Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Mbramje bamirësie për Shkodren në Singen të Gjermanisë
E hene, 22.03.2010, 10:45 PM
Mbramje bamirësie për Shkodren në Singen të Gjermanisë
Nga Xhevat Muqaku
Mbramja e së Premtes e datës 19 Mars 2010 për grupin Gastmahl dhe qytetarët e shumë nacionaliteteve në Singen kishte një randësi të madhe. Përmbytjet në veriun e Shqipërisë me hallet e banorëve ishin interpretuar dhe kuptuar drejt, ndërsa pas një pregaditje të përbashkët radhën e kishte bamirësia dhe ndihma në vepër.
Tavolina e librit me autorët e njohur shqiptarë me përjetime të mysafirëve që kishin vizituar Veriun e Shqipërisë në njërin kand , pllakati ku lexohej " Ndihmë për Shqipërinë " në mes, fotografia e të lavishmes së kombit, Nanë Tereza me kutitë ku shkruhej " Spende für Albanien- Ndimë për Shqipvrinë ", ushqimet, shumë emra shtetesh dhe prezenca e madhe e qytetarëve nuk i linin të qeta neuronet pasqyrë ku reflektohej atmosfera me ndjenjat dhe disponimin tek të gjithë njejtë.
Përfaqësuesja e grupit Gastmahl, në përkthim Shujtë për mysafirin, zonja Anita Stadelhofer pershëndeti të pranishmit në sallë dhe në pika të shkurtëra njoftoi për qëllimin dhe randësinë e këtij tubimi. Ajo deklaroi: " Banorët e veriut të Shqipërisë duhet ta dijnë se nuk jan vetëm, qytetarët e Singenit mendojnë për ata. Do t´i ndihmojmë me mundësitë që përvoja e jonë e gjatë na i mësoi. Me këte rast ajo e shpalli fillimin e mbramjes që i dedikohet ndihmës për veriun e Shqipërisë.
Udhëheqësja e këtij grupi, zonja Frede Möhrle në vazhdim u foli pjesmarrësve për bashkëpunimin e mirë me shtabin e emergjences dhe këshillat e saj, bashkëpunim i cili rezultoi edhe me organizimin e kësaj mbramjeje. Ajo falenderoi të gjitha gratë- nënat të cilat me duart dhe punën e vyeshme bënë që sofra të jetë plot ushqime, pastai ata qe edhe pse nuk jan të pranishem dhuruan të holla në konton e ketij grupi dhe sollen edhe shumë pako me veshmbathje qe jan të deponuara ne depon e restorantit Südstern dhe te cilat dotë transportohen sa me shpejt tek banorët e viseve të përmbytura.
Zonja Fatime Demiri pasi që përktheu të paren, përshendeti dhe u falenderua për ndihmën banorëve të Shkodres me rrethinë, në emër të qytetarëve shqiptarë të Singenit në gjuhët, shqipe, gjermane, italiane, boshnjake dhe turke.
Në program ishte Byfeja me sofren e madhe dhe asortimentin e gjerë të ushqimeve nga kuzhina dhe tradita e shumë vendeve të botës e në mes të tjerave nga:
Pas darkës së shijshme, shumë pjesmarrës u drejtuan tek zonja Stadelhofer e cila këshillonte dhe udhëzonte të interesuarit që ishin shumë se ku ti derdhin mjetet e tyre. Atyre ju kishte krijuar mundësia te dhuronin mjetet e tyre ne konton e Grupit Gastmahl, ti hudhnin në kutitë e përgaditura për këtë rast ose ti dorëzonin tek zonja në fjalë e cila shënonte emrat e tyre.
Vogëlushi me emrin Eduard dhe prinderit e tij nga Republika afrikane
i mahniten mysafirët me kangët në gjuhen togoleze dhe valle te zgjedhura nga tradita e tyre. Kjo familje afrikane u percjell tërë kohen me fjalet " bravo " dhe duartrokitje të gjata.
Filmi dokumentar që pasqyronte qytetin e Shkodres me rrethinë, me historinë dhe etapat e saj, me reliefin, bukuritë natyrore, por edhe me një përmbledhje të lexuar prapa shpines nga autori i ketyre rreshtave u ndoq me vemendje dhe në qetësi. E kishin përgaditur së bashku zotrinjet Avni Avdyli dhe Rrustem Selca.
Prezantimi i zëvendës Konsullit të Kosovës, zotëriut Ymer Lladrofci ishte shumë i ngrohtë dhe emocional jo vetem per shqiptaret ne sallë.
Bashkatedhetarët e panë, shijuan, ndëgjuan dhe preken për së afërmi për herë të parë institucionin- shtetin e Kosovës në Singen të Gjermanisë.
Zotëriu Lladrovci ju drejtua qytetarëve gjerman, bashkatëdhetarëve dhe perfaqësuesve te shumë komuniteteve që punojnë dhe jetojnë në qytetin e Singenit me fjalët të cilat i përktheu në gjuhën gjermane zonja Fatime Demiri. Ai mes tjerash foli; „ ndihem i nderuar që jam sonte këtu për të dhënë kontributin tim te vogël për Shkodrën e madhe,falemnderit organizatorë, në të ardhmen do ta keni edhe perkrahjen institucionale. Mbrëmja e sontme dëshmon se instinkti etnik për të ndihmuar Nënën është ruajtur i paprekur dhe i fuqishëm si në kohërat e lashta.“
Zotëriu Can Tahiri- ambasador i paqes globale në emër të shtabit të emergjencës për Gjermani, falenderoi po ashtu bashkëpunimin e këshillave te emergjences me grupin Gastmahl, organizimin e kësaj mbramje Gala per Shkodren me rrethinë dhe ndihmën në vepër. Ai përshendeti edhe pjesmarrjen e komuniteteve te qytetit dhe vazhdoi se kjo tregon për një kulturë dhe traditë te shqiptarëve kudo që jan se e kanë në gjak afërsinë, nderin dhe rrespektin per njeriun dhe komunitetet kudo dhe qfaredo qofshin ato.
Rinia me vallet e zgjedhura edhe në këte manifestim shkëlqeu. Mysafirët u kënaqen me vallet dhe kostumet e bukura, me një dashuri prindore i shihnin dhe flisnin me ata, interesoheshin dhe pyetnin për gjuhen dhe traditen, preknin me dorë mjeshtrinë shqiptare , kërkonin të fotografoheshin që të mos e harrojnë këte mbramje dhe madhështinë e sajë.
Edhe priftërinjet, Karcher dhe Gras u shprehen te kënaqur me organizimin e ndihmave për veriun e Shqipërisë. Ata uruan grupin Gastmahl per bashkpunim të mirë me qytetarët shqiptarë dhe të nacionaliteteve tjera, si dhe suksese të reja në të ardhmen.
Zonja Nadire Hakaj ishte shumë e lumturë për ketë madhështi në vepër. Ajo falenderoi nga zemra Gastmahlin dhe motrat e vllezërit e sajë, zëvendes Konsullin e Kosoves, Mediat e shkruara gjermane dhe gazetat kombëtare, Zeri i dites dhe Bota sot, Web- faqet Zemra Shqiptare dhe Albemigrant,Shtabin e emergjences në Gjermani i cili u formua për ndihmë viseve të permbytura per përkrahjen, sensibilizimin e opinjonit,prezencen dhe ndihmen qe po e jepni per popullin tim.
Vallja e Rugoves për Shkodrën dhe banoret e sajë i bashkoi të gjithë pjesmarrësit. Se vertet i kishin percjellur me vemendje Rininë duke vallëzuar u bindëm në lojen e treguar ndersa zotëriu Halim Krasniqi ishte i mendimit se të gjithë vallëzuan bukurë,me ritem dhe hapa te njejtë.
Këngëtarët Lirim Rraci dhe Shemie Gostivari, të ndihmuar herë pas here nga Zymer Arifaj , Shkurte Terziqi dhe Fatbardha Hajdaraj u kujdesen qe mëngjesi të na gjejë me disponimin e mbramjes.
Sipas zonjes Möhrle dhe Stadelhofer mbramja ishte e sukseseshme. Janë mbledhur të holla dhe veshëmbathje. Shuma e saktë nuk u kumtua, pasi që disa qytetarë dhe familje kanë derdhur por edhe do te derdhin edhe më tutje ndihmat e tyre ne konton e grupit Gastmahl. Në afatin prej dy javësh opinjoni dotë informohet ndë rsa të hollat e mbledhura dotë dorëzohen në praninë e mediave në konton e Shtabit të emergjences i cili ka premtuar qe të bej shpërndarjen e tyre dhe gjërave për veshmbathje po ashtu në mënyrë transparente dhe në praninë e mediave nevojtarëve të Shkodres me rrethinë.