E merkure, 08.05.2024, 07:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Një ndodhi në plazh

E enjte, 03.06.2010, 08:52 PM


Tregim

 

Dibran Demaku

 

NJË NDODHI NË PLAZH

 

  Ditë vere.Me plot rreze të nxehta dielli.Plazhi është i mbushur me vizitorë.Është aq i mbushur sa nuk ke ku ta hudhësh asnjë kokërr molle siç thotë një fjalë.Unë me shokun tim Besnikun kemi  ardhur tash sa ditë këtu në bregdet për pushime verore.Kemi ardhur pikërisht në këtë plazh sepse këtu vijnë turistë nga të gjitha anët e botës.E badhkë me turistët vijnë edhe vajza të bukura që unë dhe shoku im Besniku i kemi shumë për qejf.Shpresojmë se do të njihemi me ndonjë dhe do të kalojmë bukur.Sepse edhe pushimet janë më të këndhme kur ke në shoqëri një bukuroshe.

  Por disi nuk po na ecën.Jemi tash sa ditë në pushime dhe ende nuk i kemi gjetur ato që kemi ëndërruar.Bile në njëfarë mase sikur e kemi humbur besimin në vetëvete.Ditët po na kalojnë njëra pas tjetrës ashtu monotone dhe pa asnjë ngjarje të rëndësishme.Ndërkaq sa u përket vajzave të bukura,këtu ka me  bollëk,vetëm se ne nuk po na ecën se nuk po na ecën.Asnjëra nga ato nuk po na e varë.Unë kam filluar të merzitem me këtë monotoni,por Besniku vazhdimisht më këshillon që mos të ngutem sepse patjetër që një ditë do të na buzëqeshë fati.Unë habitem me durimin dhe shpresën e çelniktë të tij se dëshirat dhe ëndrrat verore do të na plotësohen një ditë.

  Edhe sot si edhe ditëve të mëparshme kemi dalë në plazh.Dhe gjëja e parë që bëjmë sapo vendosemi në plazh është hulumtimi.I lëmë rrobar tona në një vend të caktuar dhe fillojmë me endjet tona poshtë e lartë me të vetmin synim:Të gjejmë nga një vajzë të bukur…

  Ecim e ecim derisa lodhemi në këtë vapë që përvëlon gjithçka.Bile nga qëndrimi i gjatë nën rrezet e diellit lëkura jonë përveq se është nxirë dhe ka marrur ngjyrën e çokolatës edhe është trashur në një mënyrë të çuditshme,për të mos thënë të tmerrshme.Rrallë,shumë rrallë hyjmë në ujin e detit sepse sikur nuk kemi kohë.Ndalemi para ndonjë femre të bukur dhe mondohemi të kontaktojmë me te,por pa sukses.Ato  nuk na e varin fare.E femra të bukura këtu,siç thash pak më parë,ka me bollëk:Që nga ato tonat,të kombit tonë e deri tek kinezet e japonezet.

  Sot derisa po ecnim nëpër plazh dhe po hulumtonim,sytë na shkuan tek dy vajza të bukura që kishin zënë vend në një kënd dhe po rreziteshin.Vendosëm që të afroheshim dhe të merrnim kontakt me to.Para se të afroheshim e biseduam bashkë se në cilën gjuhë do t`u flisnim.Besniku këmbngulte që të flisnim në gjuhën tonë,ndërkaq unë i thoja se do të ishte më mirë që t`u flisnim në gjuhën angleze.Në këtë mënyrë edhe sikur ato të ishin tonat,ne do të kishim përparësi,sepse do të mendonin që ne jemi turistë anglez dhe patjetër që do të pranonin të shoqëroheshin me ne.

  Dhe pasi ramë dakort që t`i përshëndesnim në gjuhën angleze,që thënë të drejtën unë nuk e zotëroja gjithaq,ndërsa Besniku e qante,u afruam tek ato.

-Mirëdita zonjusha!-i përshëndeti Besniku në anglisht dhe ato njëzëri po në anglisht na e kthyen përgjegjen.Dhe pasi Besniku gjithnjë duke buzëqeshur i pyeti se a mund të uleshim afër tyre dhe ato pranuan,ne u ulëm.

-Klara!-u prezentua njëra nga ato duke ma zgjatur mua dorën,ndërkaq tjetra që po përshëndetej me Besnikun quhej vera.

Tash na doli një problem që më parë nuk e kishim paramenduar.Si të prezentoheshim para tyre!Po të tregonim emrat tonë të vërtetë ato do ta kuptonin se jemi të vendit dhe jo anglezë.Dhe derisa unë po luftoja me vetëvetën se çfarë emri duhej të thoja po të më pyeste Klara se si quhem,Besniku si i shkathtë që është me një buzëqeshje në fytyrë u prezentua:-Unë jam Blejku,ndërsa shoku im quhet Xhani!-u tha ai në gjuhën angleze.

-Gëzohemi!-thanë ato të dyja njëzëri dhe duke buzëqeshur.Dhe derisa buzëqeshnin ato dukeshin edhe më të bukura.Ndërkaq unë po mendoja me vetën time se si të filloja bisedën me Klarën gjithnjë duke u frikësuar se do të thoja ndonjë fjalë që nuk i përkiste gjuhës angleze dhe ato pastaj do ta kuptonin se ne nuk ishim turistë anglez.Dhe po ta kuptonin këte ato kishte rrezik të largoheshin dhe pastaj vaj halli për ne!Ndërsa Besniku me Verën po bisedonin si të njiheshin prej kohësh,Klara po më shikonte mua në një mënyrë të çuditshme,shikim ky që mua po më torturonte.Kisha mbetur në këmb si një hu gardhi dhe nuk po dija se si të veproja.

-Eja e ulu këtu pranë meje!-më ftoi Klara dhe një qeshje ju paraqit në buzë.Qeshja e saj mua sikur më hutoi edhe më shumë.

-Çfarë ka ky që rri kështu në këmbë!-ju drejtua Klara Besnikut.Besniku e ktheu shikimin nga ajo dhe duke buzëqeshur i tha:-E ka magjepsur bukuria jote dhe ai si i ndrojtur që është nuk po di se si  ta shprehë adhurimin e tij për ty!-ia ktheu Besniku ndërkaq mua po në anglisht mu drejtua:-Ulu afër Klarës dhe mos rri ashtu si një hu gardhi!Pas fjalëve të Besnikut ato të dyja qeshën me të madhe,ndërkaq unë e shfrytëzova këtë rast dhe u ula afër Klarës.Pasi u ula ashtu në mënyrë instiktive pa thënë asnjë fjalë fillova që ta lëmoj krahun e Klarës.Ajo e befasuar nga ky veprim i imi ju drejtua Besnikut:-Ti pak më parë më the se shoku yt është i ndrojtur,ndërkaq ky ka filluar të më lëmojë në krah pa më thënë asnjë fjalë!-dhe qeshte.

-I tillë është shoku im!-ia ktheu Besniku duke qeshur dhe vazhdoi:-Në fillim duket si i ndrojtur,por pastaj kur fillon është i tmerrshëm…

-Po pse nuk e flet asnjë fjalë?!-u dëgjua pastaj zëri i Klarës që nuk dihej se kujt i drejtohej,mua apo Besnikut.

-Shoku im nuk i ka për qejfi llafet.Ai ka dëshirë që menjëherë të kalojë në vepër!-ia ktheu Besniku gjithnjë duke qeshur.

-Por ndonjë fjalë duhet ta thotë.Nuk ka lidhje se çfarë.Për shembull le të thotë:Të dua!-fliste Klara dhe qeshej.

-Të dua!-i thash unë pa një pa dy.Vetëm se si më doli një zë nga i cili u habita edhe unë vet.

-Ha,ha,ha!-u qesh Klara me të madhe dhe vazhdoi:-Si i del këtij zëri,sikur nuk ka ngrënë bukë tash sa ditë…

-E ka nga emocionet!-ia ktheu Besniku.-Nga dashuria e madhe që ka për ty!...

-Ngadal,ngadal!-u dëgjua zëri i Klarës i cili përseri nuk dihej se kujt i drejtohej,mua apo Besnikut.Pastaj pasi pushoi pak vazhdoi:-Unë as që i kam thënë ende se e dua,prandaj si u dashuroka ky kështu?!...

-Shoku im është sensibël dhe kur e takon një vajzë të bukur si ti,ai menjëherë dashurohet në te!-ia ktheu Besniku.

-Ashtu?!-sikur u qudit ajo.-Këtu në plazh ka mjaft vajza të bukura dhe shoku yt Xhani mund të dashurohet në të gjitha!Dhe nëse edhe ato e dashurojnë ate,si do t`i vejë halli kësaj pune!...

-Është e vërtetë se këtu në plazh ka edhe shumë vajza të tjera të bukura,por ai është dashuruar vetëm ne ty që je më e bukura…

-Po unë nuk jam e bukur?!-u dëgjua për herë të parë zëri i Verës tek ju drejtua Besnikut.

-Ti je këtu më e bukura shpirt!-ia ktheu Besniku dhe pa një pa dy e puthi lehtë në buzë.Tjetra nuk reagoi fare.Kjo do të thoshte se shoku im ,Besniku,ia kishte arritur qëllimit.

Tani rradha ishte tek unë.Duhej ta puthja Klarën!Por disi një frikë e brëndshme më pengonte:-„Po sikur ajo mos ta pranojë puthjen time?!“-e pyesja vetën.-„Do ta puth edhe sikur të pëlcas qameti!“-po e bindja vetën.Dhe derisa unë po bëja luftë me vetën time se si të bëja,Klara ashtu e djersitur e tëra nga rrezet e forta të diellit ishte ngritur në këmbë dhe na e drejtoi pyetjen:-Do të vijë ndonjëri nga ju me mua në ujë?Unë nuk e duroj më dot këtë nxehtësi!!-dhe pa marrë përgjegje nga ne u nis drejt ujit të detit.Pas saj u nis edhe Vera.Unë dhe Besniku nuk shkuam pas tyre.Pasi ato të dyja tashmë kishin hyrë në ujë dhe po notonin bukur larg nga vendi ku ndodheshim ne,Besniku mu drejtua:-Çfarë ke kështu që sillesh si i hutuar? Ato mund të dyshojnë tek ty dhe mund të largohen!...

-Si të them?! –ia ktheva Besnikut.-Çfarë të flas!Ti e di se unë nuk e di mirë anglishten!...

-Punë e madhe se nuk e di mirë anglishten!Fol aq sa di.A nuk e kuptove se edhe ato nuk e flisnin mirë anglishten?! Sa e kuptova unë ato vijnë nga Gjermania,sepse tek- tuk deri sa flisnin u shpëtonte pa dashur edhe ndonjë fjalë e gjuhës gjermane!...

-Ashtu mendon ti?!-e pyeta unë.

-Po,po ato janë nga Gjermania.E kuptova nga theksi se si e flisnin anglishten.

-Çfarë mendon si do të bëjmë me to?!-pyeta pastaj unë.

-Unë mendoj se sa kohë të qëndrojnë ato në plazh të qëndrojmë edhe ne.-Pastaj kur ato të ikin nga plazhi të largohemi edhe ne së bashku me to.

-Po ti a i pyete se a ishin vetëm apo me ndokend?!...

-Jo dhe as që më shkon në mendje një gjë e tillë!-ma ktheu Besniku.

-Ti me tënden mbarove punë.Ti e puthe dhe ajo pranoi.Ndërkaq ajo e imja nuk e di se si do të më pranojë dhe a do të pranojë fare!-ia ktheva Besnikut.

-Gjithmonë je kështu i nguruar dhe pa vetëbesim në vetën tënde,Artan!-ma ktheu Besniku.

-Paj,çfarë të bëj! I tillë jam dhe vështirë se do të ndryshoj!-ia ktheva Besnikut duke qeshur.

-Dhe po na paraqitesh si anglez!-ma ktheu Besniku poashtu me buzëqeshje.

-Si mendon ku do të shkojmë,kuptohet nëse ato pranojnë?!...

-Paj,unë mendoj që së bashku me to të shkojmë në ndonjë lokal kërcimi,e pastaj kur ato të jenë disponuar mire,ne u propozojmë…

-Dhe po pranuan ato,ku do të shkojmë pastaj?!.Ti e di se ne e kemi vetëm një dhomë!...

-Mos u brengos kaq herët për këto gjëra!-ma ktheu Besniku dhe vazhdoi:-Së pari t`i bindim që të vijnë me ne e pastaj shohim e bëjmë…

-Ato po kthehen! Edhe pak e do të dalin nga uji!-ia ktheva unë.-Duhet të vendosim se ku do të shkojmë!...

Kur?!...

-Vera,Klara,delni nga uji se u bë vonë!-u dëgjua një zë mëshkulli prapa krahve tanë.E kthyem shikimin andej dhe pamë një njeri bukur në moshë që i thërriste ato.Mua më shkoi në mendje se ai mund të ishte babai i tyre,apo babai i njëres nga ato.

-Ja,ja edhe pak ,babi,e do të dalim!-ia kthyen njëzëri ato.

-Gjermanet tua!-ia ktheva Besnikut e në zërin tim sikur ndjeva një dhëmbje.

-Jo, jemi ne turistët anglez!-ma ktheu Besniku duke qeshur dhe vazhdoi:-Të ikim sa nuk janë kthyer!Të të them të drejtën më vie turp nëse ato e zbulojnë të vërtetën!...

-Të ikim,të ikim!-u pajtova edhe unë.-Vetëm edhe kjo ditë na shkoi ashtu kot!...

-Ç`t`i  bësh kështu e kanë fatin anglezët!-ma ktheu Besniku me një buzëqeshje të çiltër…

 

Nga libri me tregime"Jetë në ikje" i cili pas pak ditësh del nga botimi në çarkullim.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora