E merkure, 30.04.2025, 05:44 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Vjollca Islami Koliqi: Në Bisingen - Bitighaim, u festua dyvjetori i pavarësis së Kosovës

E diele, 07.03.2010, 08:09 PM


Në Bisingen - Bitighaim, u festua dyvjetori i pavarësis së Kosovës
 
Shkruan:  Vjollca Islami Koliqi
     
„Unë jam shqipe nga Kosova”

Vogëlushet Ronita dhe Yllka Selmani, me zërat e tyre kumbues, të pranishmëve u sollën freski me këngën “Unë jam shqipe nga Kosova”. Bukuroshet Selmani, kaq të vogla, por me një qëndrim prej të rriturve, gjithë seriozitet, ia shtuan edhe më shumë hijeshinë sallës. 
Të shpresojmë se në të ardhmen do të ketë edhe me shumë bashkëpunim në mes të shkollave dhe mbajtje të manifestimeve të ndryshme nga nxënësit dhe organizatorët e palodhshëm, te të cilët nuk mungon mundi dhe as kursehet paraja.
 
Është viti i dytë i manifestimeve të organizuara për pavarësinë e Kosovës. Sikurse edhe vitet e tjera që do të vijnë, edhe kësaj radhe nuk munguan muzika, urimet dhe mysafirët e shumtë. Po kështu, edhe në Bisingen Bitighaim, u festua dyvjetori i pavarësisë së Kosovës. Këtu morën pjesë edhe nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe nga Bruchsal-i, “Shqiponja”, të ftuar nga shkolla e këtushme „Mërgimtari“.
 Në këtë manifestim të organizuar mirë, nga Shoqata „Mërgimtari“e Bisingen-it, përveç programit me fëmijët, kishin edhe muzikë shqipe, që më pas, të argëtoheshin të pranishmit e shumtë, që sado pak të shuanin mallin e pjesës tjetër të shiprtit të tyre - të vendlindjes së tyre. Sepse, vetëm në manifestime të tilla, në organizime të tilla ata do të mund të harronin pak punën e mundimshme, mallin për atdheun dhe brengën për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Këtu ata mund të krijonin njohje të reja, të shkëmbenin mendime dhe të bisedonin pa u përpjekur të flasin në një gjuhë tjetër. Manifestimet e tilla janë më shumë të mirëseardhur për fëmijët, sepse këtu ata mund të krijojnë një rreth më të gjerë të shoqërisë me fëmijët e tjerë shqiptarë. Fatkeqësisht, më lehtë do t’u vinte sikur të komunikonin në gjuhën gjermane. Por, sidoqoftë, ata edhe në këtë mënyrë komunikimi, do të jenë të lidhur për një copë rrënje të kombit të tyre.
 Sivjet është viti i tretë qëkur ka filluar mësimin plotësues shkolla „Shqiponja“, në të cilën mësimin e vijojnë 12 nxënës e udhëhequr nga mësuesja Vjollca Islami Koliqi  . Ata vijnë nga rrethe të ndryshme të Kosovës. Me gjuhën shqipe nuk janë dhe keq. Por, kanë dëshirë dhe vullnet të jenë të parët. Dëshira për të mësuar sa më shumë në gjuhën e tyre amtare, në mënyrë që të jenë më afër familjarëve dhe fëmijëve të vendit të tyre, nuk mungon. Ata mundohen, krahas mësimit në gjuhën gjermane, të arrijnë edhe me mësimin në gjuhën shqipe. Sigurisht, këtu ndihmojnë edhe prindërit, të cilët nuk kursejnë asgjë, që fëmijët e tyre të zotërojnë sa më mirë shqipen.
Fëmijët e të dy shkollave, „Mërgimtari“ dhe „Shqiponja“, programin e hapën me hymnin e flamurit. Të veshur, kush me veshje kombëtare, kush me ngjyrat kuq e zi, para mysafirëve shkëlqyen dhe u duartrokitën gjatë.  Një fjalim të shkurtër, për pavarësinë e Kosovës, mbajti edhe përfaqësuesi i Zyrës së Konzullatës në Shtutgard, zoti  Ymer  Lladrovci. Edhe Kadri Gërvalla, poet, lexoi disa nga poezitë e tij, me ç‘rast, të dy shkollave u dhuroi nga dy libra të botuara së fundi nga ai.
 
Poetët e rinj

Për fëmijët, të cilët jetojnë në Perëndim, mësojnë dhe janë të rrethuar me gjuhë dhe kulturë të huaj, që ndryshon krejtësisht nga ajo jona, është shumë vështirë të kenë njohuri më të thella për gjuhën shqipe, ashtu siç kanë fëmijët në Kosovë. Por, edhe më e vështirë është të përpiqesh të krijosh poezi. Të shtrydhësh trurin e ngarkuar me një bagazh të tërë fjalësh e shprehjesh të gjuhës tënde për të krijuar një varg nuk është punë e lehtë. Këtë ndjesi ndonjëherë e përjetojnë edhe vetë poetët! E ç’të thuhet për fëmijët që jetojnë në Perëndim!? Këta e kanë edhe më të vështirë. Nuk jetojnë në vendin e tyre, nuk flasin gjuhën e tyre, nuk lexojnë asgjë nga literatura në gjuhën e tyre, e megjithatë përpiqen dhe ia dalin të hedhin në letër vargjet për Kosovën, apo edhe vargje thjesht të lira. Te këta duhet të ekzistojë një ndjenjë shumë e fortë, një arsye shumë e madhe, një vullnet i brendshëm dhe një luftë për fitore – hedhja në vargje e po atyre ndjenjave për vendin që e shohin një herë në vit. Me siguri, po të kërkonim nga ata të shkruajnë një poezi në gjuhën gjermane nuk do të kishin vështirësi. Sepse ata jetojnë dhe marrin frymë së bashku me këtë gjuhë. Këtë arritje të madhe e bën Blerta Krasniqi, me poezinë “Kosovës”, apo Drenica Mulliqi me poezinë “Mbesa e Adem Jasharit”. Lirak Krasniqi dhe Enis Qollaku do të kenë një motiv krejt tjetër, ndryshe nga ato patriotike. Liraku shkruan për “Dimrin” dhe kënaqësitë që sjell ai, kurse Enisi për “Respekti”-n, që duhet treguar ndaj të gjithëve. Këto janë krijime të mira, të mrekullueshme, të jashtëzakonshme, sepse janë shkruar nga vetë ata, nga e gjithë ajo që kanë mësuar, për aq sa kanë pasur mundësi të mësojnë. Janë poezi të jashtëzakonshme, sepse shprehin sinqeritet, ndjenjë dhe mall. 
Por, fëmijët, përveç poezive të veta, në këtë manifestim sollën edhe poezi nga autorët e tjerë, të recituara mrekullisht. Sa shumë ndjenjë, emocion dhe mall kishte te poezitë, po me aq ndjenjë, emocion dhe mall i sollën para të pranishmëve edhe fëmijët tanë. Mysafirët nuk ngurronin të duartrokisnin për ta, edhe nga ndjesia që përjetonin, pse jo, edhe për t’u dhënë kurajo që të vazhdonin më tutje, të mësonin dhe të respektonin çdo gjë që kishte të bënte me gjuhën tonë, me gjuhën e ëmbël shqipe.  Vogëlushet Ronita dhe Yllka Selmani, me zërat e tyre kumbues, të pranishmëve u sollën freski me këngën “Unë jam shqipe nga Kosova”. Kaq të vogla, por me një qëndrim prej të rriturve, gjithë seriozitet, ia shtuan edhe më shumë hijeshinë sallës bukuroshet.

Të shpresojmë se në të ardhmen do të ketë edhe me shumë bashkëpunim në mes të shkollave dhe mbajtje të manifestimeve të ndryshme nga nxënësit dhe organizatorët e palodhshëm, te të cilët nuk mungon mundi dhe as kursehet paraja.


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx