Udhëpërshkrim
Xhevat Rexhaj: Të duash flamurin kombëtar - e don kombin dhe truallin tënd
E premte, 12.12.2008, 09:35 PM
TA DUASH FLAMURIN KOMBËTAR- E DON KOMBIN DHE TRUALLIN SHQIPTARË
Nga Xhevat Rexhaj
Si në të gjitha vendet dhe rajonet e ndryshme të botës ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët edhe në një vend të quajtur Schaffhausen, u festua dhe u këndua për shqiptarinë. Salla e mbushur përplot me njerëz të moshave të ndryshme, dhe të ,të dy gjinive ushtonte nga muzika dhe vallëzimet, nga këndimi "live" i këngëtares sonë Sh. Mema, dhe nga recitimet e mrekullueshme të nxënësve të shkollës plotësuese shqipe të Kantonit Schaffhausen me rrethinë.
Si zakonisht, pas fjalës hyrëse dhe përshëndetjes shqiptare nga ana e autorit të këtij shkrimi, si organizator kryesor i evenimenteve të tilla qe 18 vite, për vetë Flamurin prej kohës së Gjergj Kastriotit e vitit të I. Qemalit e gjerë në ditët e sotme referat të thukët lexoi veprimtari i mirënjohur i çështjes shqiptare Z. Mujë Demhasaj. Një fjalë të shkurt mbajti edhe aktivistja e LDK-së, dhe ish ushtarja e UCK-së Zonja Begije Idrizi.
Pas këtyre ishte radha e fëmijëve të cilët me një koreografi dhe një përgatitje shumë të mirë nga bashkëshortët, mësuesja dhe valltari Nuhiu, e kënaqën publikun me recitime dhe me dy drama të shkurtra, shumë të pëlqyera nga të pranishmit.
Festa për Flamurin tonë tregonte se ne së pari jemi shqiptarë e pastaj, kosovarë, andaj Flamuri i ynë kombëtar është ai që na bashkon të gjithëve, të të gjitha partive, t¨të gjitha trojeve dhe të të gjitha mendjeve tona.
Thënë sinqerisht pa u zgjatur më shumë ky manifestim tregoi se ne shqiptarët, që disi jemi të orientuar prej mesit nga e djathta, jemi më të drejtë, më të sinqertë dhe mendojmë disi shumë për kombin dhe nacionalizmin modern kombëtar, pra nuk jemi me soci- internacionalistë.
Manifestimi ishte i organizuar nga një grup shqiptarësh që me vite bëjnë këso organizimesh, pra nuk kishte karakter partiak, por thjeshtë kombëtar, ishte për mrekulli, disa zviceran- pasi që nuk kishim ftuar shumë u ndan vërtet të befasuar, ngamë shumë se 300 të pranishëm nuk thyhet as një gotë apo një shishe birre, lëvdata.
Kur duam mirë ne shqiptarët, ua kalojmë të gjithëve, por...
![]() |
Këngëtarja Sh. Mema, duke i kënduar vajzës që e ka ditëlindjen me 28 Nëntor, valltarja më e njohur në të gjitha zhanret e muzikës, Xhetare Rexhaj |