Udhëpërshkrim
Alma Papamihali: Kur gjuha shqipe, triumfon mbi çdo gjuhë tjetër...?
E shtune, 08.08.2009, 07:24 PM
Kur gjuha shqipe, triumfon mbi çdo gjuhë tjetër...?
Aktiviteti i shkollës shqipe "Iliria" në Gjermani, që shënoi dhe mbylljen e vitit të tretë shkollor.
Nga Alma Papamihali
Për të dytin vit radhazi, nxënësit e shkollës shqipe "Iliria" në Gjermani, morën pjesë në festivalin e traditave kulturore të vendeve të ndryshme. Ndër të tjerë, mund te permendim pjesmarrësit nga Greqia, Kroacia, Spanja, Egjypti, Togo, etj.
Prezantimi ynë tërhoqi veçanërisht vemendjen dhe kureshtjen e shumë prej pjesmarrësve të pranishëm, gazetarëve dhe fotografëve, të cilët iu afroheshin fëmijëve duke iu shprehur atyre komplimentet, për kostumet tradicionale shqiptare dhe për këngët e interpretuara me aq ndjenjë dhe dëshirë prej tyre. Veshjet e ndryshme shqiptare krysisht të Shqipërisë së mesme, të trevave veriore si dhe labërisë. Programi ynë, përmbante githashtu këngë të krahinave të ndryshme shqiptare, nga veriu deri në jug, si vallja e Shotës, kënga Mall...e cila u interpretua nga Sara Xhaferi si dhe u shoqërua nga grupi i valles së grupit të vajzave. Kënga Jam një djalë nga Labëria, u këndua nga Leoni, dhe u shoqërua nga grupi i djemve.
Ky festival që organizohet prej mëse 25 vitesh, është shndërruar tashmë në një traditë kulturore, ku secili vend prezanton veshjet karkteristike dhe këngët tradicionale të vendit të tij. Në thelb të tij, qëndron njohja dhe shkëmbimi kulturor ndërmjet këtyre vendeve, si dhe mbi të gjitha respektimi i gjuhës së tyre.
Nuk ka ndjenjë më të bukur sesa të shohësh këta fëmijë, të cilët vazhdojnë të këndojnë shqip, edhe pse ndonjëherë hasin në vështirësi në interpetim...pasi vendi i tyre i lindjes pothuajse për të të gjithë ata, nuk janë Shqipëria dhe Kosova nga dhe vijnë dhe prindërit e tyre. Megjithatë, ata këndojnë, recitojnë dhe vallzojnë po aq bukur, sepse gjatë gjithë vitit këta nxënës nuk humbën asnje orë të gjuhës shqipe. Eshtë viti i tretë shkollor që përfundon.. dhe këta nxënës me siguri do të kalojnë pushimet në vëndlindjet e prindërve të tyre. Ata nuk do të ndihen të huaj...sepse ashtu si të gjithë fëmijët apo adoleshentët e tjerë, dinë të komunikojnë në shqip.
Vera e tyre do të jetë edhe më e bukur, ndërkohë që kuptohen me gjyshërit...

Femijet e shkolles qe moren pjese ne program? |
Naim Hetemi & djemte? |
Jam nje djale nga Laberia - Djemte? |
Grupi i Spanjes? |
Spanja? |
Grupi grek? |
Afrika? |
Egjipti? |
Komentoni
Artikuj te tjere
Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) vlerësohet në Prizren...
Milazim Kadriu: Reportazh nga fshatrat e Grykës së Llapit
Rozi Theohari: Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane organizoi ceremoninë presidenciale
Njazi Fejzo: Liqeni kurues i Shënepremtes
Milazim Kadriu: Përpellaci fshati në të cilin nuk jeton më njeri
Blerim Rrecaj: Nga ditët verore të Durrësit 2009
Sokol Demaku: Perla e Adriatikut dhe Jonit janë thesarë të cmushëm të shtetit shqiptar
Pilo Zyba: Një udhëtim në botën shpirtërore të arvanitasve
Sokol Demaku: Përfundoi turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinjë
Rush Dragu: Ceremoni festive me shqiptarët në Michigan të Amerikës
Sokol Demaku: Lart valon flamuri i Kosovës në Ulevi të Suedisë
Agim Vuniqi: Shqiptaro-amerikanët e Michiganit festojnë fitoren e koalicionit Berisha-Meta
Asllan Dibrani: Misioni Katolik Shqiptar manifestoi Jubileun e 25 vjetorit të themelimit në Shtutgard të Gjermanisë
Kastriot Frashëri: Te Princesha e Europës
Këze (Kozeta) Zylo: Komuniteti shqiptar në Staten Island, NY, përjetoi dy gëzime në një ditë
Vlashi Fili: Shqiptarët e Filadelfias argëtohen ne piknikun veror
Enver Robelli: Autostrada dhe gomari
Vlashi Fili: Festojnë fëmijët në Filadelfia
Sokol Demaku: Edhe femra shqiptare din dhe mund të bëjë mrekullira në jetë
Bilall Maliqi: Aksion i përbashkët malor