E enjte, 01.05.2025, 12:17 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Elmira Muja: “Motrat Qiriazi” ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut

E shtune, 03.01.2009, 11:00 PM


Elmira Muja
Elmira Muja
“Motrat Qiriazi” ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut

Nga Elmira Muja

Nga shëpia më shtëpi, nga zemra në zemër, nga një vend në një tjetër, ngrohtësia e gëzimit të festave të fundvitit na sjell më afër me njëri tjetrin.  Krishtlindjet është  koha ku çdonjëri do të harrojë të kaluarën dhe të kujtojë të  tashmen, është momenti kur gjërat më të bukura në botë nuk mund të shihen, madje as të preken, por të ndjehen me zemër.
Është festa ku të gjithë së bashku marrim dhe japim urime, që viti i ardhshëm të jetë më i sukseshmën në punën tonë, më i begatë dhe i shëndetshëm për familjet tona.
Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi”, zgjodhi restorontain “Desaret” në Manhattan, për të festuar së bashku me gratë e komunitetit tonë festat e fundvitit.
Në fjalën e mirëseardhjes, presidentja e Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane”Motrat Qiriazi”, Dr.Anna Kohen, tregon momentet më të bukura, por edhe të vështira që ka kaluar Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi” në vitin që po lemë pas.
Ne festuam 15 vjetorin, duke marrë urime të veçanta nga presidenti i Republikës së Shqipërise, nga shumë organizata të tjera si dhe nga individë të veçantë. Viti që po lemë pas, ka qenë me të vërtetë një vit special, i mbushur me plot aktivitete, që falë punës së vullnetarëve është bërë e mundur që të zgjidhim problemet dhe nevojat emergjente të komunitetit tonë.
Çdo vit komuniteti shqiptar vjen duke u rritur, dhe sigurisht Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane”Motrat Qiriazi”, si e vetmja organizatë shqiptare në përgjigje të kërkesave të tyre ka më shumë përgjegjësi në përmbushjen e misionit të saj.
Ajo çfarë e bën më të ndjeshme punën e Organizatës së Gruas Shqiptaro-Amerikane”Motrat Qiriazi”, vijoi Dr.Kohen, është përgjigja e menjëherëshmë në raste tragjedie. Dy rastet e këtij viti janë Tragjedia Gërdeci dhe rasti i Mimoza S.
Për të dy rastet, Orgamizata Gruas Shqiptaro-Amerikane”Motrat Qiriazi”, falë ndihmës bujare të miqve të saj arriti të mbledhë fonde.
Një çek nga organizata Gruas Shqiptaro-Amerikane”Motrat Qiriazi”, iu dergua kohë më parë familjes Deliu, e cila përjetoi dramën më të madhe në tragjedinë Gërdeci.
Bashkia e qytetit të Vorës, me këtë rast dërgoi një letër falenderimi për Organizatën e Gruas Shqiptaro-Amerikane”Motrat Qiriazi”
Në këtë mbrëmje kishte ardhur për të ndarë gëzimin dhe momente të bukura me motrat e saj të komunitetit, edhe Mimoza S.
Emri i saj është bërë i njohur edhe nga media e New York-ut.
Historia e Mimozës është shumë e trishtueshme. Ajo fillon që me peripecitë e saj të para në Shqipëri për të ardhur në tokën e premtuar. Historia e saj mund të jetë e ngjashme me jetët e shumë grave që sakrifikojnë për tu siguruar fëmijëve një jetë më të bukur. Mimoza rrëfen vetë ngjarjen e saj që ndodhi shtatorin e kaluar. Mrekullisht ajo i shpëtoi një krimi monstruz i mbetur në tentativë nga babai i fëmijëve të saj.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë së Bronxit, ku një meritë të veëantë në këtë ekip ka police officer Mimoza Bakraqi, bëjnë të mundur që të dërgojnë Mimozën në spital, për ti shpëtuar jetën. Ndonëse, sot Mimoza S. është invalide dhe me shumë plagë në trup, ajo është në pëpjekje të vazhdueshme për të rifilluar jetën normale me fëmijët e saj. Ajo flet e shoqëruar nga lotët, duke falenderuar në veëanti Mimoza Bakraqin, ndihma e së cilës, jo vetëm në momentin më të vështirë të jetës së saj ka qenë  prezent, por edhe tani.
Faleminderit, motra të dashura që më ftuat sonte këtu, faleminderit Dr.Kohen që je interesuar kaq shumë për muavijon më pas Mimoza S. Unë e çmoj shumë ndihmën tuaj personale, por edhe të organizatës që ju drejtoni dhe që jeni vazhdimisht kaq pranë me hallet e komunitetit në përgjithësi dhe të grave në veçanti. Unë kam mendimin se jo vetëm në krishtlindje, por gjatë gjithë vitit, gëzimin që ju jipni tek të tjerët është gëzimi që kthehet tek ju.
Për punen fisnike në ndihmë të viktimave të dhunës në familje dhe shërbimin ndaj grave dhe fëmijëve Shqiptaro-Amerikanë në Bronx, Police Officer Mimoza Bakraqi mori një çertifikatë mirënjohje me motivacionin:  AAWO Community Service Award 2008,
Më pas Dr.Kohen i dorëzon Mimoza S një cek
Për të dy rastet Dr Kohen falenderon në emër të organizatës që ajo drejton prej 11 vjetësh

Dhuruesit për Mimoza S.:

Massachusetts Albanian American Society-BESA

Dr. Anna Kohen

Mrs. and Mr. Louis Foundo

Gary Kokalari

Prelë Sinishtaj

Ina Hoxha

Dhuruesit për tragjedinë Gërdeci:

Driton dhe Luiza Bauta
Kestrina Budina
Enon Daci dhe Genta Dani
Genta Daiu
Vojislava dhe Steven Duracevic
Elira Duro
Shefqet Shala
Drita Shkurti
Loreta Stamo

Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane ”Motrat Qiriazi”- AAWO

Letrën përshëndetëse të dërguar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Zoti Bamir Topi, e lexoi zonja Valbona Jerasi.
Më pas përshëndetje dhe urime secila për njëra tjetrën. Në çastet e përfundimit është sërish fjala e Dr Kohen:  Të nderuara, Zonja, motra dhe shoqe të njëra tjetrës, jam e bindur se duke punuar të gjithë së bashku ne do të arrijmë deri tek e pamundura. Le të kemi si moton tonë një thënie të Nënë Terezës : Përhap dashuri kudo ku shkoni. Mos e lër asnjë që vjen tek ti pa e bërë të lumtur. Një zemër e gëzueshme është rezultat i pashmangshëm i zemrës së mbushur me dashuri.
Gëzuar festat e fundvitit, për të gjitha ju dhe për të gjitha nënat, gratë dhe motrat shqiptare të kudondodhura!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sokol Demaku: ''Babadimri nga Kosova'' në qytetin e Boråsit Patriotë të njohur nga krahina e Sulovës së Elbasanit Beqir Cikaqi: Babadimri iu shpërndau dhurata nxënësve të shkollës shqipe në Cartegliano Vlashi Fili: Për njerëzit e shquar të gjuhës shqipe Këze (Kozeta) Zylo: Nxënësit e shkollës shqipe "Gjergj Kastrioti Skanderbeg" festuan Krishtlindjet dhe Vitin e Ri Albert Zholi & Elsa Xhai: Mes shqiptareve të Amerikës Qaush Krasniqi: Në Kirchheim /Teck të Gjermanisë me 6 dhjetor u festua Dita e Flamurit Aleksandër Ndoja: Drejt Stublles për Meshën e parë të dom Ambroz Demajt Mesazh Festiv nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane Xhevat Rexhaj: Të duash flamurin kombëtar - e don kombin dhe truallin tënd Këze (Kozeta) Zylo: Shqiptaro-amerikanet kaluan se bashku nje mbremje te bukur festive rreth Flamurit te perbashkuar Muharrem Sfarqa: Ne Julich të Gjermanisë shqiptarët i bashkon flamuri, kënga dhe fjala e bukur shqipe Pal Sokoli: Kremtimi i 28 Nëntorit në Aschaffenburg Vlashi Fili: 96 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë në Filadelfia Liman Zogaj: 28 Nëntori në Essen Këze (Kozeta) Zylo: Flamuri Kombetar kuq e zi, valevitet krenar ne Manhattan Natasha Dhoska: Takim me luftëtarët e U.Ç.K. në plazhin e Durrësit Pal Sokoli: Flamuri shqiptar na bashkoi në Berlin Këze (Kozeta) Zylo: Ambasada Shqiptare në Washington DC dha një pritje madhështore, për Ditën e Flamurit Kombëtar Osman Ahmetgjekaj: Në Angelholm të Suedisë ’’28 Nëntori’’ u kremtua dinjitetshëm

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx