Kulturë
Pierre-Pandeli Simsia: Bisedë me Doktorin e Shkencave Filologjike, Zymer Neziri
E premte, 04.06.2010, 08:35 PM
"Duhet bërë më shumë për albanologjinë, sepse vetëm ajo, si vlerë intelektuale, mund të shitet në tregjet ndërkombëtare të Evropës e të Amerikës... "
Bisedë me Doktorin e Shkencave Filologjike, Zymer Neziri
Nga Pierre-Pandeli Simsia
Institutin Albanologjik në Prishtinë, si instituti i parë i këtij lloji, pata fatin e mirë t'a vizitoja para pak kohësh.
I themeluar në vitin 1953, ai institucion i rëndësishëm i Kulturës Shqiptare, nuk e ka patur fatin e mirë, ashtu si nuk e kanë patur fatin e mirë edhe vetë shqiptarët pas vitit 1912.
Pas luftës çlirimtare në Kosovë, më 1999, Instituti nuk u trajtua mirë nga bashkësia ndërkombëtare, UMNIK, që vazhdon të jetë ende e pranishme në Kosovë, madje edhe e mbylli atë.
Por falë përkushtimit, punës, insistimit të punonjësve të tij, edhe pse në kushte tepër të vështira, ata e vazhduan punën e tyre.
Për të na njohur më tepër rreth aij instituti, unë bëra një bisedë me Doktorin e Shkencave Filologjike, Këshilltarin Shkencor, Professor i regullt pranë atij Instituti, Zymer Neziri.
Më parë, le të njihemi kush është Doktori i Shkencave Filologjike.
Shkollimi
Profesor Zymer Neziri është mbledhës dhe studiues i letërsisë popullore dhe pro fesor universiteti.
Është lindur më 6 nëntor,1946 në Siparant, ose Zahaq të Pejës, në një familje të katundit Shtupeq i Vogël, krahina e Rugovës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Pejë, më 1960, ndërsa shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në Pejë,1964 dhe shkollën normale e kreu në Prishtinë,1966.
Ka kryer studimet në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Shkollën e Lartë Pe da go gjike në Prizren, më1969 dhe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, më1971.
Në atë fakultet, gjatë vi te ve 1972-1974, ndoqi edhe mësimet e stu di meve të shkallës së tretë në Degën e Le të r sisë dhe mbrojti magjistraturën me temën «Figura e krahasimit në këngët to na lirike të dashurisë» (1979).
Pas shumë vite pengesash politike, po aty mbr ojti doktoratën me temën «Poezia legjendare e Rugovës» (1995).
Për të dy te mat pati mentor akademikun prof. dr. Rexhep Qosja.
Puna gjatë studimeve
Zymer Ujkan Neziri
Gjatë studime ve, 1967-1971, punoi përkohësisht në dy shkolla fillore, në Zlla ku qan dhe në Klinë dhe në katër shkolla të mesme, Lipjan, Pejë, Prizren dhe Prishtinë.
Më 1971, pas mbarimit të studimeve themelore, u pra nua asistent në De gën e Folklorit dhe të Etnologjisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, nga e cila, në vitin 1973 e për ja sh tuan, me vendim të organeve politike të Ko so vës, për shkak të veprimtarisë së tij në Lëvizjen studentore të vitit 1968.
Largime nga puna, arrestime
Për shkaqe politike, ka qe në tri herë i arrestuar (1967, 1968, 1981) dhe pesë herë i përjashtuar nga puna (1968, 1969, 1970, 1973, 1990).
Për rreth tridhjetë vjet nuk ka pasur pas aportë udhëtimi jashtë shtetit (1968-1978 dhe 1981-1999).
Shumë vite pu noi jashtë profesionit, pa dëshirën e tij, përkthyes dhe lektor në Bankën e Kosovës (1977-1990).
Puna në Institut pas vitit 1992
Pas zhbërjes së Federatës së Jugosllavisë, organet drejtuese të Institutit e le j u an që të kthehet sërish në Institut, pas 19 vjetësh, në qershor 1992.
Ka qenë udhëheqës i Degës së Folklorit dhe anëtar i Këshillit Drejtues të IAP-it (1996-2003). Është anëtar redaksie në rev. «Gjurmime albanologjike, Fol k lor dhe etnologji».
Që nga viti 2003, ka gradën më të lartë shkencore, kë shilltar shkencor/ profesor i rregullt.
Mbledhës i folklorit
Nga viti 1967 merret me vjeljen e folklorit, ndërsa njësitë e tij janë botuar në disa vëllime të IAP-it.
Në krahinën e Rugovës mblodhi poezinë epike legjendare (1979-1988) dhe projektin e realizoi me vetëfina cim, material që përmban 15 vëllime të veçanta dhe që vlerësohet ndër ko lek sionet më të më dha arkivore me këngë të Eposit të Kreshnikëve.
Është mbledhës edhe i epikës historike. Vazhdon punën e hulumtimit dhe të mbledhjes së folklorit edhe në Republikën e Shqipërisë dhe në Mal të Zi.
Hulumtues në arkiva të jashtme
Pëveç punës hulumtuese të disahershme në arkivat e Tiranës, ka realizuar edhe dy qëndrime studimore në SHBA, në Universitetin e Harvardit (shtator-tetor 2002 dhe shkurt 2007) dhe një në Austri, në Vjenë (nëntor 2005).
Në Harvard, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, ka bërë hu lu m ti me në Koleksionin e profesorit amerikan Mi ll men Peri (Milman Parry) për epikën gojore shqiptare, të mbledhur dhe të incizuar më 1934-1935 në pje s ën veriore të Vilajetit të Kosovës, në Sanxhakun e Pazarit. Ky Koleksion vlerësohet në SHBA si më i madhi i këtij lloji nga Ballkani Perëndimor, për të cilin janë shkruar disa dhjetëra disertacione doktoratash dhe studime të tjera.
Në Vjenë, në cilësinë e bursistit të Ministrisë Federale të Arsimit, të Shke n c ës dhe të Kulturës të Qeverisë së Austrisë, ka realizuar pro je k tin «Dorëshkrimet shqip të folklorit të Maksimilian Lambercit (Maximilian Lambertz), në Akademinë e Shkencave të Austrisë-Arkivi, si dhe në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë-Dorëshkrime, Autografe dhe Koleksion Tra sh ë gi mie.
Ka shikuar dhe ka analizuar dorëshkrimet e Lambercit në rrreth 60 dosje: folklor, folkloristikë, mitologji, etnologji, gjuhësi, letërsi, histori etj.
Artikuj dhe punime studimore të botuara
Nga viti 1969 publikoi mbi 350 zëra bibliografikë për folklorin, letërsinë, etnologjinë, historinë etj., ndonëse për shumë vite iu censuruan punimet e tij.
Studime dhe artikuj për letërsinë gojore botoi në: «Gjurmime albanologjike» (Prishtinë), «Kultura popull ore» (Tiranë), «Çështje të folklorit shqiptar» (Tiranë), «Seminari Ndërkombëtar…» (Prishtinë), dhe në organe të tjera shkencore dhe informative brenda e jashtë vendit (Kosovë, Shqipëri, Ma qe doni, Mal i Zi, Rumani, Itali).
Vepra të botuara dhe dorëshkrime
Ndër veprat e tij të botuara janë: vëllimi «Epika legjendare e Rugovës», V (1997); antologjia «Këngë të kre shni këve», (1999, 2001, 2003, 2009); mo no grafia «Poetika e krahasimit. Figura e krahasimit në këngët tona lirike të da shurisë» (2004); përmbledhja «Studime për folklorin, I: Eposi i Kreshnikëve dhe epika historike» (2006); përmbledhja «Studime për folklorin, II: Epika gojore dhe etnokultura» (2008); vëllimi «Epika legjendare e Rugovës», I.
*Është bashkëpërgatitës për shtyp i veprave të Institutit Albanologjik të Prishtinës: «Rëndësia e vep rës së Gustav Majerit për studimet albanologjike» (1998), «Rëndësia e veprës së prof. Eqrem Çabejt për studimet albanologjike» (2003) etj.
Nga publicistika historike, për brezin 1968, ka botuar veprat «Isa Demajjeta dhe veprimtaria atdhetare» (2000); «Avdi Kelmendijeta dhe veprimtaria at dhe ta re» (bashkautor, 2002).
Është bashkëpërgatitës i veprës «Pajtimi i gjaqeve 1990-1991» (1999, 2001).
Ka në dorëshkrim edhe disa monografi e vepra studimore dhe 15 vëllime të epikës legjendare.
Kumtesa
Ka marrë pjesë me kumtesa, kryesisht nga fusha e studimit të epikës sonë gojore, në shumë tubime shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda e jashtë vendit (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Poloni, Bosnjë e Her cegovinë-SHBA).
Projekte ndërkombëtare
Është bashkërealizues i projektit ndërkombëtar në Harvard (2003-2007) për përgatitjen e kengëve epike shqipe, të mbledhura nga profesori i Harvardit All bert Llord (Albert Lord). Në ekipin realizues të projektit janë edhe profesorët David Elmer (Universiteti i Harvardit), Nicola Scaldaferri (Universiteti i Milanos) dhe John Kosti (Universiteti i Teksasit në
Profesor mysafir në univers tete të Evropës
Më 2004 ka qenë profesor mysafir në tri universitete të Polonisë (Varshavë, To runj, Poznanj) dhe në Universitetin e Kozencës, Itali, ku ka mbajtur ligjërata nga fusha e epikës gojore.
Nga fusha e Eposit të Kreshnikëve, më 2005, ka mbajtur një ligjëratë në
Professor në universitet tona
Në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prizrenit (1998-1999) dhe në Universitetin e Tetovës ka ligjëruar lëndën Letërsia gojore (2002-2004), kurse në Universitetin e Prishtinës ligjëroi lëndën Eposi i Kreshnikëve (2004-2006).
Ka qenë mentor dhe anëtar komisioni për katër tema magjistrature dhe të doktoratës, në Pri shtinë (IAP) e Tetovë (UT), si dhe anëtar komisioni për disa thirrje shkencore (SHLP Pri z ren dhe IAP).
Veprimtari të tjera
Ka qenë anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës (1996-2000).
Në vitet 1992-1999 ka qenë anëtar i Kryesisë së Forumit të Intelektualëve Shqiptarë dhe në një mandat edhe sekretar i përgjithshëm i tij.
Është nderuar me mirë njohje (2008) nga Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Hashim Thaçi, në 40-vjetorin e Demonstratave të vitit 1968.
Në vitin 2007 është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës anëtar i Këshillit të Kosovës të Trashëgimisë Kulturore. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe fitues i çmimit të saj «Pjetër Bogdani» (2009). Më 2009 është zgjedhur përgjegjës i Komisionit të Qeverisë së Kosovës për përgatitjen e dosjes së Eposit të Kreshnikëve për UNESCO.
- Dr. Neziri! Mund të flisni për Institutin Albanologjik të Prishtinës, si edhe aktivitetin e këtij institucioni të rëndësishëm?
- Ky institut u themelua fillimisht në vitin e largët 1953, që është me siguri edhe instituti i parë i këtij lloji.
Është njësia e parë shkencore në viset shqiptare jashtë kufirit. Është një institut që nuk ka pasur fat të mirë, ashtu sikurse nuk kanë pasur fatin e mirë edhe vetë shqiptarët të mbetur nën robërinë sllave, pas vitit 1912.
Për çështjet politike, ky institut, pas dy vjetësh pune, pra në vitin 1955, u mbyll nga pushteti jugosllav, ndërsa studiuesit e tij u shpërndanë ose u dëbuan jashtë Kosovës, e ndër ta prof. Selman Riza, prof. Zekeria Rexha etj.
Instituti u rihap më 1967, por përseri pati peripeci, si më 1973, kur u zbatua Letra e Titos në Kosovë kundër brezit 1968, dhe nga marsi 1981 e tutje, pas demonstratave të dyta të mëdha e të përgjakshme kundërjugosllave. Edhe më 1994, në mars, studiuesit e punëtorët e këtij instituti, mbi dyzet, u përgjakën nga policia serbe e malazeze dhe u dëbuan nga kjo ndërtesë, por ky institut vazhdoi jetën e vet shkencore në një ndërtesë të vogël familjare dhe u bë shembull i mbijetesës në kushtet e rënda të robërisë.
- Sa është numri i studentëve në këtë Institut?
- Momentalisht, ne nuk punojmë me studentë. Kemi studentë vetëm për master dhe doktoratë, të cilët mësimet i vijojnë në fakultet, kurse këtu vijnë për këshillime dhe për literaturën në bibliotekën tonë.
Më herët kishim studentë të shkallës së tretë dhe të katërt, për mbrojtje të magjistraturës dhe të doktoratës.
Në këtë institut kemi pasur dhe kemi studentë për doktoratë, që i kanë mbrojtur ose i mbrojnë temat në Universitetin e Prishtinës.
Kanë kaluar këtu për këshillime me ekspertë të fushave të ndryshme albanologjike.
Në mars të këtij viti është miratuar propozimi në katër degët e këtij instituti dhe në Këshillin Drejtues që të fillojnë përgatitjet e drejtorisë sonë për hapjen e studimeve për master dhe për doktoratë, nga tetori 2010.
- Keni bashkëpunim me institutet e vendeve të ndryshme të Ballkanit apo të Evropës?
- Me institute të vendeve të Ballkanit kemi fare pak bashkëpunim, me përjashtim të Institutit të Folklorit në Shkup, ku veprojnë edhe studiues shqiptarë.
Janë një pakicë e vogël, e në tubimet e tyre shkencore ne shkojmë. Fatkeqësisht, një institut albanologjik i tanishëm në Shkup është i vonuar për shqiptarët e atjeshëm, por besoj se, do të ketë rezultate.
Përsa i përket bashkëpunimit me institutet e tjera të ish-federatës jugosllave, mund t’ju them jo, pra nuk kemi bashkëpunim, përveç Zagrebit.
Arkeologët e Institutit tonë bashkëpunojnë me kolegët e vet në
Edhe pse ne kemi bërë përpjekje të kemi lidhje me Sarajevën dhe Zagrebin, nuk i kemi ato lidhje të duhura. Vlen të përmendet rasti me boshnjakët, kur isha në një konferencë shkencore para dy vjetësh, që e organizuan amerikanët, saktësisht, Universiteti i Harvardit, bashkë me Universitetin e Tuzllës. Ata janë të interesuar për bashkëpunim. Unë besoj se nuk kemi asnjë arsye që të mos bashkëpunojmë me Ljublanën, Zagrebin, Sarajevën. Por, edhe me Shkupin besoj se do të jemi më afër.
Bashkëpunojmë kryesisht me institucione të Evropës e të Amerikës. Nga viti 2002 kemi marrëdhënie edhe me Universitetin e Harvardit, saktësisht me Koleksionin e Milmen Perit (Milman Parry), ku ruhet një thesar i madh i trashëgimisë sonë etnokulturore, sidomos i epikës gojore. Një projekt i përbashkët po përfundon, me shpresë se do të fillojë edhe një tjetër.
Kam pasur fatin e madh të jem pjesë e ekipit. Do të pëfaqësohemi në Harvard, me kumtesë, së bashku me etnomuzikologun arbëresh Nikolla Skalldaferi (Nicola Scaldaferri), në konferencën shkecore të dhjetorit të sivjetëm, kushtuar punës së profesor Millmen Perit.
Edhe dy studiues të Harvardit, nga Koleksioni i Millmen Perit , Dejvid Ellmer (David Elmer) dhe Pitër Mëkmëri (Peter McMurray), kanë qenë nga dy herë në Prishtinë.
Me Poloninë po ashtu kemi marrëdhënie të mira. Me Univeritetin e Torunjit kemi nënshkruar marrëveshje më 2003, kurse më 2004 kam qenë profesor mysafir në këtë univeritet dhe në Varshavë e Poznanj. Edhe dy herë të tjera, me disa kolegë, kemi marrë pjesë në koferencat e tyre shkencore.
Mbajmë lidhje edhe me universitetet në Kozencë dhe Vjenë, ku po ashtu kam qenë edhe profesor mysafir (2004 dhe 2008). Lidhje të ngjashme mbajmë edhe me Universitetin e Milanos. Studiuesit e këtyre qendrave tashmë kanë botuar disa studime me interes në rev. tonë «Gjurmime albanologjike».
-Cilat janë rrethanat që u krijuan pas luftës në Kosovë për zhvillimin e shkencës?
- Rrethanat që u krijuan pas luftës çlirimtare në Kosovë të UÇK-së, më 1999, nuk ishin të mira për shkencën, nuk ishin të mira për albanologjinë, për shkak se vetë ky institut nuk u trajtua mirë nga bashkësia ndërkombëtare, që ishte e njohur këtu me emrin UMNIK dhe që ende vazhdon të jetë e pranishme. Për shkak se ata kishin marrë të dhëna nga “miqtë” e albanologjisë dhe udhëzime se Instituti Albanologjik i Prishtinës paraqet një rrezik për bashkëjetesën dhe ndërtimin e jetës multietnike ne Kosovë dhe faktikisht, UMNIK-u e mbylli këtë institut. Në nëntor 1999 ne e mësuam të vërtetën se Instituti u mbyll. Mirëpo, ne megjithatë e vazhduam punën tonë në kushte shumë të vështira, ndonëse na e ndaluan ujin, energjinë elekrike, linjat telefonike, na i ndërprenë të ardhurat, etj. Dhe kjo nuk ishte hera e parë.
Ne në fakt, nuk e prisnim këtë gjë, sidomos nga bashkësia ndërkombëtare, pas qershorit 1999, kur përfundoi lufta jonë kundër Serbisë dhe Malit të Zi.
Instituti u trajtua keq deri në janar 2005, kur na lejuan të ishim pjesë e financimit të rregullt nga buxhetit të Kosovës.
Nga janari 2005 deri në shtator 2009 ishim dhe nuk ishim pjesë e asaj që na takonte, si edhe fakulteteve. Por dua t’ju them se, në përgjithësi në Kosovë, për Institutin, për shkencën, ka shumë pak financim.
Sipas të dhënave nga shtypi ynë, Kosova në këtë vit realizon përqindje tejet të vogël për shkencë nga bruto prodhimi i saj vjetor, shumë fish më pak se mesatarja evropiane. Shkallë të këtillë nuk gjeni askund në rajon. Pra, jemi afër zeros. Jemi 4 institucione që merremi vetëm me shkencën: Akademia e Shkencave, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe një institut i sllavistikës në Mitrovicë. Për veprimtari kemi përafërsisht 2,5 milionë euro.
- Në një bisedë të lirë pak më parë, ju përmendët edhe profesorin japonez, Yamomoto, i cili është i njohur edhe për shqiptarët për librin e tij mbi Kanunin.
Ç’lidhje keni ju me profesorin japonez?
- Me profesor Yamomoton pata rastin të njihem, meqë ai është vijues i regullt i Seminarit në Prishtinë, seminar ndërkombëtar, i filluar në fillmvitet ‘70.
Ai është një studiues shumë i nderuar në qarqet shkencore, jo vetëm të këtij instituti, por edhe më gjerë.
Kam pasur fatin, që bashkë me profesor Yamomoton, të njoh edhe Dr. Selahedin Velaj, një mik i tij, një përkthyes i veprës së tij, dhe natyrisht, një miku ynë këtu në Prishtinë. Prof. Yamomoto solli një risi në Prishtinë, që nuk e kanë sjellë studiuesit e tjerë, as nga Evropa, as nga Azia, as nga Amerika, sepse është njeriu i parë që tërhoqi një paralele midis jetës sonë etike në Eposin e Kreshnikëve dhe në Kanun, në krahasim me jetën homerike. Dhe këtu nxjerr rrënjët e thella të traditës së lashtë shqiptare, të etnokulturës së tyre, në vijimësi nga Iliria e deri më sot.
Prof. Yamomoto nderohet, jo vetëm në Institut, ku botohen punimet e tij. Një punim i tij këtu
Ai dhe bashkëshortja e tij janë të pranishëm në Prishtinë, në familjen time, sepse janë njerëz që peshojnë shumë për punën që ata bëjnë dhe ne, sigurisht, duhet t’i nderojmë.
- A do vijë përsëri prof. Yamomoto në Prishtinë?
-
- Instituti juaj, a ka bashkëpunim me institutet shqiptare në Tiranë?
- Me Tiranën, natyrisht, ne bashkëpunojmë rregullisht, vazhdimisht. Edhe këtë konferencë shkencore po e bëjme bashkërisht me Qendrën e Studimeve Albanologjike, por është një mangësi, se në projektet e mëdha rrallë jemi bashkë, se projektet e mëdha shpesh mungojnë në Tiranë, mungojnë në Prishtinë.
Konkretisht, në fushën e folklorit dhe të etnologjisë, filluam një projekt për një fjalor të madh të këtyre dy fushave, të llojit enciklopedik, një projekt i paraluftës, por që është zvarritur shumë për mungesën e lekëve, siç thuhet në Tiranë, për mungesën e eurove, siç thuhet në Prishtinë.
Është një projekt, që besoj se një ditë do t’a shohi dritën. Është një fjalor i përmasave të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare për folklorin dhe etnologjinë dhe, po të realizohet, pa dyshim ne do të krijonim një nga bazat e mira për enciklopedinë e ardhshme shqiptare, e cila, fatkeqësisht, neve tani ende na mungon. Pra, ky projekt nuk morri rrugën e vet, sepse nuk e pati fatin e mirë, as në Tiranë, as në Prishtinë. Përveç këtij projekti, ka edhe projekte të tjera.
Me Tiranën ne bëjmë ekspedita të përbashkëta në terren, madje që nga shkurti 1972 deri më 1979. Ato ekspedita dhe marrëdhëniet u ndërprenë pas demonstratave të përgjakshme kundërjugosllave më 1981 në Kosovë.
Pas luftës çlirimtare të UÇK-së, veçohen ekspeditat në anën e poshtme të Rrafshit të Dukagjinit, në Opojë, në Has etj. Sivjet, psh. ne kemi planifikuar një ekspeditë të përbashkët me Qendrën e Studimeve Albanologjike të Tiranës në Malësinë e Madhe, pjesa e saj që mbeti nën Malin e Zi, pra pjesa e Hotit dhe Gruda, pastaj Trieshi dhe Koja, në marëveshje me drejtorin prof. Ardian Marashi, që për mua është një ndër njerëzit më të suksesshëm, përsa i përket këtyre marëdhënieve Tiranë-Prishtinë. Fatkeqësisht, as kjo nuk do të realizohet për shkak të mungesës së mjeteve financiare.
Bashkëpunojmë edhe në revistat shkencore. Zakonisht, ata të Tiranës botojnë në revistën «Gjurmime albanologjike» dhe këta, të këtushmit, botojnë në revistat shkencore të Tiranës, sidomos në «Kultura popullore».
Të gjitha tubimet shkencore i bëjmë bashkë, në fushat e albanologjisë, folklor, letërsi, histori, gjuhësi etj.
Dua të përmend edhe bashkëpunimin e suksesshëm me Qendrën e Veprimtarive Folklorike të Tiranës, sidomos për festivalin e madh mbarëkombëtar të Gjirokastrës, për festivalin e Lezhës, festivalin e Bajram Currit etj.
Kemi bashkëpunim edhe me universitetet, që nga Shkodra e deri në Gjirokastër, me pjesëmarrje të ndërsjella në tubime shkencore.
Unë mendoj se ne duhet të kalojmë në fazën tjetër të bashkëpunimit: në projekte të mëdha, që do të jenë edhe projekte jo vetëm nacionale, sepse albanologjia në Tiranë dhe albanologjia në Prishtinë nuk kanë kurrëfarë ndryshimi. Ndryshimi i vetëm është se janë dy pika gjeografike të atdheut. Për studiuesit e këtushëm, unë dua të shtoj se Tirana paraqet një model të studimeve albanologjike, një model i cili ka treguar rezultate dhe u bë një model që është i pranueshëm sot në Evropë dhe në botë, sepse referuesit e studimeve albanologjike nga vise të ndryshme nuk e bëjnë kurrë një punë, pa referime për albanologjinë e sotme në Tiranë, por natyrisht edhe për këtë në Prishtinë. Prandaj dua të them se ky është një krah i albanologjisë që u zhvillua sipas modelit të Tiranës.
Unë kam sugjeruar edhe më herët, por edhe tani në biseda private dhe publike nuk i kurseva me kritikën time as qeveritë e Tiranës e të Prishtinës, se duhet bërë më shumë për albanologjinë, sepse vetëm ajo, si vlerë intelektuale, mund të shitet në tregjet ndërkombëtare të Evropës e të Amerikës.
Dua të them se në Tiranë dhe në Prishtinë ka forca të reja, të cilat mund t’i çojnë punët përpara, mund t’i thellojnë, por, natyrisht, duhet krijuar një hapësirë e financimit, e cila tani për tani është e rrudhur në Tiranë, sidomos në Prishtinë.
Në Prishtinë është një rrudhje, që nuk ka ndodhur asnjëherë, me përjashtim të viteve ’90, kur gjendja në financa ishte zero, por kur kishim një vullnet të madh dhe nga ai vullnet u botuan 88 vëllime deri në fillim të luftës çlirimtare të UÇK-së.
Pas luftës, siç e përmenda më sipër, nuk na trajtoi mirë UMNIK-u, po as qeveria jonë e parë. Ministri na trajtoi keq. Profesorët, akademikët u trajtuan si mësues të shkollës fillore, pa marrë parasysh gradat.
Pas vitit 2005 pati një përmirësim, por prapë gjendja vazhdon të jetë e keqe, sidomos pas shtatorit 2009.
Nëqoftëse Qeveria e Prishtinës dhe Qeveria e Tiranës nuk i hapin sytë më shumë, dua të them se edhe brezat e ardhshëm nuk do të na falin, sidomos për pjesën e etnokulturës, që është jo vetëm folklori:kënga, vallja, veglat, por edhe veshja, mitet, ritet, doket, të folmet, toponimia, leksiku etj.
Ndër to ka vlera të shkallës botërore: polifonia (në UNESCO), Eposi i Kreshnikëve, gjama, Kanuni,xhubleta.
Mungon mundësia financiare për të qenë të pranishëm në terren. Disa dalin me mjetet e veta financiare.
Këto ditë isha në krahinën e Krasniqes, Malësi e Gjakovës. Atje, në Bajram Curri, punova me lahutarë dhe duhet të vazhdojë edhe më tej punën, se punë ka ende. Atje isha që disa vite dhe shkova gjurmëve të A. Llordit, ku ai ishte më 1937.
Edhe në Triesh, Malësi e Madhe, isha në nëntor, por këto nuk mjaftojnë, sepse puna individuale nuk është si ajo ekipore. Pra, nuk janë ato që sjellin rezultate të dëshirueshme, sepse rezultatet e dëshirueshme i sjellin ekspeditat e mëdha, të përbashkëta të Prishtinës me Tiranën, me të gjithë specialistët e të gjitha fushave.
Ato dhe vetëm ato sjellin rezultate, mbushin arkivat.