Udhëpërshkrim
Engjëll Koliqi: Edhe nënshkrimi yt është një vepër artistike
E marte, 15.12.2009, 10:58 PM
![]() |
Unë, Luzi, Skënderi dhe Arsimi – në balkonin e shtëpisë së Kodrës |

Reportazh udhëpërshkrues me rastin e vizitës së shtëpisë muze të kryemjeshtrit shqiptar të artit figurativ – Ibrahim Kodra
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Këtë reportazh udhëpërshkrues, që do e quaj special sepse bën fjalë për një çast shumë special, e kam titulluar me konstatimin e të madhit Pablo Picasso për kryemjeshtrin shqiptar e nderin e kombit tonë në botë – Ibrahim Kodra – “edhe nënshkrimi yt është një vepër artistike”.
Të dielën e 6 dhjetorit – miqtë tanë të devotshëm e specialë – Arsim Mulliqaj e Gafurr Buduri kishin ardhur nga Milano, të na vizitojnë këtu në Garlate të Lecco-s. Duke biseduar me ta dhe me veprimtarin e devotshëm – Skënder Korça lidhur me personalitet shqiptare, patjetër që do të flisnim për gjeniun tonë të arteve figurative – Mjeshtrin Ibrahim Kodra. Gjatë bisedës e sipër vendosëm që ta vizitojmë shtëpinë muze të Kryemjeshtrit Kodra. Arsimi e Gafurri (edhe ai një piktor me përspektivë të mirë) vendosën që vizitën aty ta bëjmë, për t’i bërë një dhuratë të këndshme e një nder special mikut tonë – veprimtarit të paepur të çështjes kombëtare – Skënder Korça. I falënderuam mysafirët e mirë e të vlefshëm dhe vendosëm që vizitën ta realizojmë të marten e 8 dhjetorit. Dhe ashtu u bë. Ata ishin organizuar me kryetarin e shoqatës italo-shqiptare të miqësisë e bashkëpunimit me seli në Milano – Fatos Faslliu.
Të marten e 8 dhjetorit, me gëzim të madh dhe të papërshkrueshëm – unë, Skënderi, djali im – Luz Koliqi dhe dhëndërri – Leonard Krista, ia mësyem Milanos. Gëzimi, sidomos ishte i madh dhe historik për mua, sepse mbas aksidentit të tmerrshëm rrugor, ishte hera e parë që në vitin 2009 (edhepse më pak se 50 km afër) po shkoja në Milano. Në marrëveshje me Fatosin ishte caktuar pikëtakimi, para shtëpisë muze, në sheshin Lagosta të Milanos, për në ora 15. Aty na pritnin Arsimi e Gafurri, me zonjat e tyre, edhe Fatosi. Veç emocioneve të flakta për mrekullitë e rralla në veprat e pavdekshme të Kryemjeshtrit Kodra, emocione të mëdha më përshkuan edhe kur u përshëndetëm me Fatosin, sepse kishin kaluar vite pa u parë.
![]() |
Me Arsimin, në shtëpinë e Kryemjeshtrit Kodra |
Zotëri Fatosi, me një çetë vullnetarësh, kishin punuar me përkushtim të madh dhe çdo gjë e kishin vënë në vendin e përshtatshëm, në shtëpinë e Kryemjeshtrit – edhe pikturat, edhe rekuzitat e jetës së Tij, edhe shumë libra e botime nëpër gazeta për te, nëpër vite – edhe kur ishte në mesin tonë, por edhe pas ndarjes fizike të Tij. Aty me shumë kujdes ishin ekspozuar edhe brushat, me të cilat Ai ka pikturuar në ditët e fundit të jetës fizike, edhe vendi i punës, edhe veshjet e tija tradicionale e karakteristike. Bile, bukur ishin konzervuar, edhe minderi ku ulej për të pushuar e për ta shikuar televizorin, madje edhe shtrati në të cilin kishte fjetur e në të cilin edhe kishte ndërruar jetë. Bukur ishin ruajtur edhe shumë gazeta që kanë shkruar për veprimtarinë shembullore e të mrekullueshme të Kryemjeshtrit, sa Ai punonte, por edhe në periudhën mbasi Ai ishte ndarë nga ne fizikisht. Posaçërisht më bëri përshtypje libri i kujtimeve dhe ndjenjave të shkruara nga vizitorët e shumtë. Aty shihej edhe dashuria e njerëzve të mëdhenj, por edhe e njerëzve të thjeshtë për Kryemjeshtrin dhe për veprat e Tij të mrekullueshme, karakteristike, shumë speciale dhe të pavdekshme. Lexuam edhe ndjenjat shumë emocionale dhe shumë dashamirëse e si me amanet të Presidentit të Republikës së Shqipërisë – Bamir Topit, që e kishte vizituar atë Shtëpi muze para rreth një viti. Edhe unë e Skënderi shkruam përshtypjet e ndjenja shumë emocionaële tonat, me vetëm nga dy-tri fjalë, sepse nuk ishte e lehtë të gjendeshin shprehjet që vërtetë i meritonte Kryemjeshtri që përfaqësoi Shqipërinë e Tij e tonën në mbarë botën, me një veprimtari shumë speciale dhe të pavdekshme artistike, me një dashuri dhe patriotizëm që nuk mund të krahasohet me personalitetet tjera të mëdha të kësaj bote.
![]() |
Duke bidseduar me Arsimin e me Fatosin |
Me Fatosin, me Gafurrin e me Arsimin biseduam bukur shumë edhe për mundësitë e lirimit të shtëpisë së Kryemjeshtrit dhe të blerjes së një objekti të përshtatshëm e meritor, për ta bërë një muze shembullor të Veprës së Pavdekshme të Krymjeshtrit Kodra, me një atele speciale, ku do të mund të punonin mjeshtër të rinj dhe me përvojë të arteve të bukura vizuele. Kështu do lahej një borxh i madh “i detyrueshëm” yni – i bashkëkombasëve të Tij ndaj Kryemjeshtrit të niveleve të larta botërore – Ibrahim Kodra. Se Ai ishte i tillë flasin edhe shumë dëshmi të vizitorëve në librin e përshtypjeve, por edhe i kolegëve të Tij, që i pamë në botime speciale librash e gazetash. Nga këto konstatime e vlerësime të kolegëve të tij e kemi nxjerrë edhe titullin e këtij reportazhi udhëpërshkrues “EDHE NËNSHKRIMI YT ËSHTË NJË VEPËR ARTISTIKE” – vlerësim ky i mjeshtrit të madh botëror Pablo Picasso. Vërtetë kur shihet nënshkrimi i Kryemjeshtrit në këndin e djathtë të poshtëm të veprave të Tij, në te shihen edhe vlera speciale artistike e lexohen porosi të vlerave të mëdha shoqërore-njerëzore, humanitare e solidare dhe patriotike. Nëpër veprat e Tij shpesh gjenden edhe fjalë të shkruara, në gjuhën e ëmbël shqipe, që flasin shumë për patriotizmin e tij të përhershëm dhe vuajtjet shpirtërore – larg Nënëlokes Shqipëri (shih veprën “Dont Ent” etj.).
Aq ka qenë i kujdesshëm, që të jetë i mirë me të gjithë, saqë aty pamë edhe dy piktura karakteristike, me motive sportive. Në njërën ishin futbollistët e Milanit, kurse në tjetrën ata të Interit, duke luajtur futboll, madje edhe me pulla si administrative të personalizuara speciale të të dy klubeve-skuadrave të qytetit të Mianos – kua Ai ka jetuar dhe ka vepruar. Pikturat e tij ishin ndër më të ndryshmet, edhe në përmbajtje, por edhe në teknikë arti. Kishte peisazhe e natyrë – edhe të gjallë edhe të vdekur, pastaj njerëz e portrete, si edhe kompozicione të ndryshme artistike. Vërtetë nuk ishte lehtë të përcaktoheshim se cila është më e mirë – kjo apo ajo – secila më e mirë e më e bukur se tjetra.
Vërtetë ishin menduar bukur Gafurri e Arsimi, për t’ia bërë Skënderit një dhuratë dhe një nder të tillë. Si pjesëmarrës në këtë dhuratë, unë kam përjetuar emocione speciale, që rrallë njeriu mund të përjetojë e të provojë. Për këto emocione shumë të këndshme, madje them edhe të nevojshme, si ushqim special i shpirtit, duhet patjetër falënderuar zotërinjtë - nga thellësitë e zemrës sime. Kjo vizitë më ka sjellë edhe plot kujtime të bukura dhe të paharrueshme, edhe nga vizita e parë që kam bërë në këtë shtëpi, para 12-13 vjetësh, kur Kryemjeshtri Kodra ishte ende i gjallë dhe punonte me të madhe, në këtë zanat shumë fisnik. Më kujtohej se nga patriotizmi i tij shembullor dhe nga humanizmi e humaniteti i Tij special, kam përfituar shprehi shumë të mira dhe jam munduar gjithonë e mundohem t’i zbatoj në jetën time, prandaj jorastësisht shumë njerëz më njohin edhe si humanist e humanitar. Me pamundësinë që t’i përngjaj Kryemjeshtrit në zanatin shumë fisnik të artisti figurativ, së paku mundohem t’i përngjaj në veprat dhe sjelljet e Tij të mëdha humaniste e humanitare, sikur edhe në ato patriotike, duke pasur në çdo sekond në zemër Nënëloken e Dashur Shqipëri dhe duke e shqiptuar Emrin e Nënës thekshëm e këndshëm – kudo që jam!
Komentoni
Artikuj te tjere
Beqir Cikaqi: Festa e “28 Nëntorit” edhe në Itali
Gani Ismajli: Manifestimi i 28 Nëntorit ne Schwäbisch Gmünd të Gjermanisë më 05.12.2009
Ahmet Ahmeti: Në Änglholm të Suedisë u kremtua ''28 Nëntori'', Dita e Flamurit
Asllan Dibrani: Në Bietigheim - Bissigen në rrethim e Shtutgardit u manifestua dita e Flamurit
Arif Molliqi: Bashkatdhetarët tanë në Hamburg e festuan 28 Nëntorin
Vilhelme Vranari: Presidenti i Republikës dha një pritje me rastin e Ditës së Pavarësisë
Kujtim Mateli: Në ditët e Panairit Klik Ekspo Group në mjediset e Pallatit të Kongresit, në Tiranë
Gani Ismajli: Manifestimi i 28 Nëntorit në Kirchheim/Teck Gjermani
Sokol Demaku: Dita e Flamurit u shënua në mënyrë madhështore
Gjon Neçaj: Në vend të një reportazhi për Nikaj - Merturin
Agim Vuniqi: Edhe një sukses afarist i Korporatës shqiptaro-amerikane "Valbin"
Abas Fejzullahi: Dita e parë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe
Ramiz Dërmaku: Jeni vëllau im, jemi të nji gjaku
Jeton Ameti:Pavarësia e Shqipërisë Etnike 28.Nëntor.1912.
Sokol Demaku: Poezia ka lexuesit e vet
Kujtime nga Panairi i XII-të i Librit “Tirana 2009”
Gjon Neçaj: Përkujtohet 65 vjetori i Brigadës 25 Sulmuese
Luan Xhuli: Homazh artistit Zef Lekaj
Petraq J. Pali: Nje dite e diel, ne shtepine "magjike" te shoqates “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia
Sami Islami: Glasgou qytet me kulturë të veçantë