Kulturë
Albert Zholi: Flet piktori dhe aktori tropojan, Jetmir Pjetërnikaj
E premte, 04.06.2010, 08:27 PM
Flet piktori dhe aktori tropojan, Jetmir Pjetërnikaj (i njohur si Jetart)
-Giorgi Ghelfi, menaxheri i shquar Italian, më futi në rrugën e pikturës dhe menaxhimit
-Dashuria dhe një rol i ri në film, më çuan drejt Parisit
Nga Albert Zholi
Një i ri mjaft energjik. Zbritur nga Tropoja në moshën e fëmijërisë, ai merr rrugën e mërgimit, krejt i vetëm. Kishte shumë ëndrra, shumë dëshira, shumë energji. Donte të çante vetë në jetë. Duke punuar dhe duke studiuar, bëri dy vjet në degën ekonomi-financë. Pastaj vendosi të studionte në një degë tjeter, për psikologji e sociologji. Por, e pa që nuk e gjente veten edhe në këte profesion. Papritur, brenda tij shfaqet dëshira dhe talenti për pikturë, një deshirë që, herë pas here, e ngacmonte. Projektet e tjera ,që ai hartonte, ishin për të bërë një shkollë dhe për të kryer një punë, e cila ’i jepte para të sigurta. Sepse, me pikturë ishte më e vështirë të konkurronte ata, që kishin bërë akademi për pikturë. Por, ndodhi që një dite, një miku i tij i bëri dhuratë nje kuti bojërash dhe një telajo. Falë përkushtimit, pasionit e vendosmërisë së tij, suksesi ishte shumë i shpejtë.
Me ndihmën e një prej menaxherëve dhe biznesmenit të spikatur italian, Giorgi Ghelfi, ai jo vetëm u bë i kërkueshëm në tregun Italian të pikturës, por dhe një menaxher I ri, i cili hapi studion-galeri, me emrin “JETART” dhe të suksesshme në Itali. Rruga drejt pikturës e çoi edhe në studiot filmike. Luajti dy role të suksesshme në Itali, në filma me metrazh të shkurtër. Tashmë, e priste një karierë e re. Dashuria me një vajzë dhe oferta për një rol, në një film artistik francez, bëri që tashmë të shpërngulej në
-Me origjinën nga Tropoja, si e mori rrugën e mërgimit Jetmiri?
-Që në fëmijëri, kisha shumë ëndrra të bukura. Herë doja të bëhesha inxhinjer, herë piktor, herë-herë aktor e me radhë. Pra, isha i pavendosur për udhën time të ardhshme në jetë. Tropoja është një zone, që ta shton shumë imagjinatën, të kultivon dëshirën për të ecur përpara. Isha ende fëmijë, ,kur u largova nga vendlindja dhe u vendosëm në Lezhë e më vonë në Tiranë. Por, fatkeqësisht, edhe në kryeqytetin tonë të zhurmshëm pashë që nuk mund t’i realizoja ëndrrat e mija, ndaj mora rrugën e mërgimit
-Kur u larguat nga Shqipëria?
-Isha vetem 14 vjeç. Atëherë, kur njeriu fillon dhe merr vendime për jetën.U largova pa ndihmën e askujt, që njihja dhe arrita në Itali, aty nuk njihja njeri. Keshtu, “aventura” ime si emigrant filloi ne kete vend, të cilin dikur e shikoja në endrra dhe në televizion. E kam dashur shumë këtë vend, ku kultura gjallëron me të gjitha ngjyrat e ylberit. Vend ky, ku filmi, opera, piktura, skulptura, emisionet televizive e teatrot, përbëjnë një jetë krejt tjetër, nga ajo e përditëshmja. Dihet, tashmë, roli i gadishullit Apenin në kulturën botërore.
-Çfarë filluat të studionit aty?
-Unë mbarova shkollën e mesme per shkenca sociale, në Milano. Por, çuditërisht, me përfundimin e studimeve, pashë që nuk më përshtatej ai profesion. Doja diçka tjetër, që të isha përherë në lëvizje dhe të ndjehesha më i plotë, më i përhapur në tërësinë gjeografike të këtij shteti . Në çdo qytet te tij, shikon vetëm gjëra të veçanta, në raport me një qytet tjetër, pa diskutuar për qytetet e shteteve të tjera.
-Si lindi tek ju dëshira për pikturën?
-Piktura ishte brenda meje. Ajo “flinte” diku brenda qënjes sime dhe donte momentin e përshtatshëm për të shpërthyer. Unë rrjedh prej një familjeje artistësh. Xhaxhai im, Agimi është piktor i talentuar, ndësa vëllai, Pirroja skulptor i permasave europiane.
-Dhe si filloi të shfaqej ky talent?
-Papritur. Pas përfundimit të shkollës, fillova punë në një zyrë, si sekretar. Gjuhën italiane e kisha mësuar më mirë se shqipen. Në këtë zyrë, kishte shumë vepra arti. I shikoja pikturat me vëmëndje dhe nuk ngopesha. Një ditë, një miku im me bëri dhuratë një çantë bojërash dhe një telajo. Sakaq, kur arrita ne shtepi, rrëmbeva penelin dhe fillova të pikturoja dy pisha, bardh e zi. Brenda vetëdijes sime, ato ishin “gjurmë”, që kishin mbetur nga vegjëlia, nga natyra magjepse, aty rreze Alpeve kreshnike të Shqipërisë. Edhe vetë nuk e di se si e mora guximin. Edhe syve të mi nuk u besoja, se vetë kisha bërë një pikturë. Pas ca ditësh, në zyrën tonë vjen një menaxher dhe biznesmen pikturash, ndër më të njohurit në Itali dhe pertej saj, Giorgi Ghelfi. Ai e pa pikturën time dhe e pëlqeu. Prandaj e bleu menjëherë. As pronari dhe as unë, sikur nuk e besonim që, ai njohës i shkëlqyer i pikturës,
do ta vlerësonte aq shume pikturën time. Papritmas, si me magji, më ishte hapur një dritare e re në jetë.
-
-Tashmë, kisha një farë sigurie në vetëvete. Fillova të pikturoja shumë ditë e netë. Bëra punë të rrymave të ndryshme, duke pasur parasysh ato, që kërkoheshin në tregun italian. Pas asaj pikture të parë, me disa punime të kryera, u paraqita dhe mora pjesë në disa ekspozita kolektive e vetjake, në ankande e te tjerë, si në Galerinë “PACE” në Milano. Aty, një pikturë e imja në atë ankand, u ble 1.400 Euro. Ishte surpizë, por njëkohësisht edhe një nxitje per me tej. Më vonë, u paraqita me disa piktura në ekspozitën “Broker Art”. Aty ishte diçka e veçantë sepse isha mes artistësh shumë të mirë, që kanë vlera dhe njihen në botë.
-Tashmë, që e keni njohur këtë fushë, a vazhdoni të punoni në të njëjtën zyrë?
-Jo. Tek ajo zyrë mësova shumë, por rruga e hapur pemtonte më shumë për mua. E falënderova pronarin dhe hapa një studio timen. Në këtë studio, që shërben dhe si Galeri, kam punime të shumë artistëve italianë, që kërkohen në treg. Kam një koleksion, me mbi 300 piktura, të artistëve të ndryshem italianë dhe të huaj. Interesi për këto piktura sa vjen dhe rritet.
-Por Italia, me sa di unë, ju dha dhe një shans tjetër, atë të qënit aktor…
-Duke u marrë me pikturën, kisha shumë kontakte me njerëz të moshave e profesioneve të ndryshme. Gjatë këtyre lëvizjeve të mia, duke marrë pjesë nëpër kastinge, që bënin për filma, rastësisht, më pa një regjisor italian. Ai më ofroi të luaja një rol, në filmin me metrazh të shkurtër “L’autostrada del Sole”. Ishte një përvojë e shkëlqyer. Provat i kalova me sukses.. Pas këtij filmi të suksesshëm, më ftuan të luaja dhe një rol tjetër, në filmin “El Rato Quedado”. Me këta filma, që i perdora si currikulume për t’u njohur, u paraqita edhe ne
-Cila është tematika kryesore e këtij filmi?
-Filmi flet për nje vajzë shqiptare, e cila e lë Atdheun e saj dhe aventurohet nëpër Europë. Këtu do bëjnë pjesë 3 shtete: Italia,
-Çfarë projektesh të tjera rreth filmit, keni me Robertin për të ardhmen?
-Ne kemi shumë projekte ambicioze. Por, për tani, po merremi me një dokumentar. Aty jam asistent-regjisor dhe jemi drejt perfundimit të tij. Ai titulllohet “Engjëjt e Kuq” dhe flet per lëvizjen internacionale komuniste në botë.
-Ju, tashmë, do të vendoseni në Francë?
-Unë jam i vendosur aty. Por puna ime është midis
-Cili ishte nje nga motivet, që u vendosët në Francë dhe pikërisht në
-Në fillim, u dashurova me një vajzë franceze. Pastai rashë në dashuri edhe me Parisin. Siç e dini, ky është kryeqyteti i artit botëror, me të tjera dimensione. Në këtë supermetropol vijnë rreth 70 milionë vizitorë në vit. Parisi është vendi, ku ende sot mund të marrësh vlerësimin e vërtetë për një vepër arti. Por duhet të jeshë shumë këmbengulës dhe i aftë që të besh diçka në këtë vend, ku konkurrenca është e ashper dhe indiferente.
Por, sigurisht, duke i ditur këto fakte e të tjera, unë do të punoj me ngulm e do të përpiqem me tëra aftësitë e mia dhe pa u lëkundur, që të mbijetoj suksesshëm dhe të ecë gjithnjë përpara. Garanci për këtë gjë kam pasionin tim për artin, i cili të frymëzon dhe të jep energji të pashterrshme.