E shtune, 26.07.2025, 02:36 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Beqir Cikaqi: Turne madhështor për nder të festave

E diele, 22.03.2009, 03:22 PM


Turnir në futboll të vogël në Istrana të Trevisos

Dardania, fitues i turneut
Dardania, fitues i turneut

Turne madhështor për nder të festave

Tiumfoi “Dardania”e Montebellunos

Nga Beqir Cikaqi, Itali

Në vazhden e manifestimëve të diasporës shqiptare për nder të Pavarsisë së Kosovës dhe Epopesë së UCK-së, në Treviso të Italisë, përkatësisht në Palestren sportive të Istranës (lokalitet i Trevisos) dy ditë rresht me 7 e 8 mars 2009, u organizua  turnir në futboll të vogël. Turniri kushtuar Epopesë UCK-së është tashmë tradicional, i pesti me radhë, ndersa kësaj radhe i kushtohej edhe një vjetorit të Pavarsisë Kosovës, pasi që këto dy festa jan shumë afër njera tjetrës.Organizator ishte si zakonisht shoqata “Kosova” dhe Bar KOSOVA e Postiomës(TV) në bashkëpunim me komunitetin shqiptar që jeton e punon në Treviso dhe më gjërë.Pregaditjet për këtë turnir kan filluar muaj ma parë.
     Komisioni i përbër nga  Driton Shuka,Flurim Lumi. Haki Qatani,Feim Begaj dhe Beqir Cikaqi, në përfundim të turnirit u ndan shumë të kënaqur me mbarevajtjen e turnirit, e sidomos me sjelljet e lojtareve,dhe siç u shpreh njëri nga ta, Driton Shuka” ky ishte turneë ma i mirë, me sjellje, si të lojtareve po ashtu edhe të shikuesve,  ku pjesëmarrës ishin ekipe nga një largësi e madhe prej këtu , si nga Brescha e Piazenca.Mandej palestra sportive ishte në nivel të lart, edhe me zërim, ku për herë të parë shikuesit në pauza u argëtuan edhe me pika të zgjedhura muzikore, kushtuar festes se Pavarsisë, dëshmoreve, etj...” u  shpreh z. Shukaj, i cili  ishte edhe moderator i turnirit.
    Në këtë turnir morën pjesë 25 ekipe, turniri ka edhe rregulloren , dhe për herë të parë u jetësua pika e rregullores së turnirit, që pas tërheqjes së shortit(dy ditë para turnirit) të mos pranohen ekipe tjera.Turniri u mbajt në sistenmin e eliminim,ku xhiroja e parë u zhvillua të shtunën , e të tjerat të dielen.Referuan arbitra vendas (me profesion) dy të shtunën dy të dielën, me ndrrime.Përveq lojtarëve shqiptarë , pjesëmarres ishin edhe lojtar vendor, e të huaj si maqedon, marokien, mandej edhe lojtar afrikian(për ekipin Bar Kosova).Për një organizim kaq madhështor nuk  kërsyen komplimentet edhe vendoret, sidomos arbitërit.
    Duhet cekur se më të veqant nga turnet tjera,e bëri atë paraqitja e nxënësve të shkollës shqipe nga Bassano të drejtuar nga mësuesi i tyre.Këta nxënës u paraqiten me pika karakteristike për Pavarësin e Kosovës, për luftën e lavdishme të UCK-së, për dëshmorët, etj. i argetuan t pranishmit, sikurse edhe loja dhe sjelljet shumë të bukura të lojtarëve.Nxënesit u paaqiten në ditën e dytë nga ndeshjet e çerkfinales, ku pas çdo loje të përfunduar prezentoheshin me  program të zgjedhur.
 Vendi i tretë për shkak të kohës së caktuar,  u caktua me ekzekutimin e panalltive në mes ekipit Theranda dhe Studeçani, ku më shumë fat patën lojtarët e Studençanit, që u radhiten në vendin e treëë.Para ndeshjes finale u bë intonimi i himnit kombëtar shqiptar dhe himnit shtetror të Kosoves.Në finale u takuan dy ekipet më meritorë Dardania e Montebellunos dhe Rinesa (fitues i dyfisht i këtij turniri në vitet e kaluara) , pasë një loje shumë të pëlqyer nga shikuesit e shumtë të pranishëm, rezultati përfundimtar  ishte 4:2 në të mirë të Dardanisë. Duhet përmendur se edhe  lojtar më i mirë i turnirit ishte  Mukrem Vejselovski (nga Maqedonia) i ekipit Dardania, dhe portieri më i mirë u shpall Dibran Mazreku, i ekipit Rinesa. Ndërsa,  golashënues më i mirë  Leonard Gashi i ekipit Theranda, i njejti lojtaredhe në turnirin e shkuar ishte më efikasi.Për më të mirët u ndan kupa, medalione dhe për tri ekipet e para edhe mjete në euro, varësisht nga pozita perfundimtare.  
    Organizatorët nga një kupë ndanë edhe për referin Bruniera Lorenzo, dhe shikuesin më të vjetër e më të rregullt edhe në turniret tjera, ky ishte Kadri Gashi. Peërveq organizatorëve trofe ndau dhe sigurimi me renome në Itali TORO, për mes agjentit Besnik Besimi (nga Prizreni).Toro ndau trofe dhe  kupa për ekipin e Veteraneve, per Shoqaten KOSOVA(organizatorin) dhe për autorin e këti shkrimi si gazetar i vetem që informon nga  ky lokalitet italian.
    Ndërsa agjensioni “JAHA TOURS”s.r.l. përmes menaxherit Jahir Bytyqi, ndau trofe mjaft me vlerë  për nxënësit e shkollës shqipe nga Bassano, që ishin pjesëmarrës në pjesën përfundimtare të turneut, dhe një tjetër për mësuesin e tyra me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit(që koincidonte me ditën e parë të turnirit).

Fituesit e turnirit
Rradhitja e tri ekipeve të para:

Vendi i  1. Dardania; 2. Rinesa, dhe 3. Studençani 

Ekipi fitues luajti me këtë përbërje: Fatmir Kryeziu, Agron Berisha, Mukrem Vejselovski, Bledar Elshani, Rexhep Berisha, Faton Fondaj, Frashër Shpati dhe Hamëz Elshani.
  Për të gjith lojtarët e ekipeve të para u ndan medalione, ndërsa ekipi fitues, përveq kupës dhe një shume të hollave, në pronësi të përkohshme (deri në turneun e ardhshëm) mori bustin e Adem Jasharit- Komandantit Legjendar të UCK-së.

Ekipet finaliste gjate intonimit te himnit
Ekipet finaliste gjate intonimit te himnit

Moment nga ndeshja finale

Vallja e pavaresise, Bassano
Vallja e pavaresise, Bassano

Drejtuesit e turnirit me kupat qe u shperndan

Besnik Besimi agjenti i TOROS (i dyti nga e majta) dhe Jahir Bytyqi, menagjer i JAHA TOURS (i parafundit), me mesuesin dhe nxenesit e shkolles shqipe te Bassanos
Besnik Besimi agjenti i TOROS (i dyti nga e majta) dhe Jahir Bytyqi, menagjer i JAHA TOURS (i parafundit), me mesuesin dhe nxenesit e shkolles shqipe te Bassanos


(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sokol Damaku: Dita e Sulltan Nevruzit u shënua në mënyrë madhështore në Borås të Suedisë Këze (Kozeta) Zylo: Festa e bukur e abetares “Faleminderit president, për atë që bëre për Kosovën dhe shqiptarët!” Beqir Sina: U promovua libri i autorit Tomë Mrijaj: "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe Sokol Demaku: Në qytetin Borås të Suedisë u festua trevjetori i qendrës kulturore ''Migjeni'' Asllan Dibrani: Njëvjetori i pavarësisë së Kosovës temë kryesore në „Arbaitskreis Asyl të Shtutgardit” Enver Bytyçi: Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë e 20 viteve të fundit të Kosovës Sokol Demaku: Me pianistin e vogël Erion Rexhepi Getoar Mjeku: Dita e Mësuesit shënohet në Teksas “Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë” Pal Sokoli: Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani mbajti Orë letrare në Wuppertal Alfred Papuçiu: Vazhdimi i bisedës me bashkëatdhetarë të mirë në Amerikë Asllan Dibrani: Pavarsia e Kosovës i tejkaloi udhëkryqet e historisë dhe padrejtësive ndaj shqipetarëve Avdi Rama: Turneu i parë pas Pavarësisë Në Ängelholm të Suedisë u mbajtë një manifestim kulturor me rastin e njëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës Alma Papamihali: Domethënia e vërtetetë e 17 Shkurtit Laver Niku: Një hap në rrugën e bukur të Pavarësisë Pal Sokoli: Mirë se erdhe Pavarësi Sokol Demaku: Kosovë, Gëzuar njëvjetorin e Pavarësisë Beqir Cikaqi: Në Bassano del Grapa(Itali), u festua Pavarësia e Kosovës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx