Udhëpërshkrim
Milazim Kadriu: Fshati në të cilin u ngrit Flamuri kombëtar...
E diele, 04.10.2009, 02:20 PM

Reportazh nga fshati Popovë i Besianës
Nga Milazim KADRIU
Fshati Popovë shtrihet në luginën e lumit të Kaçandollit dhe përfshinë një territor mjaftë të madh, në formë të zgjatur. Është i ndarë në lagje, që disa janë mjaftë larg njëra tjetrës. Në rrugën anësore gjendet rreth 27 km në perëndim të Besianës.
Fshati Popovë është një nga fshatrat më të thella malore të komunës së Podujevës,por shumë piktoresk . Ky fshat shtrihet në luginën e lumit të Kaçanollit dhe në kodrinat e afërta më një sipërfaqe prej 1727 ha, 13 ari, 27m katror dhe është larg 27 km prej qytetit të Besianës. Fshati përbëhet prej lagjeve Hoxha, Murati, Rexha, Maçastena, Maksuti, Sylhysa, Përvetica, Orlishta, Segashi, Potoku, Bajçinoci dhe Sinani.
Tani të pabanuara janë lagjet Maqestena ( të shpërngulur në Vushtrri, Besianë, Prishtinë), Orlishta ( në Besianë), Sylëhysa ( në Vushtrri). Familja Vllasaku ka jetuar në Segash, por janë shpërngulur në Prishtinë. Ka jetuar edhe familja Revuçi në Segash, por janë shpërngulur në mes të Bradashit dhe Dobratinit. Pas luftës edhe familjet Potoku janë shpërngulur afër Bradashit ( te Spahiajt).
Në perëndim të lagjes Potoku gjendet Kalaja e kohërave të vjetra, që janë gjurmët e mureve dhe mbeturina të tjera. Jo larg kalas, në anën tjetër të Rekës së Kaçanollit gjendet varret e kalas, në vendin e quajtur Selishtë. Një lloj kalaje thuhet se ka ekzistuar edhe në vendin Suka e Kodralive, që gjendet në mes të Llapashticës së Epërme dhe Popovës.
Në lumin e Kaçandollit kanë ekzistuar 11 mullinj,prej tyre vetëm një punon, i cili në luftën e fundit iu ka shërbyer popullatës refugjate të strehuar dhe të tjerëve.
Në lokalitetet e këtij vendbanimi ka pasur shumë bunkerë të cilët janë shfrytëzuar për luftë p.sh. ata të familjes Konjuhi që kanë luftuar kundër pushtetit serb, ata të Ukshin Kovaçiçës etj.
Ky fshat, si në kohën osmane ashtu edhe në kohën e pushtetit serb ishte qendër e luftës. Në maj të vitit 1912 u mbajt Kuvendi i Popovës. Këtu ekziston kulla e Hys Popovës, bashkëluftëtarë i Azem Bejtës. Siç deklarojnë pleqtë që është përcjellë nga të parët e tyre, në këtë kullë në vitin 1911është ngritur flamuri shqiptar përpara se të ngrihet në Vlorë.
Nga ky vendbanim është edhe mendimtari, përkthyesi i Mevludit në gjuhën shqipe Tahir Efendi Popova.
Në këtë vendbanim ekziston një kullë mjaftë e ruajtur e familjes Murati, që në Llap janë shumë të rralla, e ndërtuar para 200 viteve. Kjo kullë, sipas deklaratës së pronarit deri më tani është djegur dhe dëmtuar tri herë.
Ky vendbanim para agresionit serb në vitin 1998-99 kishte 48 shtëpi me 462 banorë shqiptarë. (Lagja Potoku kishte 12 shtëpi me 145 banorë shqiptarë). Me 5 prill 1999 u bënë bombardimet serbe mbi këtë fshat, ku ishin strehuar mbi 10.000 banorë të ikur nga shumë rajone të Besianës, Skenderaj, Vushtrrisë etj. Nga bombardimet e ushtrisë serbe me aeroplan ushtarak, u vranë 11 persona, gra fëmijë, pleq, kurse u plagosën 40 të tjerë nga fshatrat e Llapit dhe të Drenicës, në shtëpinë e Ismet Maksutit.
Një pjesë e madhe e shtëpive në disa lagje të këtushme tashmë janë të braktisura nga banorët të cilët duke shpresuar se do të gjejnë një formë më të mirë të jetesës janë shpërngulur në zonat urbane. Mirëpo në këtë fshat kohëve të fundit vërehet një gjallëri e banorëve dhe një motiv më shumë për të qëndruar përjetësisht në trojet e tyre të lashtësisë, duke synuar që këtu ta sigurojnë ekzistencën e vet jetësore, thonë disa banorë të këtij fshati. Një pjesë e banorëve po merret shumë seriozisht me rritjen e bagëtive, duke hapur miniferma. Një pjesë tjetër e tyre po merret intensivisht me pylltari. Ndërsa ajo që na bëri përshtypje ishte baseni i madh i peshqve të cilët kultivonin një sasi të madhe të tyre për shitje. Pronar i këtij baseni është Nazif Murati, i cili ka përfitime të mira nga ky biznes. Aty takuam Malësor Muratin të birin e Nazifit, i cili i ndihmon babait për t’i ushqyer peshqit. Ai rrëfente për punën që ata bëjnë në rritjen dhe shumëzimin e peshqve, si dhe në ushqimin e tyre. Puna e këtyre banorëve në fshatin e vet për të siguruar një jetë dhe një mirëqenie të mirë, duke krijuar edhe biznese, sikur që ishte rasti i familjes Murati duhet të jetë një shembull i mirë edhe për të tjerët, se ata të cilët përpiqen dhe dinë, munden edhe në ato zona të fitojnë dhe të jetojnë mirë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Fatos Baxhaku: Në Shpatin e Poshtëm
Blerim Rrecaj: Disa orë në Pejë
Fatos Baxhaku: N‘Bajrak të Rrjollit
Tefik Selimi: Artisti që po e pushton botën...
Edval Zoto: Izraeli, një portë e hapur për shqiptarët
Rozi Theohari: Në përvjetorin e parë të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane
Vullnetarizmi, ky gjest fisnik i shoqërive të civilizuara...
Reportazh nga Beqir Cikaqi - Ilironi
Llemadeo: Emocione te Artistes shqiptare ne skenat Gjermane…!
Milazim Kadriu: Reportazh nga Liqeni i Batllavës
Këze (Kozeta) Zylo: Në Bronx të New Yorkut, një rrugë merr emrin e Nënë Terezës
Ilir Sefaj: Dhe u nisëm…!
Nga jehona e xhirimeve të TV të Kosovës në Bukuresht
Albert Zholi: Një dasëm e rrallë çame në Xhafzotaj
Blerim Rrecaj: Marashi një kënd i freskët i Prizrenit
Asllan Dibrani: Perspektiva gjeostrategjike e bregdetit shqiptar për turistet e huaj
Anton Marku: Shënime nga Auschwitz-i
Zef Ndrecaj: Fqinjët e mallkuar
Suela Furriku: Tallava në plazh
Xhenc Bezhi: Djepi i kulturës dhe fëmijët e përbuzur