Udhëpërshkrim
Besa Sheqiri: Në Karlshamn - Kremte me rastin 2 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
E hene, 01.03.2010, 10:55 PM
![]() |
Rizah Sheqiri uron të pranishmit në Festën 2 -Vjetorit të Pavarësisë në Karlshamn më 20.02.2010 |
Kremte me rastin 2 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Nga Besa Sheqiri
- ...Një urim dhe një falenderim i veçantë sonte shkon për nxënësit e mi të dikurshëm, shumë nga ta po i shoh këtu në sallë të buzëqeshur e krenar. Por më krenar ndjehem unë sonte sepse shumë nga ata tashmë kanë përfunduar edhe universitete, kanë zënë vende pune dhe shumë nga ta ende po studiojnë në shkolla të larta gjithandej Suedisë. Kjo është krenaria ime më e madhe, besoj kjo është edhe krenaria juaj prindër të dashur, sepse vetëm kështu me të arritura të nxënësve dhe të fëmijëve tanë festohet edhe më hareshëm Pavarësia. Pra, ju ftoj që të vazhdoni kështu me suksese sepse vetëm kur festohet me të arritura ka kuptim e përmbajtje fesimi dhe gëzimi. E deri tek lumturia e gëzimi është shumë e sigurtë që na shpiejnë puna dhe mësimi. Pra janë këto dy nga gjërat më parësore për çdo njeri. Ju e dini këtë, ua kam thënë, mijëra herë nxënës të dashur ju nxënësit e mi!... Gëzuar pra!... - tha mes tjerash shkrimtari dhe mësuesi Rizah Sheqiri, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë.
Në Karlshamn të Suedisë (më 20.02.2010) në sallën e bukur në Bullevueparken me një program të pasur nga nxënësit dhe me muzikë të gjallë deri në orët e mesnatës qindra bashkatdhetarë bashakrisht kremtuan 2 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Programin e shpalli të hapur Fehmi Isufi njëri nga organizatorët duke ju uruar të gjithëve Festën e Pavarësisë!
Për këtë festë nxënësit shqiptar të Karlshamnit nën udhëheqjen e mësueses së gjuhës shqipe Hyrije Sheqiri kishin përgatitur një program me këngë, valle e recitime. Programit i priu Hymni i Flamurit kombëtar i kënduar nga Behar Miftari dhe vjersha për Mëmëdheun e recituar nga Arban Ramadani.
Më pas nxënësit vallëzuan, kënduan këngë dhe recituan vargje për gjuhën e për atdheun , për Pavarësinë e Kosovës dhe për të gjithë ata që kontribuan dhe e projektuan me vite Pavarësinë e Kosovës.
Voglushja L. Beqiri - Këndoma këngën për Kosovë e për Shqipëri - nga festa në Karlshamn |
Programi vazhdoi me muzikë të gjallë të kënduar nga këngëtari Gazmend Kelmendi i cili pastaj në skenë e ftoi poetin dhe shkrimtarin Rizah Sheqiri si mysafir nderi të kësaj mbrëmje.
Ai pasi të gjithëve ju uroi përzemërsisht 2 - Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tha:
- Jo shumë larg, Liria dhe Pavarësia e Kosovës ishin ëndrrat tona të vetme. Këto ëndrra tashmë u bënë realitet. Dikur ëndërronim që në vendin e demokracisë në vendin nikoqir këtu në Suedi të kishim përfaqësinë e shtetit tonë. Dhe për kënaqësinë tonë 2 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e festojmë edhe me këtë ëndërr të realizuar. Pra sot kemi në Stockolm Ambasadën e Republikës së Kosovës. Këto janë ëndërrat dhe synimet tona dikur që tashmë janë realitet dhe që na gëzojnë shumë, por që këto ëndrra të bëhen realitet shumë njerëz nuk kursyen as mundin, as dijen, as djersën, as gjakun as jetën... Prandaj gjithë atyre që bënë aq shumë që ne sot të festojmë ju përkuklemi në shenjë mirënjohje e respekti të thellë. Respekt gjithë atyre që në çfardo mënyre kontribuan për këtë ditë. Të gjithë ata i falenderojmë shumë… Por nuk guxojmë asnjë moment të harrojmë edhe përkrahjen dhe ndihmën që na dhanë miqët tanë të cilët na ndihmuan shumë të realizojmë ëndrrat tona. Suedia dhe populli suedez meriton një falenderim të veçantë që na doli në ndihmë atëherë kur kishim shumë nevojë. Falemnderit Suedi!
Një falenderim dhe një urim i veçantë sonte shkon për nxënësit e mi të dikurshëm, shumë nga ta po i shoh sonte këtu në sallë të buzëqeshur e krenar, por më krenar ndjehem unë mësuesi i tyre, sepse shumë nga ata tashmë kanë përfunduar edhe universitete, kanë zënë vendetë mira pune ndërsa shumë të tjerë po studiojnë në shkolla të larta gjithandej Suedisë. Kjo është krenaria ime më e madhe, besoj kjo është edhe krenaria juaj prindër të dashur, sepse vetëm kështu me të arritura të nxënësve dhe të fëmijëve tanë festohet edhe më hareshëm Pavarësia. Pra ju ftoj që të vazhdoni kështu me suksese sepse vetëm kur festohet me të arritura ka kuptim e përmbajtje fesimi dhe gëzimi. E deri tek lumturia e gëzimi është shumë e sigurtë që na shpiejnë puna dhe mësimi. Pra janë këto dy nga gjërat më parësore për çdo njeri. Ju e dini këtë, ua kam thënë mijëra herë nxënës të dashur ju nxënësit e mi!... Gëzuar pra! - tha mes tjerash shkrimtari dhe mësuesi Rizah Sheqiri, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë dhe pastaj falenderoi Suedinë që po bënë aqë shumëdhe po ua jep mundësinë e ruajtjes së gjuhës amtare dhe ju bëri thirrje prindërve, nxënësve e të pranishmëve tjerë që të bëjnë edhe më shumë për përfshirjen sa më të madhe në mësimin e gjuhës shqipe dhe që të jenë të vetëdijshëm e falenderues për mundësitë e mëdha që ofron ky shtet në këtë drejtim.
Shkrimtari Rizah Sheqiri i përmendi edhe disa nga ëndërrat e synimet aktuale të shqiptarëve dhe u lut që edhe ato sa më shpejtë të bëhen realitet. Ai në fund fare shkurt paraqiti disa nga të arriturat e tij kohëve të fundit si shkrimtar dhe si botues. Dhe paraqitjen e tij e përfundoi me vargje nga një poezi e tij që ishin mesazh i fuqishëm për më shumë mirëkuptin e dashuri ndërnjerëzore.
Gjatë mbrëmjes spontanisht doli në skenë dhe këndoi këngën e Shyhrete Behlulit dhe Sinan Hoxhës ”Këndoma këngën” voglushja Luljeta Beqiri nga Kallinge që ishte mysafire në festë bashkë me prindrit e saj.
Programi me këngë të zgjedhura nga këngëtari Gazmend Kelmendi i përcjellë nga orkestra e tij dhe me vallëzime të përbashkëta vazhdoi deri në orët e pasmesnatës.
![]() |
Nxënësit pjesëmarrës në program duke marrë dhuratat |
Komentoni
Artikuj te tjere
Asllan Dibrani: Tubim i Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani
Engjëll Koliqi: Do e bëjmë lule të hijshme Dardaninë tonë
Në Heilborn 28 - Nëntori i kremtua solemnisht
Xhevat Muqaku: Kur bukuria dhe pamvarësia festohen së bashku
Sokol Demaku: Kremtimi i Ditës së pavarësisë së Kosovës në Suedi
Xhevat Muqaku: Vepra e dëshmorëve ''Parlament shpirtëror i diasporës''
Neki Lulaj: Akademi përkujtimore kushtuar Fadil Feratit
SHKSH ''Nëna Terezë'': Në Ängelholm të Suedisë u kremtua ditëlindja e dytë e Pavarësisë së Kosovës
Milazim Kadriu: Përpelalci, fshat fantazmë
Këze (Kozeta) Zylo: Kosova në vitin e Lirisë!
Në Heilbronn të Gjermanisë është festuar me madhështi një vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës
Arsim Halili: U mbajt përurimi i librit ''Yjet e Lirisë'' Halim Hasani
Fatos Baxhaku: Histori nanash mirditore
Pilo Zyba: Legjenda e kohëve të reja
Vlashi Fili: Përkujtohen njerëz të shquar të kombit tonë
Milazim Kadriu: Reçaku i dhimbjes, kujtesës dhe i krenarisë kombëtare
Luan Çipi: Në Rotterdam
Një orë mësimi në një shkollë të mesme amerikane, rreth krijimtarisë së shkrimtares Kozeta Zylo
Luan Çipi: Në Amsterdam
Luan Çipi: Në Parkun Zoologjik të Torontos