Udhëpërshkrim
Beqir Sina: Imazhi i shkëlqyer i Shqipërisë në Nju Jork
E diele, 31.05.2009, 09:17 PM
Imazhi i shkëlqyer i Shqipërisë në Nju Jork
Raport special nga qyteti i Nju Jorkut
Anëtarësimi në NATO dhe aplikimi për në BE i një vendi të vogël si Shqipëria janë arritje të cilat tregojnë se Shqipëria është një vend i sigurt dhe një vend që ecën drejt përparimit të gjithanshëm, një vend që hap rrugët për investime të mëdha ekonomike, duke pasur parasysh edhe rolin dhe kontriburtin e tij si faktor paqeje e stabiliteti në rajon, tha presidenti i NASDAQ Stock Market, Perry Cambell.
Nga Beqir SINA, New York
NEW YORK CITY, 29 maj: Sot në Nju Jork, në metropolin e botës, në qytetin e 12 milionë banorëve, u promovua me sukses përpjekja për një imazh tjetër të Shqipërisë para syve të opinionit mbarëamerikan. Kjo ngjarje e madhe për Shqipërinë u zhvillua nën kujdesin e veçantë të Misioinit të Përherësh në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Shkëlqësisë së Tij, z Adrian Neritani, në bashkëpunim me gjingadin mediatik, ekonomik e financiar amerikan, kompaninë NASDAQ Stock Market. Ky është rasti i parë që Shqipëria shfrytëzon të pasqyrojë arritjet e saj në një mjedis kaq prestigjioz të njohur madje edhe në botë.
Shqipëria është në prag të hapjes së sezonit të ri turistik 2009 dhe pikërisht promovimi i Shqipërisë në këtë mjedis madhështor këtu në metropolin e botës, në Nju Jork, jep një kontribut të rëndësishëm për një fillim të mbarë të këtij sezoni dhe për një turizëm të suksesshëm për vitin 2009 edhe për amerikanët.
Një udhëheqëse e investitorit strategjik dhe marrëdhëniet e komunikimit ekonomiko - financiar botëror, i njohur NASDAQ Stock Market, me bazë në Nju Jork, në ceremoninë tradicionale NASDAQ Stock Market Closing Bell, më 29 maj , për Shqipërinë ka arritur kulmin. Tringëllimën e ziles në këtë ceremoni do ta bënte për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Ambasadori i RSH në Misioin e Përherëshm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Shkëlqësia e Tij, z Adrian Neritani.
Ceremonia ishte një shfaqje e madhe e arritjeve të Shqipërisë, anëtarësimin me të drejjta të plota të Shqipërisë në Aleancën Veriatlantike NATO, aleancën më të fuqishme dhe më të madhe në botë. Nënshkrimin e dokumentit për kandidimin e Shqipërisë në Bashkimin e Europian - BE, pasqyrimin e një grup i kompanive nga Shqipëria, sektorët e ndryshëm duke përfshirë rritjen e konsumit, bujqësisë, infrastrukturës, teknologjisë informative, materialet e avancuara dhe të energjisë elektrike.
"Lista e lartshënuar është një ndër objektivat të cilat realizoi Qeveria e Shqipërisë gjatë këtyre katër vjetëve. Me rritjen e pranisë së Shqipërisë në ekonominë globale, ne kemi parë se numri i kompanive nga kontinentet e tjera të rreshtuar në NASDAQ janë të interesuara të investojnë në Shqipëri dhe ne shpresojmë që Shqipëria të luajë një rol të madh në ndihmën e një numri tjetër me një listë të lartë të tregut në të ardhmen, " konstatoi njëri prej zyrtarëve të lartë të kompanisë NASDAQ Stock Market,
Në këtë ngjarje ndodhej presidenti i NASDAQ Stock Market, dr. Magnus Böcker dhe personalitetet e zyrtarët e lartë të kësaj kompanie, si dhe përfaqësuesit e shtetit e shqiptar, diplomatët e RSH në Nju Jork, ambasadori Adrian Neritani me zonjën Valbona Neritani, Dr. Albert Jerasi, konsulli i Shqipërisë në Nju Jork, diplomati Andi Xhoi, fotografi i njohur Fadil Berisha, producenti dhe artisti Stan Dragoti, kërcimtari i famshëm i spektaklit "Vallëzimi me Yjet" Toni Dovolani, biznesmeni i suksesshëm i Family Pizza , Paulin Kolaj, gazetarë, artistë, biznesmenë e të tjerë.
Fillimisht e mori fjalën ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Shkelqësia e Tij z. Adrian Neritani, i cili foli shkurtimisht për arritjet e shkëlqyera të Shqipërisë gjatë këtyre katër vjetëve të fundit, nën mandatin e qeverisejes së Kryeministrit të vendit Berisha.
Ambasori Neritani ka vënë në pah anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë në Aleancën Veriatlantike NATO, aleancën më të fuqishme dhe më të madhe në botë. Nënshkrimin e dokumentit për kandidimin e Shqipërisë në Bashkimin e Europian - BE, rritjen dhe stabiletetin ekonomik të Shqipërisë, arritjet e diplomacisë shqiptare, sidomos rolin e Shqipërisë në pavarësinë e Kosovës, rolin dhe kontributin e Shqipërisë në sigurin e paqen në Ballkan e rajon dhe turizmin e Shqipërisë si një nga perlat e Mesdheut, si dhe ka njoftuar për së shpejti përfundimin e njërës prej investtimeve më të mëdha në Shqipëri, rrugën Durrës - Kukës.
Të njëjtat gjëra ka vënë në pah edhe shefi ekzekutiv i NASDAQ Stock Market, Perry Cambell, i cila ka përshëndetur dhe inkurajuar Shqipërinë për këto arritje të mëdha, të cilat sipas tij janë padyshim arritje të pakrahasueshme të "Qeverisë së Shqipërisë, në rradhë të parë të politikës së saj dhe mënyrës se si Shqipëria është qeverisur gjatë këtyre viteve të fundit.", theksoi shefi ekzekutiv i NASDAQ Stock Market, dr. Perry Cambell.
Ai nënvizoi se anëtarësimi në NATO dhe aplikimi për në BE i një vendi të vogël si Shqipëria janë arritje të cilat tregojnë se Shqipëria është një vend i sigurt dhe një vend që po ecën drejt përparimit të gjithanëshëm, një vend që hap rrugët për investime të mëdha ekonomike, duke pasur parasysh edhe rolin dhe kontributin e Shqipërisë si faktor paqeje e stabilitetti në rajon, tha shefi ekzekutiv i NASDAQ Stock Market, Parry Cambell.
Gjatë kohës që ambasadori Neritani fliste për turizmin në Shqipëri dhe zhvillimin e tij, disa monitorë gjigantë, vendosur në bulevardin e famshëm të Nju Jorkut, shfaqinin pamje nga bukuritë e rralla natyrore të Shqipërisë: detin, malet dhe fushat e mrekullueshme të një natyre deri tani të virgjër për turizimin amerikan.
Ambasadori i RSH në Misioin e Përherësh të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Shkëlqësia e Tij, z Adrian Neritani, në fund të fjalës së tij ka ftuar kompaninë NASDAQ Stock Market të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe të vijë në Shqipëri që të vendosë kontaket në fushën ekonomike dhe të biznesit edhe me Shqipërinë.
Shqipëria nëpërmjet sekuencave filmike dhe fotove të lëvizshme - slideshow për 25 minuta në ekranët e mëdhenj rreth e përqark sheshit ku më 1 janar bëhet edhe ndërrimi i viteve në Nju Jork, sheshit Time Square promovoi vetveten përpara miliona njërzve që lëvizin çdo moment në këtë shesh, që "foli shqip" për herë të parë në historinë e tij.
"Risia apo e veçanta e kësaj paraqitje të Shqipërisë, është se për herë të parë vendi ynë prezantohet në një mjedis kaq prestigjioz - jehona e madhe tek miliona të pranishëm në momentin që monitorët e mëdhenj tregonin pamjet nga Shqipëria, kur në ekran valëvitej flamuri kuq e zi, janë madhështore" tha për gazetën kombëtare Bota Sot, Dr. Albert Jerasi, konsull i Shqipërisë në Nju Jork.