E merkure, 07.05.2025, 12:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Ekrem Ajruli: Deti yt

E marte, 01.06.2010, 09:56 PM


Ekrem Ajruli

 

deti yt

 

vargu yt mister deti

lavë vullkani mban n’thellësi

dhe në stinë të acarta

shkrin akuj sjell ngrohtësi

 

në natëmaj dëgjoj këngë

thurr ca vargje pa kursim

aureolë ia vë hënës

përmbi re i nis n’udhëtim

 

marr një perlë nga deti yt

i vë krahët e kumrisë

dhe e nis drejt një caku

për hir të miqësisë

 

për këtë mall për këto fjalë

n’daç urrej n’daç më shaj

vargjet tua ndezin zjarr

siç e sheh unë skam faj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx