E marte, 06.05.2025, 10:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Muqaku: Diaspora në festivalin " I këndojmë lirisë " në Klinë

E premte, 04.06.2010, 09:04 PM


Diaspora në festivalin " I këndojmë lirisë " në Klinë

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Duke filluar nga data 06. Qershorë e këtij viti në qytezen e Klinës, organizohet festivali tradicional " I këndojmë lirisë".

Për këtë vit jubilarë, të dhjetin me radhë, figura e heroit të kombit Mujë Krasniqi me shokët e tijë, me këngët dhe vallen e lirisë do të kujtohen,ndërsa do të nderohen dhe pasurohen pos të tjerëve edhe me praninë e ansamblit shtetëror të valleve nga Tirana.

Në një bisedë rasti që zhvilluam me zotriun Rrustem Selca, mjeshtër i baletit u informuam se drejtuesit,koreografi dhe artistët e ansamblit Vatra nga Bylahu i Zvicres, ndjehën shumë të nderuar me ftesen o organizatorit dhe pjesëmarrjen.

Ansamblit Vatra pos që i është besuar hapja e festivalit, ata dhe ato përfaqësojnë edhe Diasporen në këtë festival.

Bashkëatdhetarët i kam ndëgjuar të flasin: se vallet e këtij ansambli sa ma shpesh që përcillen, i kërkon shpirti edhe më shumë.

Ndërsa drejtuesit dhe vallëtarët e Vatrës than në njëren prej mbramjeve artistike, se e luajmë, e ruajmë, e freskojmë por edhe e marrim me vehte ne prezantimet e radhes, traditen kombëtare, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ngase kemi qka ju tregojmë të tjerëve, por në këto valle e gjejmë edhe vetvehten.

Urojmë organizatorin dhe të gjithë pjesmarrësit suksese në prezantimin dhe pasurimin e vlerave te mirëfillta të traditës dhe kultures kombëtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx