E enjte, 24.07.2025, 10:23 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Pal Sokoli: LSHAKSH në Gjermani dhe ora letrare ''Pavarësia e Kosovës''

E merkure, 05.05.2010, 09:59 PM


LSHAKSH-NË GJERMANI DHE ORA LETRARE

“PAVARËSIA E KOSOVËS”

KOBLENZ

01:Maj:2010

 

Nga Pal Sokoli

 

Begenungstätte St. Elisabeth-Str.6

Në sallën solemne te kishës S. Elisabeth u tubuan me qindra artdashës nga të gjitha anët e shtetit gjerman dhe jashtë saj. Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani(LSHAKSH) zgjeron aktivitet e veta edhe më tutje, edhe kësaj radhë në bashkëpunim më shoqatën “Stublla” në Koblenz, organizuan  Orën e madhe letrare  për hir të pavarësisë së Kosovës të titullar “Pavarësia e Kosovës“.

Tubimin e hapi duke ju uruar mirëseardhje të pranishmëve poeti Hasan Qyqalla i cili se bashku me Stublla-nët kishin bërë  organizimin e këtij takimi .H. Qyqalla përshëndeti të pranishmit të cilët ishin  nga të gjitha trojet shqiptare të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Europës. Ai përmendi se ky takim është i treti me radhë, dhe përveç karakterit të tij letrarë ka edhe karakter konkurrues. Prezantuesja Pranverë Berisha- Veliqi ftoi z. Martin Çuni kryetar i LSHAKSH në Gjermani ta merr fjalën. M. Çuni përshëndeti të pranishmit  dhe shkurtimisht foli për përpjekjet qe po bënë Lshaksh-ja për mbajtjen gjallë të gjuhës shqip. Në fund uroj “Sot le të mbizotëroi fjala e ëmbël shqipe”.Poeti Arsim Halili kishte përgatitur një referencë me titull:”Kontributi i krijuesve shqiptar nga Kosova Lindore për letërsinë shqipe”,z. Halili  përmendi shumë emra nga kjo trevë e qe janë edhe shtyllë e letërsisë shqipe ne përgjithësi, posaçërisht u ndal të pozita e femrës shqiptare nga kjo trevë.

Nikollë  Gjoni, përshëndeti të pranishmit në emër të shoqatës “Stublla”, ai theksoi se kur është në pyetje fjala e bukur shqipe shoqata jonë do ta përkrahë me gjithë zemër dhe ju uroj të pranishmëve suksese të reja.

Sebastian Nuiqi, kryetar i Lidhjes së shqiptarëve të botës për  gjermani, foli për  rolin e mërgatës shqiptare ku ndër të tjera tha”sa do pak po ta kopjonim mërgatën  në kohën e Rilindjes, ne do të jemi të suksesshëm në  ruajtjen e kulturës shqipe”.Pastaj z. Nuiqi bëri një kronologji të shkurtër qe nga mitologjia”e cila nuk mund të shpjegohet pa gjuhën shqipe” për pellazgët, për shtetet shqiptare dhe mërgatën e saj të shpërndarë ne gjithë botën. Takimit i uroj punë të mbarë edhe z. Sadri Lata. Pjesa qendrore e këtij takimi ishin promovimet e veprave të reja nga autorët e LSHAKSH-në gjermani të cilën e hapi rapsodi dhe krijuesi i mirënjohur Agim Gashi me këngën e pavarësisë.

Libri”Kosovos Weg in die Unabhängigkeit”(Rruga e Kosovës deri në pavarësi)e mr. Kreshnike Mehmetaj, hapi promovimet e këtij takimi, për të cilin libër foli krijuesi Muharrem Sfarqa. Ky referoj për këtë studim të mr. Kresnike Mehmetajt qe i dedikohet lexuesit gjerman dhe sjellë para tyre  një kronologji të ngjarjeve rreth Kosovës nëpër kohë të ndryshme dhe deri të pavarësia, e duke ju kundërvu miteve të rrejshme serbe rreth saj. Kreshnike Mehmetaj kishte hulumtuar historiografi të huaj, e sidomos te studiuesve të ndryshëm gjerman. M. Sfarqa foli shkurtimisht edhe për biografinë e Kreshnikës.

Libri “Dardha ka Bisht” Dibran Demaku- Referoi; Hasan Qyqalla. Ky është libri i gjashtë i   z. Demaku i cili ka përmbajtje humori dhe satire. Autori ka vënë në thumb të gjitha veset e këqija të pseudopatriotëve, politikanëve dhe të tjerëve, Demaku përleshet me ta, i ironizon. Demaku e bënë këtë me një mjeshtri, pa e humbur subjektivitetin e vet, tha Hasan  Qyqalla i cili edhe lexoj disa nga  poezitë e kësaj përmbledhje.

Alma Papamihali, poezi “ Shtegtime Pulëbardhe”, referoi krijuesi Avni Alija, ky bëri një retrospektivë në krijimtarinë e Alma Papamihalit “qe nga libri i saj i parë "Nën tingujt e natës" me tematikën e mbarështruar i ngjan një koleksioni personal mbi fenomenologjinë e jetës. Aty Poetja sikur ka ngrirë brenda fjalëve çaste meditimi mbi ngjarje, situata në kalim, copëza jete nga Atdheu dhe momente nga Mërgimi, ka shkruar për stinët, ditët e netët, për dramacitetin e dashurisë etj” tha ndër të tjera z Alija. Librin në fjalë e dominon magjia mrekulluese e fjalës. ” Libri "Shtegtim Pulëbardhe" shtron perspektiva diskutimi  mbi poezinë dhe poetikën. Ky është një libër ku fjalët janë shëndrruar në simbole të kristalizuara të ndjesive dhe refleksioneve meditative të autores. Një libër me poezi lirike ku i gjejmë të mpleksura me një natyrshmëri dhe harmoni të baraspeshuar përmbajtjen dhe formën, romantikën dhe idealen, vrojtimin shqisor, simbolikën dhe konkreten”. Avni  Alija lexoj edhe poezinë; “Humbur”, duke shtjelluar ligjërimin poetik të saj.” Duke lexuar me vëmendje dhe përkushtim vargjet e Alma Papamihalit ne kemi ndërtuar një relacion të ri me artin poetik, me vlerën dhe peshën e krijimtarisë artistike dhe me vetë vlerën fascinuese të ekzistencës sonë njerëzore” tha ne fund z. Avni Alija.

Libri poetik,"Me grykë pushke këndon Kosova", të autorit Agim Gashi, referoi z. Muharrem Sfarqa, Agim Gashi doli me librin e tij të parë poetik, qe kryekëput ka përmbajtje patriotike, poeti shtegton nëpër bamët e heronjve nëpër kohë, heronjve të cilëve poeti ju ka kënduar  me dekada të tëra. Frymëzimi i tij në përpjekjen e përhershme të popullit shqiptar për liri të të gjitha trojeve shqiptare. Poeti ka realizuar me mjeshtri vargje te bukura e sidomos dy poemat shtylla te kësaj përmbledhje.

Poeti nuk ka mundur ti ikë as temës se  mërgimit, peshën e se cilit e bartë edhe vet autori i cili qe dy dekada jeton në Gjermani.

Librin”Dritë e Dituri”, Fletore pune për nxënësit shqiptar me mësim plotësues” foli  vet autori i librit Nazmi Rudari,ai foli për rendësin  e kësaj fletoreje pune, rëndësinë e saj në metodat e reja të punës, komunikimit dhe krijimit te personaliteteve të reja.

Agim Gashi, (poet për fëmijë nga Franca)-  promovoi librin e tij me poezi për fëmijë “Gjysh të kam shoqe” për të cilin referoi  Hasan Qyqalla. Autori na vjen me një përmbledhje qe përfshin krijime te realizuara qe nga 30 vite me parë. Tematika e poezive është nga Kosova dhe ju dedikohet më të vegjëlve-fëmijëve. Hasan Qyqalla lexoj disa nga poezitë e kësaj përmbledhje. Pas një  pushimi të shkurtër në sallë kumboi fjala poetike. Poezitë e veta i lexuan këta poet: Alma Papamihali, Agim Gashi- rapsodi, Agim Gashi poet nga Franca, Nazim Rudari, Sabahate Byci, Avni Alija, Martin Çuni, Shaip Ademaj, Sevëme Preteni, Brahim Avdyli, Arsim Halili, Pal Sokoli  dhe Hasan Qyqalla.

Pjesa konkurruese e këtij takimi u kurorëzua me ndarjen e shpërblimeve për poezitë më të mira konkurruese. Juria e përbërë nga:Dibran Demaku, Hasan Qyqalla dhe Nikollë Gjoni shpalli shpërblimet si vijon:

Vendi i parë t’i takojë poezisë “Në zemrën tënde Kosovë, kam një copëz zemër” autore e së cilës ishte Mimoza Salihu me vendbanim në Itali.

Vendi i dytë i takoj poezisë “Tri hyjneshat”e autorit Brahim Avdyli me vendbanim në Zvicër i cili kishte ardhur posaçërisht për këtë takim.

Vendi tretë i takoj poezisë “ Poet ejani në vendlindjen time”autor Gjon Neçaj me vendbanim në Shqipëri.

Ndërsa çmimin e publikut e mori poezia “Kthehu” e autorit  Arsim Halili me vendbanim në Bujanoc dhe i cili na nderoj me praninë e tij.

Rapsodi i këngës popullore,dhe prej sot edhe poeti ; Agim  Gashi me sharkinë e tij argëtoj të pranishmit më këngë folklorike me  tematikë gjithmonë aktuale. Hasan Qyqalla përmendi edhe ata qe sponsorizuan këtë takim dhe ndau disa mirënjohje personave që kishin merita për këtë takim

            Pa dyshim se LSHAKSH-në Gjermani gjithnjë e më shumë po ja del qe të afirmoj fjalën e bukur shqipe,dhe atë ne qendër të Europës, ajo po tubon rreth veti krijues të rinj dhe mjeshtër të pendës, dhe po ja prezanton artdashësve të vet shqiptar në mërgatë.

Unë po ç´frytëzoj këtë shkrim dhe ju bëj ftesë të gjithë krijuesve, e sidomos gjeneratave të reja qe po studiojnë dhe punojnë nëpër shtet e Europës, te mbajmë edhe miqësi më shtetasit vendas, në rastin tonë me gjermanët. Komunikimi  ynë me kulturën gjermane na nxitë edhe më shumë ta njohim kulturën e njëri tjetrit. Rasti i znj. Kreshnike Mehmetaj është një shembull i shkëlqyer, promovimi i librit të saj në gjuhën shqipe nuk do mënd se është shembull i mirë, por unë kisha përgatitur ca fjalë në gjuhën gjermane për këtë libër, po ne mungesë të publikut gjerman nuk fola fare. Organizimi i orës letrare” Pavarësia e Kosovës” kaloj kufijtë e vet lokal duke promovuar edhe poet dhe krijues  shqiptar edhe nga shtetet tjera siç ishte rasti i Agim Gashit,nga Franca , si dhe shpërblimet për poezitë me të mira, gjithashtu u shpërblyen poezi qe nuk janë nga  anëtar të LSHAKSH-në Gjermani. Organizimi ishte i mirë,dhe siç edhe u pa ndihma e ndërsjellët më shoqatën “Stublla” dhe koordinimi  me poetin Hasan Qyqalla po jep rezultatet e pritura..

LSHAKSH-mbanë tubimin tjetër me radhë me 23.Prill.2010 në Ennepetal, ku do të ndahet çmimi “Azem Shkreli” për veprën me të mirë brenda dy viteve të fundit. Ju urojmë mirëseardhje.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx