Udhëpërshkrim
Milazim Kadriu: Komuna e Podujevës shënoi Ditën e Çlirimit
E premte, 19.06.2009, 08:16 PM
Me gjithë praninë e Presidentit Sejdiu,llapjanët kremtuan të përqarë
Nga Milazim Kadriu
Podujevë, 19 qershor - Komuna e Podujevës të premten shënoi 19 Qershorin- Ditën e Çlirimit,kur nga ky qytet u larguan falangat serbe.Me gjithë praninë e Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, spektri politik llapjanë kremtuan të përqarë.Të paknaqur me mënyrën e organizimit Ditën e Çlirimit e bojkotuan, ,tri shoqatat edala nga lufta e UÇK-së si dhe dega e PDK-së,nërsa familjarët e komandantit legjendar Zahir Pajaziti nuk ishin ftuar .Bajram Pajaziti vëllau i dëshmorit të kombit, Zahir Pajaziti i pyetur se përse nuk gjendet në kremten e lirisë në Podujevë nëpërmes celularit është shprehur : "Nuk jam në kremtë as unë as familja ime se nuk na ka ftuar askush, as me ftesëme e as me telefon .Në dasmë nuk shkohet i pa ftuar he burrë",ëshët shprehur i mllefosur tej mase më i madhi vëlla i Zahir Pajazitit. I pyetur se të paktën a do të marr pjesë në ceremonialin e zbulimit të muralit të Zahirit, Hakif Zejnullahut dhe Ilir Konushefcit që janë vendosur në murin e një ndërtese shumë katshe në qendër të qytetit, Bajram Pajaziti është shprehur se për këtë tash po dëgjoi se do të bëhet zbulimi i posterit të Zahirit dhe dy bashkluftëtarëve të tij. Lidhur me këtë kryetari i komunës së Poduejvës z. Ilaz Pireva tha se unë kam urdhëruar zyrtarët e zyrës sime dhe Këshillin Organizativ të manifestimit që të gjithëve atyre që janë parapar të ftohen tu dërgohen ftesat.Por sipas Pirevës disa nga pjesmarrësit i janë ankuar ati se nuk u janë dorëzuar ftesat. Ndërsa nga zyra për informim e KK-së se ftesa i është dorëzuar vëllait të Zahirit i cili punon në PTK.
Ndërsa kryetari i komunës Ilaz Pireva tha se "Jubiletë, si ky i Lirisë, na bëjnë të kthejmë pak prapa shikimin e të kujtojmë se, udhën që përshkuam e ngjarjet që u zhvilluan në histori janë argumenti e fakti që provon ndjenjën e ligjshme të krenarisë për të kaluarën tonë, investimin për lirinë dhe mëkëmbjen si komb dhe shtet. Në gjithë etapat është shkëlqimi i trimave të lirisë që ndrinë, që dëshmon se pat dhe ka Zot ky dhe a atdhe. Heronjtë dhe të rënët janë kujtesa dhe përgjegjësia jonë në ndërtimin dhe lartësimin e lirisë dhe vlerave të saj. Përfaqësuesi i mysafirëve nga qyteti Velbert të Gjermania,Munchau që këto ditë janë mysafir në Podujevë tha se ëshët shumë me rëndësi të ketë bashkpunim të mirë me qytetet tjera.Në vitin 1999 qytetarët tanë mirëpritën me ndihma humanitare banorët shqiptarë që i strehuam në vendin tonë dhe kjo po vazhdon edhe tash në mundësit tona. Derisa bëheshin përurimet dhe mbahej akademia solemne në mënyrë të veçant një grup të rinjësh dhe fëmijë festonin të pavarur duke kënduar dhe kërcyer nënë tingujt e daullagjinjëve lokal që shestisnin rrugëve të qytetit të organizuar nga SHKA "Flaka e Llapit" nënë udhëheqjen e Nebih Balës. Në këtë ditë janë përuruar edhe disa objekte që janë ndërtuar gjatë kësaj kohe ku fillimisht Presidenti Sejdiu,Sabit Zejnullahu dhe kryetari i komunës Ilaz Pireva në fshatin Sekiraqë të Podujevës kanë përuruar rrugën e asfaltuar ditë më parë e gjatë 3 km,punët etë cilës i ka kryer firma "Beni Com". Sipas këshilltarit komunal nga ky fshat Esat Ejupi që vjen nga PD-së si dhe drejtorit të Drejtoratit për Urbanizëm Ismail Abdullahu kjo rrugë kapë një kosto prej 300 mijë euro,prej të cilave komuniteti ka
Komentoni
Artikuj te tjere
Sokol Demaku: Statuja e Skenderbeut qendron krenare në Borås të Suedisë
Luan Çipi: Në Delta Park, Holandë
Anxhela E. Dilo & Eduard M. Dilo: Panair i librit shqip në New York
Pierre-Pandeli Simsia: E Diel e këndëshme në Bronx të Nju Jorkut, në nder të Dr. Namik Shehut
Beqir Sina: "Një festival i librit shqip" në Amerikë
Asllan Dibrani: Spektakëli për talentët e ri në mergatën shqiptare
Hajro Hajra: Përbuzja maqedonase dhe mikpritja amerikane?
Këze (Kozeta) Zylo: Koncert madhështor i muzikës klasike në New York
Arif Molliqi: Një fundjave më mërgimtar
Unë megjithëse jam Jetim, kam me vete Shqipërinë…
Beqir Sina: Imazhi i shkëlqyer i Shqipërisë në Nju Jork
Hajdin Morina: Mbresa nga Gjirokastra - qyteti i festivaleve...
Luan Çipi: Në Greqinë e lashtë
Fatos Daci: Dibranin që e nderoi Mirdita
Sokol Demaku: Fëmijët shqiptar nga Borasi në ''Botën e Atrid Lindgren'' në Vimmerby
Këze (Kozeta) Zylo: Ne jemi një botë dhe e duam njëri-tjetrin
Arsim Halili: Dëshmorët e rënë kujtohen përmes vargjeve të krijuesve
Beqir Cikaqi: Një ditë me shqiptarët e Rovatos
Pal Sokoli: Java e kulturës shqiptare
Xhevat Rexhaj: Istogu i Troftës - Trofta Shqiptare