Udhëpërshkrim
Luan Çipi: Në Parkun Zoologjik të Torontos
E diele, 03.01.2010, 08:54 PM

Mbreslënie e pazakontë
Nga Luan Çipi
Në datën 18 maj 2009, së bashku me gruan time Hanëmen, me gocën e madhe që banon në Mississaga, Linditen dhe burrin e saj kanadez, Majkllin, vizituam Parkun e madh Zoologjik të Torontos
Pa dyshim “Toronto Zoo”, eshte një nga Kopshtet Zoologjike me te spikatur ne botë. Ai çmohet për: shumëllojshmërinë e mbi 500 specieve me mbi 6500 kafshë; për zgjedhjen e kujdeseshme cilesore të tyre, në menyre selektive, nga të gjitha anët e botës; për trajtimin dhe mbarështrimin e tyre; si dhe për ndërtimin dhe krijimin e mjediseve me teknollogji të ngjashme me origjinën, në përshtatje për nga relievi, temperatyra, flora, fauna dhe ushqimi, si te ishin ne vendin prej nga kanë ardhur.
Këtu janë të sajuara në miniaturë, si të ishin në kontinentet dhe mikroklimën e tyre: savanat afrikane, tundrat aziatike, poli i veriut, arktiku dhe ekuatori.

Do të duhen disa ditë për të admiruar larminë dhe pafundesinë e shtrirjes së këtij Parku të çuditshëm e gjigand, pjellë e mendjes, kujdesit dhe e durimit të kanadezëve të mençur e punëtorë. Po unë do të mundohem të paraqes ato mbresa që grumbullova nga një vëzhgim i pjesëshëm, por, dua të them i paharushëm e i paparë.
Përshtypja e parë krijohet që në hyrje, me kapacitetin e madh parkus të automjeteve, me mikpritjen e vizitorëve të shumtë, me mjetet e shumta të propagandës dhe shumëllojshmërinë e shërbimeve, si transporti rural, restorantet dhe banjat publike, pikat shlodhëse dhe argetuese për femijët, të riturit, të moshuarit dhe paraplegjikët, sinjalistika orientuese dhe reklama, sigurimi nga agresivitet i mundshëm i kafshëve, shërbimi i urgjencës mjeksore e veterinare, temperature e mjediseve të brendëshme etj. që na shoqëruan gjatë gjithë kohës e deri në daljen përfundimtare.
Një tjetër përshtypje ishte vazhdimësia e punimeve për mjedise të reja, apo për përmiresimin e atyre ekzistuese. Kudo dukeshin gjurmet e punimeve.

Krenaria e zhirafave qafëgjata, delikatesa e drerëve dhe kaprojëve, madhështia e luanit dhe e tigrit, pesha e elefantëve, hipopotamëve, derave të egër, rinocerontëve dhe arinjve, bukuria e zebrave, zhdërvjelltësia e gorillave, shimpazeve, dhive të egra, dhelprave e kunalleve, ujqëve e çakejve, cicërimi i zogjve, rëshqitja e zvaranikëve e reptileve, dhe ndrimi i ngjyrës të kameleonit, zhytja fokave dhe bretkocave, notimi i peshqëve të specieve të pafundme, fluturimi dhe tundja e krahëve plot kënaqësi e flutrave, ecja krenare e strucit e deri te shkelqimi i palloit fantastik shumëngjyrësh, nuk mund të harrohen lehtë.
Do më duhet të kthehem prapë e prapë, për disa ditë rresht, për të soditur këtë mrekulli të realizimit artificial njerëzor, në konkurim me natyrën e vërtetë, për të arritur ngopjen e kureshtjes dhe të deshirës së pafundme, për të përfytyruar realisht botën e madhe të qenësishme shumedimensionale, në unisonin bashkënjerëzor.


Komentoni
Artikuj te tjere
Kozeta Zavalani: Kuvendi i 8-të i Gruas Intelektuale Mbarëkombëtare Shqiptare
Luan Çipi: Në Ontario
Presidenti Topi feston me jetimët
Sokol Demaku: ”Babadimri kosovar” në Borås
Nazmi Seitaj: Genci dhe Vilsoni - Një ditë vjeshte në Bërzeshtën e poetëve martirë
Arsim Halili: Klubi letrar ''Feniks'' mbajti kuvendin e rregullt zgjedhor
Engjëll Koliqi: Edhe nënshkrimi yt është një vepër artistike
Beqir Cikaqi: Festa e “28 Nëntorit” edhe në Itali
Gani Ismajli: Manifestimi i 28 Nëntorit ne Schwäbisch Gmünd të Gjermanisë më 05.12.2009
Ahmet Ahmeti: Në Änglholm të Suedisë u kremtua ''28 Nëntori'', Dita e Flamurit
Asllan Dibrani: Në Bietigheim - Bissigen në rrethim e Shtutgardit u manifestua dita e Flamurit
Arif Molliqi: Bashkatdhetarët tanë në Hamburg e festuan 28 Nëntorin
Vilhelme Vranari: Presidenti i Republikës dha një pritje me rastin e Ditës së Pavarësisë
Kujtim Mateli: Në ditët e Panairit Klik Ekspo Group në mjediset e Pallatit të Kongresit, në Tiranë
Gani Ismajli: Manifestimi i 28 Nëntorit në Kirchheim/Teck Gjermani
Sokol Demaku: Dita e Flamurit u shënua në mënyrë madhështore
Gjon Neçaj: Në vend të një reportazhi për Nikaj - Merturin
Agim Vuniqi: Edhe një sukses afarist i Korporatës shqiptaro-amerikane "Valbin"
Abas Fejzullahi: Dita e parë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe
Ramiz Dërmaku: Jeni vëllau im, jemi të nji gjaku