E enjte, 01.05.2025, 07:15 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Sokol Demaku: Kosovë, Gëzuar njëvjetorin e Pavarësisë

E diele, 22.02.2009, 04:13 PM


KOSOVE GËZUAR NJËVJETORIN E PAVARËSISË

Nga Sokol DEMAKU  -  Kenne, Suedi

Me 21 shkurt në qytetin e vogël suedez në Suedin përendimore të quajtur Kenne shqiptaret që jetojnë dhe veprojnë në në këto treva kishin organizuar manifestimin qendror për festimin e nje vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në fjalëne  tij veprimtari  Avni Ismaili përshendeti të pranishmit me Urimin
KOSOVË – GËZUAR PAVARËSIN!
Me intonimnin e himnit shtetëror  filloj manifestimi ku mbi 200 të pranishëm në sallë ishin tubuar që të kremtojnë këtë ditë të madhe.
Të prnanishmëve iu drejtua Avni Ismaili aktivist i dalluar në jeten kulturore ketu në këtë qytet i cili foli për rëndësin që ka kjo ditë për ne shqiptarët, ku në sallën ku zhvilloj aktiviteti në pjesën e lart të murit, ku ishte e improvizuar  një kënd për grupin muzikor dhe pjesen artistike të kësaj mbrëmje festive, ishin të vendosur Flamuri i Kosovës, Flamuri Kombëtar , Flamuri amerikan, Flamuri suedez, fotografitë e Ibrahim Rugovës dhe komandantit legjendar Adem Jasharit si dhe mbishkrimi me shkronja kuq e zi:
”KOSOVËS GËZUAR NJË VJETORIN E PAVARËSISË”!
Pjesen artistike të kësaj mbrëmje festive e udhëhoqën të rinjët Egzona Bekteshi dhe Liridon Mavraj, nxënës.
Nxënësit dhe të rinjët e ketij qyteti nën përkujdesjen e mësusit të gjuhës shqipe në keto treva kishin përgatitur nje kollaz muzikoro humoristik për këte dite me rëndësi për kombin shqiptar.
Ishte kënaqesi të degjoje voglushet dhe voglushit shqiptar duke recituar për atdheun, kombin, heronjët dhe të arriturat e vendit tonë.
Ishte interesant skeqi mes ”Ramadanit dhe Zhivkos” dy fqinje të dikurshem e sot…. Ku kjo u prit me ovacione të gjata nga të pranishmit.
Po ashtu edhe skeqet humoristike të benin përshtypjen se keta fëmije dhe të rinjë kanë se cka të prezentojnë para publikut apo me mire te themi para prinderve të tyre dhe mysafirëve të ftuar.
Muharem Shabani dhe Agim Bekteshi thonë se kjo është traditë e shqiptareve këtu, se jo vetem dita e pavaresë së Kosovës por edhe festat tjera kombëtare ketu festohen në menyrë madheshtore, e kete ne e bejme thon ata qe fëmija tant ë dinë me teper per vendlindjen, per atdheun se jemi larg e atyre eu duhet kurr me shume që të kene njohuri për vendlindjen.
Por eshte pune e madhe thone keta bashkepunimi mes familjes dhe shkolles ku ka dhene rezultate pozitive dhe kjo shihet nga puna dhe ajo cka fëmija tonë dinë dhe mund të hsprehin para mysafirëve tanë.
Kjo ishte nje mbëmje e cila do mbahet mend kohe të gjatë , u festua deri ne oret e hershme të mengjesit e të gjithë ishin të kenaqur dhe te entuziasmaur me këtë.
Ishte kënaqesi kur vallëzohej me falmurin kombëtar të bashkuar me flamurin e Kosovë nga të rinjët dhe të rejat që ishin në valle. Pra ky nje gjest që simbolizon deshirën për bashkim kombetar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx