Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Mbramje artistike në Singen
E enjte, 22.04.2010, 09:57 PM
Mbramje artistike në Singen
Nga Xhevat Muqaku- Singen
Në fillim mirëseardhjen e Nikoqirit e percjelli edhe deshira e cila së pari u bisedua, u pëlqye, dhe pastai u prezantua para publikut, që në të ardhmen mbramjet artistike të përbashkëta të bëhen tradicionale dhe të organizohen edhe në qytetet e shoqatave pjesmarrëse.
Zotrinjët Hasan Hajdari, Haradin Gashi, dhe Negjmedin Isufi së bashku përshëndeten mysafirët, publikun dhe shoqatat nga Kircheimi, Villingeni, Sigmaringeni, Bodense dhe Singeni në Gjermani dhe ato nga Zvicra si : Bülachu, Kreuzlingeni dhe Sirnachu.
Moderatore e programit te sontem ishte artistja e valles, zonja Fatmire Kajtazi e cila ju drejtua publikut me fjalët:
Të nderuara zonja dhe zotrinjë, artist dhe fëmijë,
jemi mbledhë sonte në këte mbramje artistike që të rrespektojmë të gjithë ata që nuk u lodhen asnjëher duke mos kursyer as djersën as kohën që këto shoqata artistike të arrijnë nivelin që kan dhe dota tregojnë sonte. Kot dotë ishin Koreografët- mësuesit e valles dhe të folklorit tonë të bukurë po të mos ishit ju familje e madhe e të rinjëve dhe fëmijve të dashurë qe më dashuri të pakufizuar iu përkushtuat këtij arti. Ju jeni të gjithë të bukurë, por jeni edhe me te hijeshem kur i kendoni dhe vallëzoni të kaluares, të tashmes dhe ardhmërisë shqiptare , mos harroni kah e keni prejardhjen.
E reja Valbona Gashi nga SHKA Drita dhe koreografi i Ansamblit Vatra, Arsim Berisha e nisën programin e sontem me vallen e shotes.
Këngëtari gjilanas, Remzi Leka ju dhuroi publikut za dhe këngë të bukura që burimin e kan në traditen familjare të tijë, ndërsa Arsim Kelmendi luajti mrekullueshem valle instrumentale me qifteli.
Nuk është thanë rastësisht se ai qe punon dhe zhvillon kulturen e tij, nuk vdes kurrë. Rinia hapëroi e sigurtë, e buzëqeshur duke shëndritur si Diamant në skenë. Ajo udhëhoqi vallen e Drenices me kompetencé rinore. Ishin këto fjalët e bashkatëdhetarit që kishte ardhur nga rrethi i Frankfurtit.
Sot vallja shqipe duke ju falenderuar koreografëve dhe të rinjëve të motivuar nuk dallon nëse luhet në Diasporë apo në trojet shqiptare.
Bariu dhe Baresha të SHKA Drita u prezantuan si yje te vërtetë. Ata me lojen e bukurë, me forcen magjike dhe tërheqëse, me tërë efektin e saj relaksues, i ngrohën këndshem zemrat e bashkatëdhetarëve.
Mehdi Gjocaj i këndoi pavarësisë, qyteteve dhe maleve shqiptare me dashuri , ndersa publiku u bashkua në valle me trup, shpirtë dhe gjymtyrë të artistit të mirëfillët.
Loja artistike e brezave te Vatres është e rrallë dhe atraktive. ishte kjo një mbushje natyrore me forma symetrike ndërmjet hapsirës qiellore dhe salles ku zhvillohej mbramja artistike. Të gjithë dukeshin te lumturë dhe krenarë si kurrë më parë, e kishin arësye. Përderisa në të dy krahet qendronin Rinia dhe Drita, në mes qendronte ulur, Arbëresha dhe koreografi i madhë Xhemali Berisha të cilët përcillnin të qetë vallen
Të bashkuar jemi me të fortë. Këte e tregoi edhe organizimi dhe puna e përbashkët e shoqatave Rinia, Vatra, Arbëresha dhe Drita. Ansambli Shota nga Arau ,i cili e arësyetoi mungesen në këte mbramje i deshirojmë shumë suksese. U këndua dhe u vallëzua me daulle në Schefelhalle deri pas mesnatës. Këte mbramje e percjellen edhe ushqimet e shijshme me pijet dhe një shërbim i mirë.
Nikoqiri, shoqata per kulturë dhe Integrim Rinia në Singen së bashku me organizatoret tjerë në mbramjen artistike të datës 17 Prillë, nuk mbeti e pa prekur nga vështirësitë e njohura me bllokaden e komunikacionit ajror në pjesen më të madhe të Europes si pasojë e vullkanit Islandez.
Pasi që ardhja e artistit te kënges Nikollë Nikprelaj ishte e pamundurë ata u organizuan dhe sollen këngëtarët Remzi Leka dhe Mehdi Gjocaj para publikut në Schefelhalle ,pra arriten të mbajnë fjalen që i kishin dhënë opinionit.
Për punen e madhe para dhe gjat organizimit të kësaj mbramje, kryesia e shoqates të ciles i prijnë zotrinjët Hasan Hajdari dhe Marash Gojani për-
gëzojnë dhe falenderojnë përzemersisht antarësinë, familjet dhe grupin e vallëzimit.