| E shtune, 05.06.2010, 08:16 PM |
 Rrustem Geci, poezi nga libri „Lulet e bungut“
Rrustem Geci, poezi nga libri „Lulet e bungut“
                                A  R  G  J  I  R  I
                           Krejt  në  fillim  ishte ajri
                           ishte  uji, fryma  dhe shiu
                           dielli, mëngjeset, mesdita
                           pemët  e  egra  të fushave
                           Krejt  në   f i l l i m   ishte 
                           bari,  shkretëtira  gjelbërt
                           shija  e  bukës dhe kripës
                           zanafilla  e plot fillimeve
                           Krejt në fillim  ishte dora
                           tërmetet  dhe  fatkeqësitë
                           e krejt mëpastaj  ia behën
                           kaosi    i   lashtë   a n t i k
                           Krejt  në  fillim  ishte era
                           kufijtë   tanë   të   arbërit
                           shqipja shqip  e shqipeve
                           adresa  jonë   e  g j a k u t
                    GJUHA SHQIPE
  Jam gjuhë e stërmoçme
  nënën  e  kam  pellazge
  ajo  mua  më  trashëgoi
  të   jem   e   përjetshme
  Ky mesazh  i  shekujve
  10  mijë  vjet  pellazgji
  dhe  3   mijë  vjet   Iliri
  me tokën tonë shkruhet
  Kosovë, Iliridë, Çamëri
  trualli im  g j u h ë s o r
  me ju  unë jam Shqpëri
  me ju unë  jam shqiptar
  
  Gjuhë    Indoevropiane
  bija  ime  e gjakut, plot
  gjuhë nga  gjuha e jonë
  u  bën  gjuhë   më  vete
A      R     B      I
Askush   s´ i   dashuria
dhimbjes s´i  rri  pranë
askush  si  e  nderuara
nuk na deh n´këtë botë
Midis të bukurës,  dhe
dhe  midis  përqafimit
jeta  pluskon  e  varfër
të  jetë  e pavdekshme
Për  një  z o t  të  madh
siç   është  d a s h ur i a
s´ ka  qiell më  të  bërë
se një e puthur e vogël
Jam  i  tëri i  dashuruar
jam  përtej  çdo ndarje
jeta pluskon e shkurtër
të  dashuroj   më  gjatë
E  N  I  A  N  I
Asnjë  çelës historie
Nuk më  bie  tamam
As  t r u r i   Platonit
As  zemër  e  Jezusit
Asnjë  çelës historie
Nuk më  bie  tamam
As  çelësi  i   gjeniut 
As çëlësi  i  harrimit
Asnjë  çelës historie
Nuk  më  bie tamam
I  thosha   sot  mikut
Tek  i  shkruaja letër
Prej shpirtit më vjen
të bëhem kryengritës
se shenjtorë të paqes
në 5 pjesë  më ndanë
 Jeta e brendshme
 Jam  në  detyrë  hyjnore
 në gjinjtë e  së  bukurës
 në gjinjtë e  së dashurës
 në  lulen   më  femërore
 Jam  në   detyrë hyjnore
 jam mbi buzë të Afeidës
 ku jeta është  e shkurtër
 për t´u  dehur  me  fund
 Jemi në detyrë  hyjnore
 mbamë  për  vete shpirt
 mblidhëm , shtrëngomë
 jam  e  “çmendura” jote
 O engjëlli im  i  shpirtit 
 o  i  bukuri i  Prishtinës
 jam shtrirë  se  u  dogja
 mbytëmi  sisat  o shpirt
L   I   R   I   S   Ë
    Me  hir  apo  me  pahir
    ti je ( uji ) më i pishëm
   fryma më e nevojshme
   drita e të  gjithë  yjeve
 Liri, pa ty , asnjë  aromë 
 gruaje, nuk  e  ka shijen 
 tënde, as  ermimin tënd
 të hoveve  dhe rendjeve
 Në gjithë  qiejt  e  tokës
 në gjithë  qiejt  e  diellit
 ti je  qielli më kumbues
 gjelbërimi më i gjelbërt
 Liri, me hir  a  me pahir
 je shkëlqimi i  betejave
 fitorja e tëra  mbarësive
 më e gjakëta  ëndërrave
 A   F   E   I   D   A 
  Shoqe   shoqe   kallamoqe
misërin tim  pse  ma  hoqe
misërin tënd   pse  se poqe
shoqe   shoqe   kallamoqe
Shoqe  shoqe   kallamoqe
posi  bleta  pas  më  ndoqe
posi rrodhe  ti  s´mu  hoqe
shoqe   shoqe   kallamoqe
Shoqe  shoqe   kallamoqe
misërin  tim  pse  se  poqe
misërin  tënd  pse  e  hoqe
shoqe   shoqe   kallamoqe
Shoqe   shoqe  kallamoqe
djemtë  duan  të na puthin
mosha jonë është e pjekur
shoqe   shoqe  kallamoqe
  A R V A N I T Ë T
 
    Unë  flas gjuhën  shqipe
    i pat  thënë  mikut të  tij  
    Aristidh Kola - Arvaniti
    para se grekët ta vrisnin
    Asgjë  nuk  ka  mbaruar
    më duhen  4 shekuj jetë
    për  ta  kthyer mbarë, të
    kaluarën tonë të shkelur
    Nën atë qiell  G r e q i e
    të të  vërtetave përmbys
    gjuha  bën  luftën  e  saj
    Çamëria  të   mos  bjerë
   
    Homeri shkruante shqip
    në shqipen e pellazgëve
    në pellazgjisht  Odisenë
    lexuar  e  kam këtë verë
        Lidhja e shkronjave 
  
                           Jetojmë  në  të  njëtën  kohë
                           nën  të  njëjtin  qiell me  yje 
                           ku  e  bukura  dhe  i  bukuri
                           dihatin me të  njëjtën frymë
                           Jetojmë  në  të njëjtën kohë
                           ku  valë  të  ashpra  të  jetës
                           thyhen  nëpër kundërthënie
                           dhe  shpërndahen  qyteteve
                           Jetojmë  në  të njëjtën kohë
                           me të njëjtën etje të shpirtit
                           ku koha  është  krejt  pakëz
                           për  të   krijuar   më  shumë
 
                           Jetojmë  në  të njëjtën kohë
                           Me të  njëjtin gjak të kohës
                           Ku  bashkimi  i  shkronjave
                           Ngre zërin  e  përbashkimit
                            A  L  M  I  R  I
                       Një   natë   me  dashuri
                       mund  të  jetë  një  natë
                       mund  të   jetë   një  vit
                       mund  të   jetë  një  jetë
                       Zemra   ime , lutja  ime
                       një   natë   me   dashuri
                       do  ishte  një  përqafim   
                       ndoshta një  shpërthim
                       Një   çast   me  dashuri
                       me atë  që  e  dashuron
                       do  ishte gjithë ëndërra
                       që do i dhuroja  shpirtit  
                       Mendja  ime,  qielli im
                       një  natë   me   dashuri
                       s´ është vetëm  një çast
                       po edhe  një  ndryshim
Ç    E    L    Ë    S    I
Në një çelës që  hapë derën
përpiqesha  të   gjej   veten
të  g j e j  të   kaluarën  time
disa nga kujtimet e shkuara
Në një çelës që  hapë derën
lexoj  numra   të   pafudëm
ëndrra  të   një  kohe  inerte 
hije  copash   të   shpërbëra
Në një çelës që  hapë derën
doja  ta  gjeja   të  kaluarën 
pjesë  të  j e t ë s   së   jetuar
që  unë  i  kisha  për  zemër
Në një çelës që  hapë derën
plot  gjëra   s´kanë  kuptim
plot  gjëra  s´thonë  a s g j ë
plot gjëra s´dua as t´i kujtoj
 H    A    R    E    A
  Pak kohë më  ka  mbetur
  dhe    n a t a    do   të   ikë    
  që  gojët tona  të  puthen
  deri    në    p a m b a r i m
  Jeta me shumë dashnorë
  dhe  me  qytete   përreth
  është  loja  ime e shpirtit
  dhe   loja   ime   e  trupit
  Jeta me shumë dashnorë
  më  ka  bërë të  shtrihem
  nën   gjoksin  e  burrave
  nën  të   ëmblen   e  tyre
  Jeta me shumë dashnorë
  është  jeta   ime  e sotme
  çastet  e  mia   të   ëmbla
  koha  që  më  ka  mbetur
   LULET E BUNGUT
Të  gjitha  eposet   janë  ngritur
fushës  së  gjelbërt  të Kosovës
brenda është muza  pellazgëve
brenda  është Shqipëria  etnike
Të  gjitha  eposet   janë  ngritur
me vete sjellin  pluhur dhe tym
në sulm janë  tre Troja të lashta
dhe  kullat  me  gur  të  Olimpit
Të  gjitha  eposet  janë  ngritur
me vete sjellin  këngë vendase
në shesh janë bijtë e Shqipërisë
më të zotët  e  luftës  dhe paqes
Të  gjitha  eposet  janë  ngritur
fushës  së  gjelbërt  të Kosovës
të  ruajnë  qenien  dhe  shpirtin
pemën  e  gjuhës dhe shkronjat
                                             2  )
Të  gjitha  eposet  janë ngritur
me  prillin  e  këngëve  në  gji
rrënjë e Kosovës  nuk shkulet
gjak  i  Kosovës  nuk  mbytet 
Kjo  lule  e  bungut   në   pyll
ka  lëngun  e  tokës  me  diell
qielli i Kosovës s´ngushtohet
as shqipja Kosvës s´vjetrohet
Të gjitha  eposet  janë ngritur
fushës së gjelbërt  të Kosovës
brenda është muza pellazgëve
trashigimtarët e saj shqiptarët
Të  gjitha  eposet janë ngritur
fushës  së  gjerë  të   Kosovës
arti  i  çlirimit  nuk njeh kufij
në gjitha kohrat ka emrin, liri !..