E shtune, 27.04.2024, 05:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Petraq Kote: Një dashuri e vazhduar

E shtune, 05.06.2010, 09:58 PM


Një dashuri e vazhduar

 

Shënime rreth romanit “ Dy dashuri “ të prozatorit Myrteza Mara

 

Nga Petraq Kote

Anëtar  i Akademisë Europiane të Artit

 

Një nivel i lartë i prozës bashkohore shqiptare

 

“ Urbi et Orbi “ shkëmbenin ndër vete aforizmin latinët e Mikelanxhelos, Dantes, Bokaçios… Kuazimodos. “ Për botën dhe  njerëzit  “ thërret në shqip prozatori i rinisë Myrteza Mara tek  “ Dy dashuri “(!),  romani më i ri i Vlorës,  botim i shtëpisë së librtit “ Toena “ Tiranë 2009, që për mua është vetëm Një dashuri e vazhduar prej Erinde...

Nuk mund të ndodhte ndryshe te Altini, të cilin asnjëherë nuk e kuptoi socialiteti shqiptar, aq sa e kuptoi Niko Limani, një vjehërr i dyzuar  ndërmejt urtësisë dhe mentalitetit. Dhe urtësia e dyzuar ndërmjet  burrërisë dhe dashurisë prindërore. Dhe mentaliteti  i dyzuar ndërmjet arkaizëmit  dhe bashkohësisë. Aq sa e kuptoi Altini,  Altinin.  

Një roman modern tejet konciz, kontekstaul, kontemporan. Një organizim semantik i shkëlqyer dhe pse tek tuk ngrenë krye tempuj, kishëza krahinorie të kodit tonë të shenjtë, Gjuhës Shqipe. Një mezazh  i thjesht, i sinqert, domethënës. I radhitur në një kompozicion të zhdërvjelltë, bënë që lexuesi rikthimin e mesazhit ta realizoj i mrekulluar, i paskuptuar mbi një organizimi parësor pedant, profesional. Është e katërta herë me “ Faji i bukur “, “ Lisiana “, “ Gruaja e një ëndrre të bardhë “,  “ Dy dashuri “  që shkrimatri riosh Myrteza Mara bënë një ligjërim libror të mrekullueshëm, duke e çuar njësinë gjuhësore fjalën dhe fjalinë shqipe në lartësi si dikur  në antikitet, tek Sokrati i grekëve të gadishullit Ilirik. Atëhere kur retorika, oratoria dhe ligjërimi kishin kuptim, vlerësoheshin, të jepnin dinjitet, poetësinë… duke  e risiell prej andej të ripërmasuar këtë fjalë, këtë fjali shqipe.

Por  të vaçant në këtë prurje të prozës shqiptare, kemi rihyrjen e Lorës në letërsinë shqipe. Lorën këtë symbol të dashurisë poetike ruse e futi në poezinë e viteve ‘90 liriku modern Frederik Rreshpja. Mara e organizoi ndryshe hyrjen e saj, i rrëzoi Florës, F, duke e kthyer në Lora emrin e të dashurës së perzonazhit kryesor të romanit. Lora e Pushkinit e Frederikut e Marës që është princesha e kaltër e rinisë, Lora që s’njeh kufij kombëtar…

Është e bukur kur në shtjellë e sipër të këtij romani të shkurtër por sa të gjatë në mission e temë, takon edhe Gavril Darën e Ri. Dhe pa dashur mendt të çojnë tek Mara në Vajkal duke kërkuar të dashurin e vetë dhe pasi e gjen ai i thotë:

Ler të vdekurit më nj’anë…

Lem të fle përgjithmonë,

Tek ky shtrat të nderit tim…

 

Edhe Altini ka një rresht. Një rresht në invers me fjalët e Nik Petës.

… se nuk jam i denj, Lora…

Tani, të lutem, lerm në vendin tim!

 

Por ç’prezanton romani “ Dy dashuri “ i Myrteza Marës!

 

Romani “ Dy dashuri “ prezanton jetën aktuale shqiptare të tranzicionuar për drejt kapitalizmit me  socializmin mbi shpinë, si gungaçi Bak Bak. Prezanton mentalitetin e shkatërruar por me premisa ringritje europiane, të njerëzve të një kombi ballkanik të pa sendërtuar. Kthesat e forta historike të  ’90 të shprehura nga qëniet humane shqiptare me frenetizëm, me nxitim tmerrant duke shkatërruar edhe gjërat e mira që kishte kjo tokë arbërore. Me koshiencë rruge e shkelur liri që në fund të fundit për ‘ta nuk përbënte ndonjë problem të madhë shoqëror, sepse ata nuk kishin liri të brendëshme, jua kishin rrëmbyer! A nuk kishte shkatërruar, shtypur dhe vrarë liri - sistemi që i lindi, që i rriti kështu si edhe ata?! A nuk sundonte ekzistencializmi, absurdi dhe në fund degjenerimi deri në zvetnim i vlerave jetësore, këtu? Për morale s’bëhet fjalë! Morali ishte tjetërsuar. Kishte lindur njeriu i ri me moralin komunist.

Ata vinin nga padija ndaj së tërës ( globales ), nga burgu  vetvete, burgu i ç’qytetrimit.Pikërisht jetën e një këpucari ( Hektori ), vdekjen e bashkshortes së tij.Jetën e një fëmije, djali shqiptar, më vonë të një ushtari e më andej emigranti bixhozxhi. Dashurinë e pafund të një gjimnazisteje. Urtësinë e një vjehërri ( Niko Limani me bashkëshorte Verën ) i cili nuk e ngatërron të madhërishmen, me të voglën. Çastet me kohën. Mllefin me ftohtësinë e gjykimit burrëror, prindëror.

Ky roman nuk ka një narrator dhe pse kryesor është Dritan Bali, rrëfimet kalojnë gojë më gojë të personazheve. Kjo e bënë edhe më interesant këtë prozë aktante. Ashtu siç edhe shkrimtari nuk i është përkushtuar detajit, shplekjes. Shthurja e idesë vjen nga ndërthurja poetike frizante e  këtij poeti në shoshitjen e madhe globale. Shosha e Marës e këtij prozatori ekscentrik nuk ka vrima të vogla.  Njeriun tani e ngop shpejtësia e dhunëshme e marrje - dhënies së mesazhit, si adekuatë e kohës të cilën  nuk e ngop imtësia lodhëshme e informacionit. Ashtu siç koha e Madhe sot nuk ka kohë të merret me kohën e vogël, ku rrojnë e vegjetojnë ca poetë, ca shkrimtarë orëmbetur të së shkuarës  e pa talent, që i tmerrojnë  talentet si Myrteza Mara, duke mos u pranuar as  intelektualitetin  dhe pse e dinë mirë se  koha e tyre e gjirizeve e zvarranikëve letrarë, ka vdekur  një herë e përherë. Nga e cila ne pas ’90 - tasit duhet të selektojmë dhe respektojmë artin e vërtetë të letërsisë, duke u vetpostuar si bërësit më të mirë të letërsisë aktuale shqiptare. Sot në letësinë shqipe ka poetë dhe poezi, ka prozë dhe prozatorë që janë dhjetra herë më etikë, më  estetikë se poetët, poezia, se proza, prozatorët  e soc- realizmit të cilët mbajnë me thonjë siç grifonët, të shkuarën e tyre mbi piedestale. Është paradoksal fakti i mos studimit të njëzetë vjetëve letërsi bashkohore ( ’90 – 2010) në parauniversitetet e universitetet shqiptare, kur kjo letërsi kompetitive e lirë i ka vetshpërthyer kufijtë shqiptarë, kufijtë e këtyre kohëndalurve që venë profesionin mbi talentin letrar. Kjo masë tashmë negative në letërsi dhe art më kujton Henry David Thoreau kur thotë:

“ Sa e kotë është të ulesh të shkruash, kur nuk ke qëndruar  në këmbë për të jetuar! “ 

Proza e Marës bënë pjesë në letërsinë realiste klasike me kahje nga absurdi. Kjo rrymë letrare e mban atë të qëndrueshme dhe koherente. Besoj se është pasoj e zgjedhjes së zgjuar të vetë autorit.  Nuk është çudi që proza e Myrteza Marës  nesër të garojë dhe të shpallet si prozë e parë në Europë e më gjërë, fal arritjes së tij të padiskutuar. Galeria e madhe dhe e zhdërvjelltë e leksikut të përdorur në konotacion e bënë edhe më interesantë Marën si shkrimtar. Ai nuk ka një lidhje thjesht të thjeshtë me lexuesin e kujtdo klase. Është shumë planëshe lidhja e tij, mendimore, veprimore ardhmërore. Romani është i mbushur me të nesërme e cila gjallon me mendimin, veprimin,  ecjen e të sotmes.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora