| E diele, 06.06.2010, 07:00 PM |
“GLADIATORI”/2000/
Laureat i 5 çmimeve oskarë
Nga Halit Bogaj
“ GLADIATORI” është spektakël historik i regjisorit Ridli Skot, me aktorët:Rasel Krou, Joakim Feniks, Koni Nilsen, Derek Xhekobi , Oliver Rid dhe Riçard Harris në rolet kryesore.
Krou aktron rolin e Maksimus Decimus Meridiusit, miukun e perandorit romak Mark Aureli, të cilin e tradhëton dhe e vret i biri tij ambicioz deri në çmendi Komodusi/Joakim Feniks/
Maksimusi depërton deri në Arenën e gladiatorëve për t’u hakmarrë për familjen dhe për ta vrarë armikun e tij të përbetuar Komodusin.
Filmi i fitoi 5 çmime oskarë, duke hyrë këtu edhe shpërblimi për filmin më të mirë.
Ky film i ndihmoi gjallërimit të zhanrit të spektaklit historik, me ç’ rast pasuan filmat: Troja, Aleksandri , 300 spartanët dhe Mbretëria e qiellit.
Ngjarja e filmit ndodh në vitin 180 kur gjeneral Maksimusi i mundë fiset gjermane, duke përfunduar një luftë disavjeçare dhe duke fituar respekt të madh tek perandori Mark Aureli, i cili Maksimusin e konsideron si birin e vetë, edhepese djali i tij i vërtetë është Komodusi.
Duke qenë i lodhur, i sëmurë dhe i moshuar, Mark Aureli dëshiron që pushtetin e përkohshëm në Romë ta merr Maksimusi, në mënyrë që vendi të ngritet në shkëlqimin e tij paraprak.
Aureli qëllimin e vetë ia propozon Maksimusit, duke i lënë pak kohë që të mendohet, por në ndërkohë Komodusi e vret të jatin, duke e marrë pushtetin me dhunë.
Komodus pasi e shpallë veten perandor e pyet Maksimusin se a do t’i qëndrojë besnik, por ai refuzon ngase e dinte se perandori i ri e kishte vrarë babain e vetë-Mbretin e çmuar Mark Aureli!
Në shenjë hakmarrjeje për mosbindje, Komodus ia vret gruanë dhe të birin Maksimusit, duke dhënë urdhër që të vritet edhe ai nga Garda pretoriane, nga e cila shpëton duke i vrarë të gjithë ushtarët e dërguar nga Komodusi.
Pas peripecive të shumta Maksimus kapet rob nga tregëtarët e skllevërve dhe dërgohet në Afrikën veriore për t’u shitur si Gladiator në një shkollë lokale.
I dërmuar nga rezignanca për humbjen e familjes dhe mënyrën e trajtimit nga perandori i ri, Maksimus në fillim heziton të luftojë si gladiator.
Kur e kupton se rrugët jetësore e sillnin në Kolloseumin romak dhe se do të ishte afër Komodusit ai pranon të luftojë si një lua i tërbuar.
Në Romë Komodus i rihapë lojrat e gladiatorëve, kinse për nder të babait të tij të vdekur!
Në inskenimin e një beteje të lavdishme në Arenë, Maksimus dhe gladiatorët e tjerë arrijnë fitore të jashtëzakonshme, duke fituar brohoritjet e dhjetra mijra njerëzve.Atëherë Maksimus e zbulon veten kurse Komodus gati çmendet kur e kupton se gjenerali i dikurshëm legjendar ishte gjallë!
Pasiqë luftimet në Arenë vazhdojnë, Maksimus duhet të luftojë me një kundërshtar të madh/Tigrin nga Galia/ të cilin e mund, por nuk e vret. E lejon të jetojë, duke marrë epitetin”Maksimusi i mëshirshëm”, kurse Komodus egërsohet edhe më tepër për kthimin triumfal të ish gjeneralit të famshëm.
Lucila, e bija e perandorit Mark Aureli dhe senatori Grak e lusin Maksimusin që ta marrë pushtetin, por Komodus i zbulon planet, duke i vrarë disa nga njerëzit e gjeneralit.
Duke menduar se legjenda duhet të vdiste aty ku ishte krijuar në Koloseum, Komodus bën planin për ta vrarë Maksimusin, duke e plagosur tradhëtisht me thikë në shpinë disa çaste pa dalur në dyluftim.
Por Maksimus, me shkathtësitë e tij të jashtëzakonshme luftarake, me të cilat kishte ngadhnjyer në dhjetra beteja madhështore, edhe kësaj radhe ia del, duke e vrarë Komodusin dhe duke e shpëtuar Romën nga një tiran i madh.
Trupin e gjeneralit të shtrenjtë Roma e varros me nderime të mëdha, kurse atë të Komodusit e lënë si trupin e një qeni, i cili, siç u theksua edhe më lart, e kishte vrarë babain e vetë për ta uzurpuar fronin mbretëror.
Por pikërisht atëherë kishte filluar Rënia e Perandorisë romake.