Udhëpërshkrim
Xhenc Bezhi: Djepi i kulturës dhe fëmijët e përbuzur
E diele, 09.08.2009, 06:18 PM

Nga Xhenc Bezhi
Ne fundin e viteve te shtatëdhjeta sa isha nxënës ne shkollën e mesme kisha lexuar shume vepra te shkrimtarëve botëror e mos te flasim për shkrimtaret shqiptar, ato po thuajse i kisha lexuar te gjitha. Them te gjitha duke menduar ne te gjitha librat qe kishin depërtuar ne Kosove dhe qe me kishin rene ne dore, te ndaluara dhe te pa ndaluara. Siç është sot modern interneti, ne atë kohe ishte moderne leximi i librave dhe ato përcjellshim prej dorës ne dore . Nga librat e lexuara kisha krijuar një lloj imagjinate ne kokën time dhe kisha përshtypjen qe e dija si duket çdo qytet dhe çdo katund i Shqipërisë aq bukur e kishin përshkruar atëbotë shkrimtaret. Shkodra për shembull ishte qyteti qe me kishte bere përshtypje me se shumti për lashtësinë dhe për kulturën e saje. Kisha lexuar se Shkodra njihej si qytet dhe si qendër tregtare edhe disa shekuj para Krishtit. Dija se shkodranet ishin mjeshtër te rrallë e sidomos të filigranit për te cilën gjë i njihte bota. Dija për Rozafën dhe për liqenin e Shkodrës dija për Bunën dhe Drinin, për bukurit e saja natyrore qe fatmirësisht i ka dhe sot. Dija dhe për luftërat e shkodranëve dhe te malësorëve qe bene për liri, kisha dëgjuar edhe për Oso Kuken dhe Prekë Calin. Me fjale tjera dija se Shkodra për pos gjerave te lartpërmendura ishte edhe djep i kulturës. Dihej se nga Shkodra ishte Marin Barleti ,Ndre Mjeda, Vaso Pasha, Migjeni, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Martin Camaj e te tjerë. Mandej kompozitor dhe artist te dalluar dhe si te tille e kisha te mbyllur ne kokën time imagjinatën për Shkodrën.
Ishte koha kur kufiri i hekurt ndante shqiptaret prej shqiptarëve dhe unë atëbotë kam pas thëne: po vdiqa pa e pare Shqipërinë do te me mbesin sytë hapur. Shqipërinë e vizitova për here te pare ne vitin 1999 kurse një vite me vone shfrytëzova rastin te vizitoj Shkodrën. Por sa e kalova kufirin shqiptaro-shqiptar ne Muriqan syri shihte veç bukurinë e fushave pjellore dhe shëmtinë e bunkerëve te betonte qe ishin ndërtuar ne kohen e Enverit.
E para gjë qe ta vret syri para se me hy ne Shkodër janë kolibet e gabelëve dhe gabelet qe dalin ne rruge duke i puthur makinat me targa te huaja dhe duke kërkuar lëmoshë për te fituar ndonjë lek. Ky për mua ishte zhgënjimi i pare. Një i huaj qe viziton për here te pare Shqipërinë këta gabel do i merrte për shqiptar. Për ta dhe me ta duhet te merrej shteti e jo vizitoret e Shkodrës.
Zhgënjimi i dyte për mua ishte Ura e Bunës me një gjatësi diku afër treqind metra e ndërtuar me dërrasa, e ngushte sa për te kaluar vetëm një makine. Ne fillim mendova se kjo ure ndoshta ruhet si monument historik po te mos na kishte dhëne shenje polici te kalonim urën. Shihja urën dhe dërrasat qe ngriheshin po sa i shkelte rrota e makinës e me vete mendoja si i lejojnë këto qeveri vete vetes ketë lloj turpi qe ketë ure qe lidhe dy shtete ta lëne ne një gjendje kaq te mjerueshme.
Sa shume dërrasa dhe gozhda kishte kjo urë po aq shume ishin edhe kosovaret qe me përdhune kaluan mbi te dhe u dërguan për ne kasaphanën e Tivarit. Kjo ure se bashku me shkodranet i kishte pare këto skena te çuditshme pa pas mundësi te ju ndihmojë vëllezërve kosovar.
Zhgënjimi i tret ishte vete qyteti i Shkodrës. Siç e thash ma pare e kisha ëndërruar ndryshe; si një qytete me biblioteka te mëdha me qendra te bukura te kulturës me bulevarde, me shitore te shumta te xehetarëve te ndryshëm. Por jo,Shkodra nuk mu duk as sikur Gjakova qyteti im i lindjes qe gjate luftës ishte djegur e shkatërruar diku gjashtëdhjetë për qind. Mu duke si një vend ku ende behet lufte,aty behej lufte me varfërinë, luftohej për ekzistencë . Mu duke si një plakë e shkatërruar nga mosha qe mezi lëviz këmbët. Tregtaret e zarzavateve ne Shkodër ne stilin allaturka reklamonin peme e perime ne tezga qe gjendeshin ne mese te rrugës te mbushura për plot me pluhur. Po te mos shihja përmendoren e Isa Buletinit dhe përmendoren e Pesë Heronjve nuk do te besoja se jam ne Shkodër.
Me një taksist shkodran u godita te me çonte deri ne Muriqan (Taksisti voziste një xhip, se makinat tjera e kishin te vështir te kalonin atë rrugë). Gjate rrugës e pyeta taksistin: Çka ka ndodhur kështu me Shkodrën, me djepin e kulturës? Ndryshe ka qene, por na kanë prishur dukagjinasit me tha. Prej qe erdhën ata u shkatërrua Shkodra! Sa u afruam afër kufirit taksisti duke e nxjerr pasaportën e tij ne toke i ra një kasete e magnetofonit e një këngëtari sllav. Ç ka është kjo kasete, a muzike serbe dëgjoni pyeta? - Jo ky nuk është serb është boshnjak mysliman, sikur edhe ne, i kemi vëllezër me tha. –Te ne në Kosove i thash thonë ”boshnjakun me e pre shtate shkije i qet“, pra mos mu arsyeto, këta te gjithë njësoj janë. Ky ishte për mua zhgënjimi i katërt dhe kalova kufirin duke e ditur se për shkatërrimin e Shkodrës nuk ishin fajtore dukagjinasit siç me tha taksisti por pro serbet, pro greket, pro boshnjaket pro turqit bashkë me komunistet qe vranë e masakruan internuan kokat me te ndritura te Shkodrës .
Shkodra ishte dhe mbetet djep i kulturës, kurse fëmijët e rritur ne te u përbuzën dhe po përbuzën edhe sot nga qeveritë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Alma Papamihali: Kur gjuha shqipe, triumfon mbi çdo gjuhë tjetër...?
Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) vlerësohet në Prizren...
Milazim Kadriu: Reportazh nga fshatrat e Grykës së Llapit
Rozi Theohari: Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane organizoi ceremoninë presidenciale
Njazi Fejzo: Liqeni kurues i Shënepremtes
Milazim Kadriu: Përpellaci fshati në të cilin nuk jeton më njeri
Blerim Rrecaj: Nga ditët verore të Durrësit 2009
Sokol Demaku: Perla e Adriatikut dhe Jonit janë thesarë të cmushëm të shtetit shqiptar
Pilo Zyba: Një udhëtim në botën shpirtërore të arvanitasve
Sokol Demaku: Përfundoi turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinjë
Rush Dragu: Ceremoni festive me shqiptarët në Michigan të Amerikës
Sokol Demaku: Lart valon flamuri i Kosovës në Ulevi të Suedisë
Agim Vuniqi: Shqiptaro-amerikanët e Michiganit festojnë fitoren e koalicionit Berisha-Meta
Asllan Dibrani: Misioni Katolik Shqiptar manifestoi Jubileun e 25 vjetorit të themelimit në Shtutgard të Gjermanisë
Kastriot Frashëri: Te Princesha e Europës
Këze (Kozeta) Zylo: Komuniteti shqiptar në Staten Island, NY, përjetoi dy gëzime në një ditë
Vlashi Fili: Shqiptarët e Filadelfias argëtohen ne piknikun veror
Enver Robelli: Autostrada dhe gomari
Vlashi Fili: Festojnë fëmijët në Filadelfia
Sokol Demaku: Edhe femra shqiptare din dhe mund të bëjë mrekullira në jetë