E enjte, 01.05.2025, 01:34 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Jahë Sadrija: Të gjithë bashkë në Gllogjan, atje në Dukagjin

E shtune, 28.03.2009, 09:59 PM


Në Gllogjan u mbajt manifestimi përkujtimor-24 marsi i vitit 1998

”TË GJITHË BASHKË NË GLLOGJAN, ATJE NË DUKAGJIN”

Nga Jahë Sadrija
  
Sot, në fshatin Gllogjan të Dukagjinit, u mbajt  manifestim në shenje përkujtimi  në 11 vjetorin e betejës së parë të UÇK-së në Gllogjan dhe u shënua 10-vjetori i ndërhyrjes ajrore të NATO-së mbi caqet serbe. Të dyja këto ngjarje të rëndësishme përkujtohen në 1 vjetorin e pavarësisë së Kosoves. Pikërisht më 24 mars të vitit 1998,  rreth orëes 12:30 para 11 vitesh në Gllogjan u zhvillue beteja e parë frontale në Rrafshin e Dukagjinit, datë kjo që shenoi fillimin e luftës në këtë anë, të qëndresës heroike të luftetarëve të lirisë më ç‘rast forcat serbe u thyen duke marrë goditjet e para përballë forcave të UÇK-së. Ishtë kjo një ditë kushtrimi dhe njëkohsisht një mbështetje e fortë e qëndresës së armatosur në Drenicë, dhe impulsi i parë i përhapjes së luftes së UÇK-së në mbarë Kosovën. Pikerisht më 24 mars të vitit 1998, forcat e UÇK-së së fshatit Gllogjan e bënë një qëndresë heroike 12 orëshe, duke e dyteruar makinerinë serbe që të tërhiqet prapa nga fushbeteja më një humbje në policë, paramilitarë dhe arsenal luftarak të shkatërruar. Nga taborri i luftëtarëve të lirisë atë ditë heroikisht ranë dëshmorë: Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.
Për t’u mbrojtur nga ndonjë masakër e mundshme sikur ato në Drenicë, në mesditë shumë banorë, kryesisht gra dhe femijë i kanë braktisur shtëpitë dhe kanë mësye drejt fshatrave të Rekës së Keqe.
Trishtuse e rrënqethëse ishin rrefimet e grave e femijevë, të cilët kishin ikur nga vatra e një lufte të vertetë, makineria serbe po na sulmon nga toka edhe ajri, ne i lamë shtëpitë- rrëfenin gra e femijë e  nuk dinin çfarë po ndodhte me familjarët e tyre.
Po këtë ditë është arrestuar edhe veprimtari i Gllogjanit dhe Rrafshit të Dukagjinit, Rasim Selmanaj, i cili dërgohet në burg dhe mbahet deri pas lufte, lirohet me amnesti të pergjithshme.
Qindra mijëra qytetarë ishin tubuar sot në Gllogjan për të berë homazhe e për të vënë kurora lulesh në  varrezat e dëshmorëve të kombit, pranë Kulles së Qëndreses.
Në pjesën e dytë filloi manifestimi kryesor  ku Legjenda e gjallë e Rrafshit të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, për herë të parë pas triumfit në gjykatën e Hages, u kthye këtu ku ishtë para 11, gjegjësisht 10 vitesh si komandant i UÇK-së,  në mbrojtje të Dukagjinit e terë Kosovës.
Foli Ramush Haradinaj, triumfusi i Gllogjanit, i Rrafshit të Dukagjinit, i Kosovës, i Gjykatës së Hagës dhe sot  i lirë po triumfon në Gllogjanin legjendar e në Dukagjinin historik.
Erdhi në Gllogjan me shumë shokë e bashkatdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare, për të sjellë te bashkfshatarët, te vëllëzrit dhe shokët e tij dëshmorë mesazhet e lirisë dhe të mvetësisë së Kosovës.
Ndërhyrja ajrore e NATO-së kishte për qëllim sjelljen e lirisë në Kosovë dhe parandalimin e spastrimit etnik.
Pas terheqjes së trpave serbe nga Kosova, që nga 10 qeshori i 1999, liria vendin tonë e gjeti më 1 milion të përndjekur, 10 mijë të vrarë e 5 mijë të zhdukur.
Po përpiqemi që dhembjen ta kthejmë në forcë, e lotët e derdhur në bar shërues, për ta mposhtur dhunën e për ta mundur të keqen.
Dëshmorët nuk e durojnë lotin, ata nuk qahen, vetëm kënga e pushkës  ua qetëson shpirtin.
Loti është robëri e gjaku i dëshmorëeve ëshë liri.
Kështu me kengë kushtuar dëshmorëeve e pavarësisë  kënduan në fund të manifestimit: Leonora Jakupi, Ilir Shaqiri, Shkurte Fejza, Manjolla Nallbani,Violet Kukaj etj.
Lum ai që rron pas vdekjes- ishte mesazhi i fundit i këtij tubimi përkujtimor.
Lavdi!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Në Heilbronn u nderua vepra atdhetare e Qazim Gashit Beqir Cikaqi: Turne madhështor për nder të festave Sokol Damaku: Dita e Sulltan Nevruzit u shënua në mënyrë madhështore në Borås të Suedisë Këze (Kozeta) Zylo: Festa e bukur e abetares “Faleminderit president, për atë që bëre për Kosovën dhe shqiptarët!” Beqir Sina: U promovua libri i autorit Tomë Mrijaj: "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe Sokol Demaku: Në qytetin Borås të Suedisë u festua trevjetori i qendrës kulturore ''Migjeni'' Asllan Dibrani: Njëvjetori i pavarësisë së Kosovës temë kryesore në „Arbaitskreis Asyl të Shtutgardit” Enver Bytyçi: Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë e 20 viteve të fundit të Kosovës Sokol Demaku: Me pianistin e vogël Erion Rexhepi Getoar Mjeku: Dita e Mësuesit shënohet në Teksas “Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë” Pal Sokoli: Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani mbajti Orë letrare në Wuppertal Alfred Papuçiu: Vazhdimi i bisedës me bashkëatdhetarë të mirë në Amerikë Asllan Dibrani: Pavarsia e Kosovës i tejkaloi udhëkryqet e historisë dhe padrejtësive ndaj shqipetarëve Avdi Rama: Turneu i parë pas Pavarësisë Në Ängelholm të Suedisë u mbajtë një manifestim kulturor me rastin e njëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës Alma Papamihali: Domethënia e vërtetetë e 17 Shkurtit Laver Niku: Një hap në rrugën e bukur të Pavarësisë Pal Sokoli: Mirë se erdhe Pavarësi

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx