E diele, 28.04.2024, 04:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E diele, 06.06.2010, 03:06 PM


Neki Lulaj

 

 

QERSHOR GJALLËRIE NË KOSOVË

 

Shi i qetë këto ditë qershori,

i bukur ky mëngjes lirie,

në degë të çarrit këndon gugutka,

e unë gavroj, vargje poezie.

 

Rrugët vërshojnë me të rinjë e të reja,

gjallëri jete në këtë qershor,

kurrë mos të këthehen dimrat e gjatë,

para një dekade i tmerrshëm ishte ai qershor.

 

Sot gjelbërim,e jehonë gjallëri,

shkolla e kopshte plotë fëmijë,

do fatosa kurreshtar

ne shtator regjistrohën në klasë të parë.

 

Në Kalanë e diturisë,

që hap shtigjet e njohurisë,

do mësojnë për shumë dëshmorë,

që dhanë jetën për Kosovë.

 

Është e gjatë dhe e rëndë historia,

qyshë se na pat kaptuar robëria,

por UÇK-ja flamur krenarë ,

ia kthej lirinë popullit kosovar.

 

UÇK-ja fanar lirije

ja prishi çerdhët asaj shkinije,

ja këthej pushkët e,gjylët e topit,

me bisht nën shalë,ju këthyn Beogradit.

 

 

KUR NGELIM VETËM NE TË DY

 

Kur mbetëm vetëm me ty,

monotoni trishtuese më kaplon,

unë rrëfej për diç të parëndësishme,

e mendja jote nuk di, kah shkon…?

 

Dikund largë shtigjeve rinore

Zemra jote diç përvelon,

edhe atëherë kur unë se kam mirë,

pse të lutëm nuk më kundërshton?

 

Kur ngelëm vetëm pa ty,

unë çmallëm me vendlindje e atdhe,

ku kalova fëmijërinë,i llastruar,

buzë atijë përroi ku kam le.

 

Kur mbetëm vetëm me ty,

netëve të verës ,që mbajnë vapë,

endëm stacioneve të trenave,

që t´na bëjë dikush konak…?

 

Kur mbetëm vetëm me ty,

të kërkoi gjithëkah poshtë e lartë,

shëndrrohëm në krushk dasmash dardane,

nusën e marr me flamur shkabë e me bajrak….!

 

Kur mbetëm vetëm me ty,

eci rrugëve të gurbetit, gjërë e gjatë,

nisëm me mall,drejtë vendlindjës

për at baltë si ari,gëzohëm si fëmijë,bonjak.

 

Më mungon në shpirt një copë atdhe,

në punë, në rrugë, në vetmi dhe në shtrat,

i gëzuar shpejtë , do të vijë,atje

me të gjithë do të çmallëm nga pak…..!

 

Atdheu,për mua është një plagë,flake,

që me djegë thellë në shpirt,

herë është helem e herë është mjaltë

që nuk me le të qetë,as një ditë s´me le re.

 

 

ATA QË SHTIRESHIN SI DEVEJA URTAKE

 

Porosive të tyre të vjetra

shpeshherë ne nuk ua venim veshin,

ato fjalë kishin peshë mali,

rëndonin si themelet mbi njëra tjetrën,

ato kishin një të vërtetë,

ato kishin dhe një dashuri,

si Romeo dhe Xhulieta

në atë kohë kur ishin të ri…..!

 

Furtunat e jetës,

neve na dukeshin të vogla ,

si një bukë misri,kur i digjej korja,

por sheshherë si përdreqi,

ato në fyt na u ngujonin,

bukën tonë, e djersën tonë,

na e grabitën të marrët gjithmonë.

 

Kërkonim ndihmën dhe të drejtën,

e se dinim vendin për mëshirim,

plagët e shpirtit ,plagët e zemrës,

kërkonin shërim e përjëtësim…!?

 

Ata ikën me kujtime dhe u tretën,

ata ishin të urtë e fjalë pak,

janë shumë gjëra që n´jetë nuk kthehën,

ata që më nuk janë,

por shumë porosi neve na lanë.

 

Mbi të gjitha nga ata mësuam,

që lumit të turbullt t´ia kemi dronë,

natës së errët me furtunë dhe bubullim,

shkinës as shkaut mos t’i besojmë

në shtëpi as në vatër,kurrë ata mos t’i ftojmë.

 

Se ata dinë të shtirën,si deveja urtake,

dukën të urtë me shpirt Platoni,

por veç presin tu vijë rasti,

dinë të qartën mu si Luani.

 

Kështu na erdhën neve një ditë,

sikur lypsa të urtë e si shërbëtor,

por veq pak kur u çliruan,

kërkuan të jenë zot shtëpije, në vendin tonë!



(Vota: 34 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora