Udhëpërshkrim
Luan Xhuli: Homazh artistit Zef Lekaj
E enjte, 05.11.2009, 08:59 PM


Nga Luan Xhuli
Përkujtimorja e motivuar “Homazh Zef Lekës” mblodhi rreth vetes emigrantë që jetojnë e punojnë në shtetin grek. Sallën e ambasadës, ku edhe u krye ky aktivitet cilësor, e mbushën qytetarë kuçovarë, shkrimtarë dhe artistë, njerëz familjarë, miq dhe dashamirës të tij. Morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Athinë dr. Vili Minarolli, si dhe sekretari i Ambasadës, zoti Rezart Bejko.
Takimi, i cili u drejtua me mjaft finesë dhe profesionalizëm nga regjisori dhe njëkohësisht prezantuesi i aktivitetit Lefter Simoni kaloi të një atmosferë mjaft të ngrohtë, ku nuk munguan kujtimet e bashkëqytetarëve të tij, të cilët treguan arritjet dhe vlerat e artistit gjatë kohës që ai jetoi dhe punoi në qytetin e Kuçovës.
I pari e mori fjalën poeti dhe krijuesi Luan Xhuli, i cili ngrohtësisht përcolli emocionet nga takimet e tij të drejtpërdrejta të me Zef Lekën, si dhe mbresat që i kishte shkaktuar Monografia e të birit të tij Leon Lekaj “Një artist nën pentagrame të kryqëzuara”.
“Sa e sa herë mblodha grushtet duke lexuar paragrafë të tërë, edhe pse shkrimtari Leon Lekaj me mjeshtëri është përpjekur t’i largohet ndjenjës “hakmarrje” në skaje të padukshme”, tha ndërmjet të tjerave poeti Xhuli.
Ndërsa Nase Jani, bashkëqytetar i Zef Lekës i bëri një rezyme të jetës së artistit duke e vendosur atë në sfondin e kohës së vet dhe duke i bërë lidhje logjike sukseseve të Zef Lekës, sidomos atyre që kishin lidhje me muzikën në qytetin naftëtar.
Me mjaft emocione u prit edhe fjala e kryetarit të bashkisë të Kuçovës Zotit Artur Kurti, i cili e përshëndeti takimin me një mesazh të dërguar nga larg.
Thanas Boçi, studiues dhe kritik letrar, e kishte parë figurën e Zef Lekës nëpërmjet librit monografik të Leon Lekës “Një artist nën pentagrame të kryqëzuara”.

I biri i tij, Leon Lekaj, foli shkurtimisht për marrëdhëniet e mira të artistit me qytetin e Kuçovës dhe ndërmjet të tjerave tha: “...Më pas erdhi ai ndëshkim absurd. Ju e dini po aq mirë sa edhe unë që vetëm tri ditë më parë se im atë Zef Lekaj të shijonte lirinë që do t’i jepte mosha e tij, në një kohë kur pritej që të vlerësohej kontributi i tij modest, hijet famëkeqe të sigurimit i vunë prangat “Në emër të popullit”. Të kujt populli? Jam i bindur se vetëm populli Kuçovës nuk do të vinte firmën tek ai akt terrori...
Në takim nuk munguan edhe kujtime të amatorëve, ku spikatën ai i Sotiraq Mishaxhit, autor tekstesh, Astrit Abazit solist, apo i Artur Qiricit, i cili në emër të shoqatës “Kuçova”, tha që ti propozohej bashkisë që një nga institucionet kulturore, apo një rruge të Kuçovës ti vihej emri i Zef Lekës.
Në fund, familja Lekaj kishte rezervuar një koktej për të pranishmit, ku artdashësit kuçovarë dhe shkrimtarë e artistë këmbyen mendime rreth figurës së Zef Lekës dhe morën librin “Një artist nën pentagrame të kryqëzuara” me autograf të autorit.











Komentoni
Artikuj te tjere
Petraq J. Pali: Nje dite e diel, ne shtepine "magjike" te shoqates “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia
Sami Islami: Glasgou qytet me kulturë të veçantë
Sokol Demaku: Valbona dëshironë të jetë mësuese në Suedi
Pierre-Pandeli Simsia: Në festën e madhe të Letërsisë Shqipe në Michigan
Fatos Baxhaku: Histori në vendin e Shën Gjergjit
Pal Sokoli: Harmonia e shpirtit gjeti shtigjet e dritës
Sabit Idrizi: Po e lëshuan Ceraja, u shemb Shala
Milazim Kadriu: Fshati në të cilin u ngrit Flamuri kombëtar...
Fatos Baxhaku: Në Shpatin e Poshtëm
Blerim Rrecaj: Disa orë në Pejë
Fatos Baxhaku: N‘Bajrak të Rrjollit
Tefik Selimi: Artisti që po e pushton botën...
Edval Zoto: Izraeli, një portë e hapur për shqiptarët
Rozi Theohari: Në përvjetorin e parë të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane
Vullnetarizmi, ky gjest fisnik i shoqërive të civilizuara...
Reportazh nga Beqir Cikaqi - Ilironi
Llemadeo: Emocione te Artistes shqiptare ne skenat Gjermane…!
Milazim Kadriu: Reportazh nga Liqeni i Batllavës
Këze (Kozeta) Zylo: Në Bronx të New Yorkut, një rrugë merr emrin e Nënë Terezës
Ilir Sefaj: Dhe u nisëm…!