi jetën e njeriut më të fuqishëm të ish Bashkimit sovjetik deri në fillim të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.
Filmi ‘’Stalini’’ përshkruan ngjarjet më të rëndësishme të post Revolucionit të madh të Tetorit, i cili portretizon në mënyrë autentike veprimtarinë politike të liderit të çelnikosur i cili pas vdekjes së Leninit u ngjit shkallëve më të larta të kierarkisë pushtetmbajëtëse, duke i vrarë edhe bashkëmendimtarët e tij më të ngushtë, për të krijuar tmerr dhe panik edhe tek më të afërmit e vetë , disa nga të cilët përfundojnë tragjikisht.
Duke qenë dora e djathtë e Leninit dhe ekzekutori kryesor i vrasjeve të kudërshtarëve të Revolucionit, Stalini shumë shpejtë u bë njëri ndër njerëzit më influentë në tërë garniturën leniniste..Pas vdekjes së Leninit ai përdorë metodat më radikale për t’u ngjitur në pushtet, duke ua mësyer edhe figurave më eminente, siç ishte Lev Trocki reformator dhe politikan me ndikim të madh.’’Spastrimet’’e shumta të Stalinit futnin tmerr tek njerëzit, i cili në emër ‘’të armiqve të shtetit’’i likuidonte ata brenda natës.Pas të gjitha atyre ngjarjeve tronditëse, Stalini merr në duart e veta frenjtë e Partisë komuniste dhe duke ushtruar terror të paparë, arrin ta ndërtojë vendin e tij me një shpejtësi marramendëse. Fillon pra epoka e tij çerekshekullore/1928-1953/ gjatë së cilës ai vret, persekuton dhe eleminon miliona njerëz nga mbarë Bashkimi sovjetik, disa nga të cilët i deporton në Sibir dhe në viset e tjera të shkreta.Ai vepron me të gjithë ata që nuk u bindeshin urdhërave të tij absurde dhe shumë herë edhe çmendurake. Dora e tij e zezë arrinte edhe në viset më të largëta të vendit, në të cilat i dërgonte kundërshtarët e tij për t’i dënuar ose ekzekutuar, por krahas golgotave të njohura staliniste është vlerësuar se pa një disiplinë të tillë të hekurtë nuk mund të arriheshin sukseset dhe rezultatet e synuara nga ana e tij ngase vendi kishte mbetur nën mëshirën e askujt pas Revolucionit shkatërrimtar i cili e kishte përmbysur carin rus dhe ishte munduar që të bënte diçka të re !Stalini i kishte lënë të vdisnin miliona njerëz nga uria për t’ua marrë drithin dhe për ta shitur për prodhimin e armatimit të vendit,duke e shpëtuar atdheun e tij nga Hitleri dhe duke iu kundërvënë atij me mjete shumë modeste ushtarake. Pas sulmeve të papritura të Hitlerit , ai disa ditë kishte pësuar sulm nervor, por pasiqë e kishin lutur që t’i fliste popullit për ta bashkuar kundër armikut të vendit të tyre, ai i elektrizoi emocionalisht të gjitha masat popullore për një luftë të fqishme çlirimtare pas disfatave të mëdha që kishin përjetuar ruset në disa fronte, e sidomos pas bombardimit të aviacionit të tyre nga aeroplanët gjermanë.Gjatë luftës katër vjeçare ishin vrarë afër 20 miluion njerëz, afërsisht poaq sa kishin humbur gjatë Revolucionit të Tetorit. Nga historia i kujtojmë betejat e Stalingradit, betejën e Sevastopolit dhe rrethimin e Leningradit/sot Peterburgu/ për të cilin thuhet se njerëzit kishin mbetur të rretuar tri vjet të tëra dhe nga skamja dhe uria, në mënyrë kanibaliste kishin filluar ta hanin njëri tjetrin.Pra nga një gjendje e tillë katastrofale në të cilën ishte atëherë Bashkimi sovjetik , siç shihej edhe në film, Stalini mund ta nxirrte veten dhe popullin e tij vetëm me një diktaturë të tmerrshme, të cilën kishte filluar ta zbatonte qysh nga marrja e pushtetit autokratik.
Në film shohim skena dhe prapaskena morbide të cilat nuk mund t’i mendojë as imagjinata më e bujshme njerëzore, që i ushtron diktatori me aparatin e tij represiv , siç kemi thënë edhe më lart, edhe ndaj njerëzve më të afërm të tij!Por duke vepruar kështu ai u jep shembuj të tjerëve se për t’i realizuar qëllimet e tij pushtetmbajtëse ai nuk njeh askend, as nënën, as gruanë, as fëmijët...dhe qysh në fillim ishte nisur në një rrugë të tillë, duke mos shprehur kurrfarë ndjenje njerëzore ndaj të tjerëve.Duke u bërë person paranoik ai krijon paranojë edhe tek bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe tek anëtarët e familjes së vetë.Nga kjo çmendi e babait, i biri i tij e provon ta vriste veten, por pa sukses, kurse Stalini me gjakftohtësi dhe urrejtje ndaj tij, që e kishte provuar një akt të tillë të pa suksesshëm, thoshte’’Idioti, nuk qe i zoti as të qëllonte me revole dhe ta vriste veten’’, që do të thoshte se nuk kishte fare dëshirë që shpëtoi ai!.Edhe kur ia kumtojnë se i biri i tij ishte zënë rob nga gjermanët dhe se ata donin të merreshin vesh me Stalinin, ai në mënyrë ironike thotë’’Unë nuk kam kurrfarë djali’’, duke i lënë të habitur edhe ushtarakët dhe Politbironë që ishin rreth tij, me çka ia bënte të ditur edhe populli se kur është çështja e shpëtimit të vendit ai as që donte të dëgjonte se e kishte djalë në fushëbetejë, i cili vritet atje.
Gënjeshtrat dhe përgatitjet e krimeve nga ana e tij, bëheshin në mënyrë shumë modeste, por me efekte të menjëhershme, duke lënë dyshime të shumta në opinionin e gjërë.Por edhepse e dinin të gjithë se ato i bënte’’Udhëheqësi’’ai krijonte amulli dhe hutim te shumëkush!Madje njerëzit, të frikësuar deri në vdekje, as që guxonin t’i komentonin krimet e tilla të shumta, të cilat i bënte nga shkaku se kinse e luftonte’’ tradhëtinë kombëtare’’/karakteristikë e përgjithshme e stalinizmit edhe në vende të tjera të ngjashme/.Qëllimet e tij diabolike të cilat urreheshin nga të gjithë, e prekën edhe gruanë e tij e cila , duke mos mundur t’i duronte zezonat dhe katrahurat e tilla, më në fund çlirohet prej tij duke e vrarë veten.Edhe në atë rast ai nuk mërzitet fare por i vjen inat pse ajo e kishte tradhëtuar duke e vrarë veten!!!
Njëra ndër skenat e tjera të mbajtura mend është edhe ajo kur bashkëpunëtori më i ngushtë i Stalinit, Beria/përkatësisht ekzekutori më i madh i aparatit të tij represiv/gëzohet kur vdes padroni i tij i cili i vriste me aq lehtësi të gjithë ata që i kishte rreth vetes, me ç’rast një ditë sigurisht do t’i vinte radha edhe atij..