Kulturë » Kozeta
Këze Kozeta Zylo: Mos e pushkatoni fjalën e lirë!
E shtune, 05.06.2010, 09:57 PM
Nga Këze Kozeta Zylo
Në qershor të vitit 2005 ndërroi jetë në spitalet e Milanos, gazetari i mirënjohur i gazetës "Bota Sot" djaloshi shqiptar prej Kosove, në moshën 26-vjecare, i ndjeri Bardhyl Ajeti. Ai u qëllua me plumba në kokë në Kosovë, nga djalli me fytyrë njeriu, i cili donte të pushkatonte fjalën, e lirë …
Në kujtim të tij shkruajta këtë poezi dhe për tërë gazetarët e vrarë, nga pabesia…!
I paharruar qoftë kujtimi dhe u preftë në paqe shpirti i tij, se këtu, mbi këtë tokë, gjeti plumbin e pabesë.
Poezia është botuar në gazetën “Illyria” dhe “Bota sot”, në vitin 2005
Mos e pushkatoni fjalën e lirë!
M’u zmadhua bebja e syrit,
Nga zgavra e dhimbjes për të vrarët,
Nga plumbat, që vrasin gazetarin,
Të strukur shpellave, nga djajt...
M’u coptua zemra e ngratë,
Nga pushkatimi i fjalës së lirë,
Si garnitura të zeza endeni në natë,
Vratë Bardhylin, emër mbreti ILIR.
M’u mpiks gjaku ndër vena,
Nga errësira lakuriqe e botës së çmendur,
Që vrau gjakun e vëllait tim Kosovar,
Bardhylin trim, si shqiponjë gdhendur.
Më ngriu fjala e lirë në buzë,
Se Ajzbergun e Lirise, akoma se kemi shkrirë,
Mjegullueshëm rikthehen, vrasjet,
Nga egërsirat e pyllit, që enden si vampir.
Ti njeri paemër, dil lufto me mua,
Me poetin, me Bardhylin fjalë lirë,
Përdor penën, jo vetminë e plumbit kob,
Qe si zhgaba suleni, kocka njerëzish duke lëpirë.
Oh c’më shfaqet, fytyra tënde ëngjëllore,
Me qepalla të mbyllura, ku ka ngrirë nje pikëz lot,
O Bardhyl Ajeti trim, gazetar i “Botës Sot”.
Fjala tënde e lirë, do të spërkat Shqipërinë,
Në kthesat e çuditshme makbethiane,
E unë si një somnambul i çmendur,
Do eci me pishtarin ndezur,
Për të ndriçuar në mundsha,
Endrrën tënde, për një komb të lirë...
Botuar në librin “Pranverë Pa Mimoza”, 2005
Manhattan,
Qershor 2005