Udhëpërshkrim
Sokol Demaku: Lart valon flamuri i Kosovës në Ulevi të Suedisë
E merkure, 15.07.2009, 08:01 PM

Nga Sokol Demaku
Qe nga 12 deri me 19 korrik në qytetin Göteborg të Suedisë po mbahet turniri nderkombëtar i futbollit me titull ”Gothia Cup”.
Në këtë turnir morën pjese mbi 70 vende nga mbar bota me gjithësejt rreth 2000 ekipe.
Në mesin e ketyre 2000 ekipeve nga 70 vende të botës ishte edhe ekipi I Lirisë së Prizrenit nga shteti më i ri në botë pra nga shteti i Kosovës.
Në turnrir morën pjesë 34 vende nga Europa, 12 nga Afrika, 12 nga Azia, 5 nga Amerika e Veriut, 6 nga ajo Jugore dhe nje nga Oceania dhe ekipi i Australisë.
Ndërsa kosovarët po morrinn pjesë në këtë turnir me katër ekipe futbolli të të rinjëve.
Ne këta i vizituam gjatë kësaj kohe të qendrimit të tyre në qytetin Göteborg dhe ishim prezent në disa ndeshje që keta zhvilluan në këtë turnir.
Por për ne ishte mjaft madhësh¬tore prezentimi i ekipeve kosovare në hapjen solemne të turnirit në stadium Ulevi të Göteborgut ku morën pjesë mbi 2000 ekipe nga shumë vende të botës e në pjesmarrjen të mbi 50.000 shikuesve, e ku për herë të parë të marrë pjese katër ekipe kosovare në një manifestim të tillë dhe të valoj edhe flamuri I shtetit të Kosovës e kjo ishte dicka mahnitëse dhe krenare jo vetëm për ata djelmosha që ishin në defile por edhe për ne që ishim në tribinat e Ulevit madhështor në Geteborg të Suedisë.
Brohoritja madheshtore e 50.000 shikuesve “Kosova, Kosova” ishte dicka madhështore, ishte dic që ta rriste respektin dhe ndjeheshe me të vëretë kosovar.
Ekipi i kadetve të ”Drenicës” së Skenderajt të qytetit legjendar kosovar pra 16 vjeqarët për short paten ekipe të veshtira të cilët i fituan me bindje me përjashtim te nje ndeshje me ekipin anglez nga i cili pesuan te vetmen humbje ne fazene pare te turnirit, i cili ishte edhe teknikisht dhe fizikisht ma i përgatitur dhe kështu djelmoshat drenicas u desh të kënaqen me këto lojë.
Edhe udheheqësia e klubit ”Drenica”, trajneri Nehat Hamiti ish futbilisti i ekipit ”Drenica” si dhe udhëheqësi i ekkipit Tahir Lushtaku ishin të kënqaur me ate cka djelmoshat e tyre kishin arritur.
Nehati thotë se ne u jemi mirënjohes sponzorëve tanë të cilët na kanë berë të mundur pjesëmarrjen në ketë garë nderkombëtare të futbollit, në këtë garë ku ne prezentuma shtetin me të ri në botë në menyrë madheshtore. Falenderimi u takon atyre të cilët dhanë gjithecka q ene te jemi ketu ku jemi sot, ne mesin e bashkemoshatarëve tanë nga mbi 80 vende të botës.
Pra nga zemra falenderojmë Ministrin e sportitt ë Kosovës, Aeroportin Prishtina, komunën e Skenderjat si dhe bashgkekmombasin dhe biznismenin tonë nga Skenderaj Eroll Rukolli.
Ata shpresojne se do jenë afër finales së turnirit nese fati ua do. Ata janë për herë të parë ne nje turnir të till me renome ndërkombëtare.
Ndeshjen e fundit ata luajtën kunder ekipit norvegjez me emrin Gulsetfutboll të cilën ndeshje djelmoshat drenicar e fituan me merit me rezultat dy me zero. Ishte nje ndeshje shumë e forte sepse norvegjezet ishin fizikisht me te pergatitur por edhe fizikisht ishin me të fortë, por taktika dhe loja e mirë benë të vetën dhe ekipi kosovar fitojë dhe ai tani gjendet në kualifikime per gjysem finale, cka këta djelmosha premotjnë shumë.
Në këtë turnir nderkombetar të futbollit në geteborg të Suedisë të quajtur me emrin ” Gothia Cup” që po mbahet në këtë qytet me renome futbolli në Skandinavi po marrin pjesë edhe tri ekipe tjera kosovare të të rinjëve nga Gjakova me emrin ”Gjakova”, Iliria nga fshati Kijevë komuna e Klinës si dhe ekipe prizrenas me emrin Winer.
Prizrenasit janë të moshës 15 vjeqare ndersa drenicasit dhe kijevasit të moshes 16 vjeqare e gjakovarët pakëz me të ritur e ata do bejnë gara me bashkemoshatarët e tyre nga evnde të ndryshme të botës të moshes 18 vjeqare.
Kjo është edhe një fitore e futbollit kosovar, kjo është edhe njjë fitore e madhe e shtetit më të ri në botë, kjo është një e arritur për rininë kosovare dhe popullin e kosovës, prezentimi i gtë rinjëve kosovare në arenën nderkombëtare, këta janë ambasadorë të rinjë të Kosovës në botë, prandaj cdo respekt për ta.
Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Vuniqi: Shqiptaro-amerikanët e Michiganit festojnë fitoren e koalicionit Berisha-Meta
Asllan Dibrani: Misioni Katolik Shqiptar manifestoi Jubileun e 25 vjetorit të themelimit në Shtutgard të Gjermanisë
Kastriot Frashëri: Te Princesha e Europës
Këze (Kozeta) Zylo: Komuniteti shqiptar në Staten Island, NY, përjetoi dy gëzime në një ditë
Vlashi Fili: Shqiptarët e Filadelfias argëtohen ne piknikun veror
Enver Robelli: Autostrada dhe gomari
Vlashi Fili: Festojnë fëmijët në Filadelfia
Sokol Demaku: Edhe femra shqiptare din dhe mund të bëjë mrekullira në jetë
Bilall Maliqi: Aksion i përbashkët malor
Baki Ymeri: Flamuri i Kosovës valon edhe në Bukuresht
Gjon Neçaj: Festohet 80 vjetori i lindjes së poetit Din Mehmeti
Beqir Cikaqi: Megjithë vështirësit, shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin shkollor
Milazim Kadriu: Komuna e Podujevës shënoi Ditën e Çlirimit
Sokol Demaku: Statuja e Skenderbeut qendron krenare në Borås të Suedisë
Luan Çipi: Në Delta Park, Holandë
Anxhela E. Dilo & Eduard M. Dilo: Panair i librit shqip në New York
Pierre-Pandeli Simsia: E Diel e këndëshme në Bronx të Nju Jorkut, në nder të Dr. Namik Shehut
Beqir Sina: "Një festival i librit shqip" në Amerikë
Asllan Dibrani: Spektakëli për talentët e ri në mergatën shqiptare
Hajro Hajra: Përbuzja maqedonase dhe mikpritja amerikane?