E enjte, 01.05.2025, 09:03 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Sylejman Morina: Nga Jeta Kulturore në Arbënesh të Zarës

E hene, 27.04.2009, 08:47 PM


Diaspora e vjetër
 
Nga Jeta Kulturore në Arbënesh të Zarës

Shkruan Sylejman Morina

Entuziazmi i intelektualëve dhe i qytetarëve arbëreshë për rëndësinë e ndërtimit të objektit  të bibliotekës së Arbanasit(Arbneshit)degë e bibliotekës së qytetit të Zarës  u tregua i arsyeshëm, sepse për një kohë shumë të shkurtër aty janë zhvilluar aktivitete  të shumta kulturore ,ndërsa aktiviteti i  fundit ishte hapja e ekspozitës me fotografi  historike ”Arbëreshët dhe Biçikleta” nga 6 prilli deri me 26 prill. Për hapjen e kësaj ekspozite i kemi  njoftuar me kohë lexuesit e revistës ”Zemra shqiptare”.Kjo ekspozitë u realizua sipas idesë  së znj.Doroteja Kamber –Kontiq, udhëheqëse e bibliotekës, dega në Arbanas.Realizimin e kishin  bërë Drago Mariq e Bernard Kotllar.
Në hapjen solemne kishin marrë pjesë shumë qytetarë arbëreshë e të tjerë, si edhe personalitete të shquara  politike kulturore,sportive e qytetit të Zarës. Ndër ta ishte edhe zhupani i Zhupanisë së Zarës, z. Stipe Zreliq, regjisori i RAI II, z. Milenko Dujela, gazetari e publicisti i njohur i fotografisë historike,z. Abdullah Seferoviq etj. Ishte  madhështore pjesëmarrja e atyre që kishin  dhënë shumë për çiklizmin e Zarës: Josip Bumba Bajlo, Shime Bajlo etj. Në ekspozitë ishte sjellë edhe biçikleta e vitit 1888, pronë e Bumba Bajlos..

Zonja Kontiq bën hapjen e ekspozitës
Zonja Kontiq bën hapjen e ekspozitës

Në fjalën e hapjes znj.Kontiq kishte sqaruar, pse pikërisht ky muaj ishte zgjedhur që të hapej kjo ekspozitë,sepse” para shumë vitesh  kanë ndodhur dy  gjëra  lidhur  me biçikletën”.Në prill të  vitit 1877, pronari i fabrikës së likereve,  Nikolo  Luxardo, kishte sjellë për punëtorët e tij biçikleta, e në “mesin e tyre ishe edhe një arbëresh që ka drejtuar biçikletë,  Shime Bajllo.Pas 77 viteve lajmërohet  edhe një Bajllo -Shime Bajllo- (Shoin), biçiklisti më i madh zaras në histori,kampion i katërfishtë  shtetëror. Po ashtu, në prill të vitit 1947 themelohet klubi  i biçiklistëve BK. “Zadar”( KB Zara) , shumica e anëtarëve të klubit  ishin  arbëreshë”

Ndërsa  Mariq  për ekspozitën ishte shprehur:”Kjo ekspozitë është përkujtuese e traditës së bukur të arbëreshëve të Zarës, lidhshmërisë  qindvjeçare  të tyre me  biçikletën, me të cilën  u bënë të veçantë dhe të njohur.... ekspozita nuk i paraqet vetëm sportistet arbëreshë, por edhe njerëzit e thjeshtë të shoqëruar me këtë mjet udhëtimi të popullarizuar.”
Kotllar kishte thënë se disa foto  janë publikuar  për herë të parë, e më e vjetra ishte  e vitit 1907.“Pas ekspozitës  fotografitë do të gjejnë vend në “në fondin e trashëgimisë arbëreshe, ndërsa unë me Mariqin  do të vazhdojmë të hulumtojmë për trashëgimin tonë  të pasur” .
Ekspozitën e çmoi  lart eksperti i fotografisë, z . Seferoviq, duke e  krahasuar me ato ndërkombëtare,”këndshëm jam i befasuar,ekspozita është e nivelit më të lartë, këtu  dominon sensibiliteti para zgjedhjes së fotografive dhe raporti mes fotografisë  së vjetër dhe asaj të re, është goditur  shkëlqyeshëm  edhe kronologjia  e ekspozitës”. Vërejtje kishte dhënë pse nuk ishte përgatitur edhe një katalog  përcjellës.
  Fjalët e Shime e  Josip Bajllos me mallëngjim ishin nxjerrë:
 “Në një mënyrë kemi përshtypjen ,se na keni kthyer jo vetëm  në kohen e rinisë  sonë ,por na keni  kthyer fuqishëm edhe në kohet e hershme  të të parëve tanë”.

Kotllar dhe Mariq, para biçikletës  “veterane”  të vitit 1888
Kotllar dhe Mariq, para biçikletës “veterane” të vitit 1888



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilir Çumani: Jetimët, një çështje mbarëkombëtare Bilall Maliqi: Alpinizmi, kontribut i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës i njerëzimit Sokol Demaku: Nxënës shqiptar nga qyteti Borås në vizitë në SR-Redaksinë shqipe ''Jehona'' Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook Jahë Sadrija: Homazhe e Kurora Lulesh në Lëndinën Memoriale të 112 Dëshmorëve të Kombit Baki Ymeri: Shqiptari që i përket përjetësisë Këze (Kozeta) Zylo: Shkrimtarët Shqiptaro–Amerikanë nderojnë Nolin e madh Sokol Demaku: Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore Jahë Sadrija: Të luftosh e të vdesësh për liri është fat dhe trimëri Jahë Sadrija: Të gjithë bashkë në Gllogjan, atje në Dukagjin Në Heilbronn u nderua vepra atdhetare e Qazim Gashit Beqir Cikaqi: Turne madhështor për nder të festave Sokol Damaku: Dita e Sulltan Nevruzit u shënua në mënyrë madhështore në Borås të Suedisë Këze (Kozeta) Zylo: Festa e bukur e abetares “Faleminderit president, për atë që bëre për Kosovën dhe shqiptarët!” Beqir Sina: U promovua libri i autorit Tomë Mrijaj: "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe Sokol Demaku: Në qytetin Borås të Suedisë u festua trevjetori i qendrës kulturore ''Migjeni'' Asllan Dibrani: Njëvjetori i pavarësisë së Kosovës temë kryesore në „Arbaitskreis Asyl të Shtutgardit” Enver Bytyçi: Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë e 20 viteve të fundit të Kosovës Sokol Demaku: Me pianistin e vogël Erion Rexhepi

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx