E diele, 28.04.2024, 10:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Lulet e bungut

E shtune, 05.06.2010, 09:16 PM


Rrustem Geci, poezi nga libri „Lulet e bungut“

 

                                A  R  G  J  I  R  I

                           Krejt    fillim  ishte ajri

                           ishte  uji, fryma  dhe shiu

                           dielli, mëngjeset, mesdita

                           pemët  e  egra  të fushave

 

                           Krejt     f i l l i m   ishte

                           bari,  shkretëtira  gjelbërt

                           shija  e  bukës dhe kripës

                           zanafilla  e plot fillimeve

 

                           Krejt në fillim  ishte dora

                           tërmetet  dhe  fatkeqësitë

                           e krejt mëpastaj  ia behën

                           kaosi    i   lashtë   a n t i k

 

                           Krejt    fillim  ishte era

                           kufijtë   tanë      arbërit

                           shqipja shqip  e shqipeve

                           adresa  jonë   e  g j a k u t

 

 

 

 

 

 

                    GJUHA SHQIPE

 

  Jam gjuhë e stërmoçme

  nënën  e  kam  pellazge

  ajo  mua    trashëgoi

     jem   e   përjetshme

 

  Ky mesazh  i  shekujve

  10  mijë  vjet  pellazgji

  dhe  3   mijë  vjet   Iliri

  me tokën tonë shkruhet

 

  Kosovë, Iliridë, Çamëri

  trualli im  g j u h ë s o r

  me ju  unë jam Shqpëri

  me ju unë  jam shqiptar

 

  Gjuhë    Indoevropiane

  bija  ime  e gjakut, plot

  gjuhë nga  gjuha e jonë

  u  bën  gjuhë     vete

 

 

 

 

 

 

A      R     B      I

 

Askush   s´ i   dashuria

dhimbjes s´i  rri  pranë

askush  si  e  nderuara

nuk na deh n´këtë botë

 

Midis të bukurës,  dhe

dhe  midis  përqafimit

jeta  pluskon  e  varfër

  jetë  e pavdekshme

 

Për  një  z o t    madh

siç   është  d a s h ur i a

s´ ka  qiell më    bërë

se një e puthur e vogël

 

Jam  i  tëri i  dashuruar

jam  përtej  çdo ndarje

jeta pluskon e shkurtër

  dashuroj     gjatë

 

 

E  N  I  A  N  I

 

Asnjë  çelës historie

Nuk më  bie  tamam

As  t r u r i   Platonit

As  zemër  e  Jezusit

 

Asnjë  çelës historie

Nuk më  bie  tamam

As  çelësi  i   gjeniut

As çëlësi  i  harrimit

 

Asnjë  çelës historie

Nuk    bie tamam

I  thosha   sot  mikut

Tek  i  shkruaja letër

 

Prej shpirtit më vjen

të bëhem kryengritës

se shenjtorë të paqes

në 5 pjesë  më ndanë

 

 

 Jeta e brendshme

 

 Jam    detyrë  hyjnore

 në gjinjtë e    bukurës

 në gjinjtë e  së dashurës

   lulen     femërore

 

 Jam     detyrë hyjnore

 jam mbi buzë të Afeidës

 ku jeta është  e shkurtër

 për t´u  dehur  me  fund

 

 Jemi në detyrë  hyjnore

 mbamë  për  vete shpirt

 mblidhëm , shtrëngomë

 jam  e  “çmendura” jote

 

 O engjëlli im  i  shpirtit

 o  i  bukuri i  Prishtinës

 jam shtrirë  se  u  dogja

 mbytëmi  sisat  o shpirt

 

 

 

 

L   I   R   I   S   Ë

 

    Me  hir  apo  me  pahir

    ti je ( uji ) më i pishëm

   fryma më e nevojshme

   drita e të  gjithë  yjeve

 

 Liri, pa ty , asnjë  aromë

 gruaje, nuk  e  ka shijen

 tënde, as  ermimin tënd

 të hoveve  dhe rendjeve

 

 Në gjithë  qiejt  e  tokës

 në gjithë  qiejt  e  diellit

 ti je  qielli më kumbues

 gjelbërimi më i gjelbërt

 

 Liri, me hir  a  me pahir

 je shkëlqimi i  betejave

 fitorja e tëra  mbarësive

 më e gjakëta  ëndërrave

 

 

 A   F   E   I   D   A

 

  Shoqe   shoqe   kallamoqe

misërin tim  pse  ma  hoqe

misërin tënd   pse  se poqe

shoqe   shoqe   kallamoqe

 

Shoqe  shoqe   kallamoqe

posi  bleta  pas    ndoqe

posi rrodhe  ti  s´mu  hoqe

shoqe   shoqe   kallamoqe

 

Shoqe  shoqe   kallamoqe

misërin  tim  pse  se  poqe

misërin  tënd  pse  e  hoqe

shoqe   shoqe   kallamoqe

 

Shoqe   shoqe  kallamoqe

djemtë  duan  të na puthin

mosha jonë është e pjekur

shoqe   shoqe  kallamoqe

 

 

  A R V A N I T Ë T

 

    Unë  flas gjuhën  shqipe

    i pat  thënë  mikut të  tij 

    Aristidh Kola - Arvaniti

    para se grekët ta vrisnin

 

    Asgjë  nuk  ka  mbaruar

    më duhen  4 shekuj jetë

    për  ta  kthyer mbarë, të

    kaluarën tonë të shkelur

 

    Nën atë qiell  G r e q i e

    të të  vërtetave përmbys

    gjuha  bën  luftën  e  saj

    Çamëria     mos  bjerë

  

    Homeri shkruante shqip

    në shqipen e pellazgëve

    në pellazgjisht  Odisenë

    lexuar  e  kam këtë verë

 

 

 

        Lidhja e shkronjave

 

                           Jetojmë      njëtën  kohë

                           nën    njëjtin  qiell me  yje

                           ku  e  bukura  dhe  i  bukuri

                           dihatin me të  njëjtën frymë

 

                           Jetojmë    të njëjtën kohë

                           ku  valë    ashpra    jetës

                           thyhen  nëpër kundërthënie

                           dhe  shpërndahen  qyteteve

 

                           Jetojmë    të njëjtën kohë

                           me të njëjtën etje të shpirtit

                           ku koha  është  krejt  pakëz

                           për     krijuar     shumë

 

                           Jetojmë    të njëjtën kohë

                           Me të  njëjtin gjak të kohës

                           Ku  bashkimi  i  shkronjave

                           Ngre zërin  e  përbashkimit

 

 

 

 

 

 

 

                            A  L  M  I  R  I

 

                       Një   natë   me  dashuri

                       mund    jetë  një  natë

                       mund     jetë   një  vit

                       mund     jetë  një  jetë

 

                       Zemra   ime , lutja  ime

                       një   natë   me   dashuri

                       do  ishte  një  përqafim  

                       ndoshta një  shpërthim

 

                       Një   çast   me  dashuri

                       me atë    e  dashuron

                       do  ishte gjithë ëndërra

                       që do i dhuroja  shpirtit 

 

                       Mendja  ime,  qielli im

                       një  natë   me   dashuri

                       s´ është vetëm  një çast

                       po edhe  një  ndryshim

 

 

 

 

 

 

 

Ç    E    L    Ë    S    I

 

Në një çelës që  hapë derën

përpiqesha     gjej   veten

  g j e j     kaluarën  time

disa nga kujtimet e shkuara

 

Në një çelës që  hapë derën

lexoj  numra      pafudëm

ëndrra     një  kohe  inerte

hije  copash      shpërbëra

 

Në një çelës që  hapë derën

doja  ta  gjeja     kaluarën

pjesë    j e t ë s      jetuar

  unë  i  kisha  për  zemër

 

Në një çelës që  hapë derën

plot  gjëra   s´kanë  kuptim

plot  gjëra  s´thonë  a s g j ë

plot gjëra s´dua as t´i kujtoj

 

 

 

 

 

 

 

 H    A    R    E    A

 

  Pak kohë më  ka  mbetur

  dhe    n a t a    do      ikë   

    gojët tona    puthen

  deri        p a m b a r i m

 

  Jeta me shumë dashnorë

  dhe  me  qytete   përreth

  është  loja  ime e shpirtit

  dhe   loja   ime   e  trupit

 

  Jeta me shumë dashnorë

    ka  bërë të  shtrihem

  nën   gjoksin  e  burrave

  nën     ëmblen   e  tyre

 

  Jeta me shumë dashnorë

  është  jeta   ime  e sotme

  çastet  e  mia      ëmbla

  koha      ka  mbetur

 

 

 

 

 

 

 

   LULET E BUNGUT

 

  gjitha  eposet   janë  ngritur

fushës    gjelbërt  të Kosovës

brenda është muza  pellazgëve

brenda  është Shqipëria  etnike

 

  gjitha  eposet   janë  ngritur

me vete sjellin  pluhur dhe tym

në sulm janë  tre Troja të lashta

dhe  kullat  me  gur    Olimpit

 

  gjitha  eposet  janë  ngritur

me vete sjellin  këngë vendase

në shesh janë bijtë e Shqipërisë

më të zotët  e  luftës  dhe paqes

 

  gjitha  eposet  janë  ngritur

fushës    gjelbërt  të Kosovës

  ruajnë  qenien  dhe  shpirtin

pemën  e  gjuhës dhe shkronjat

 

 

                                             2  )

  gjitha  eposet  janë ngritur

me  prillin  e  këngëve    gji

rrënjë e Kosovës  nuk shkulet

gjak  i  Kosovës  nuk  mbytet

 

Kjo  lule  e  bungut      pyll

ka  lëngun  e  tokës  me  diell

qielli i Kosovës s´ngushtohet

as shqipja Kosvës s´vjetrohet

 

Të gjitha  eposet  janë ngritur

fushës së gjelbërt  të Kosovës

brenda është muza pellazgëve

trashigimtarët e saj shqiptarët

 

  gjitha  eposet janë ngritur

fushës    gjerë     Kosovës

arti  i  çlirimit  nuk njeh kufij

në gjitha kohrat ka emrin, liri !..



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora