Udhëpërshkrim
Beqir Cikaqi: Babadimri iu shpërndau dhurata nxënësve të shkollës shqipe në Cartegliano
E hene, 29.12.2008, 07:42 PM
Nga aktiviteti i shkolles shqipe të Bassanos, Itali
Beqir Cikaqi
Nga Beqir Cikaqi, Itali
Në shkollen e Carteglianos (lokalitet i Bassanos) ku zhvillon aktivitetin shkolla shqipe e mësimit plotësues, që vepron në kuadër të shoqatës "Bashkimi Kombëtar"të shtunen, me rastin e mbylljes së vitit kalendarik, dhe përnder të festave të fundëvitit, u organizua një spektakël, ku të pranishëm ishin, përveq nxënësve me mësues edhe një numër i konsideruar i prindërve e familjarëve të fëmijëve që jan vijues të mësimit plotësues në gjuhën shqipe.Gjithashtu, prezent ishin edhe drejtuesit e shoqatës "Bashkimi Kombëtar", e të tjerë.
Ishte, kjo dita e fundit që që u mbajt mësimi për këtë vit kalendarik , dhe meqenëse mësimi këtë vit pat filluar me vonesë, dhe vetem me një mësues (ku në disa vitet e shkuara me nxënësit punonin dy mësues)nuk kishte mundësi që për nder të festes së Falamurit të paraqitet një program për publikun, u mendua që ate çka kan mësuar fëmijët gjat këtyre muajve të iu prezentohet familjarëve dhe atyre që jan të interesuar për mbarvajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Nxënësit dhe të tjerët që ishin të pranishëm menduan se do të jet një program modest i zakonshem.U mendua se do të jetë një orë mësimore e hapur, sikur herave tjera, por kësaj radhe nxënësve dhe të pranishmëve tjerë iu ishte pregaditur një befasi e veqant.Mësuesi me disa fjale të zgjedhura iu urojë mirëseardhje të pranishmëve,duke I falemenderuar tëgjith ata që jan duke kontribuar në mbarëvajtjen e mësimit shqip, jo vetem këtu por në mbarë diasporen…
Sapo mësuesi deshi që t’i prezantoi nxënësit për t’i paraqitur njohurit e fituara gjat këtyre muajve të vitit shkollor,në derë të klasës, hyri Babadimri me dhuratat në shpin.Kjo ishte edhe syrpriza për të pranishmit , e sidomos për fëmijët e pranishëm kur kuptuan se babadimri po flet shqip, nuk munguan duartrokitjet e gjata.
Babadimri, ishte shum komunikativ me nxënës,iu tha atyre, se:"kam kaluar, një rrug të gjat nga Atdheu, duke u nisur nga Prishtina, për në Shkup, e mandej për Tiranë, duke kaluar detin Adriatik, nga porti i Durrësit, dhe kam mbrri ketu, të iu shperndaj këto dhurata, dhe do te vazhdoj rrugën nëpër Evropë e botë, në çdo vend ku ka mbahet
mësimi plotësues i gjuhës shqipe, të kësaj gjuhe që aq bukur i kan shkruar Naimi, Mjeda,Fishta, etj. ..."Mandej, para të pranishmëve edhe babadimrit, nxënësit i paraqiten njohurite fituara gjat ketyre muajve të vitit shkollor.Denis Hoxha(si nxënës fillestar), lexoi pjesë nga
abetarja, Jeton Jashari prezantoi poezin e Naimit "Gjuha jonë",Qendresa Zeka, poezi për"Vitin e ri", dueti Brikena Berani-Njomza Dobra: "Sa të dua o Shqipëri", dueti tjeter Agnesa Zeka-Erblina Thaqi, poezin"Shqiponja", etj.
Babadimrit i bënë pytje nxënësit,, ndërsa babadimri iu tregoi edhe një përrallë, disa gjëegjëza, kështu u knaqen fëmijët sidomos kur pan babadimrin duke luajtur me violin, e kënduar me çfteli. Babadimri organizoi edhe lojen shpërblyese, ku me ndihmen e Sibele Halimit (që këtu vjen nga Shkupi), pjesëmarrëse nga publiku, u bë tërheqja e shortit. Fitues shpërblimit special që ndau babadimri, ishte nxënësi Rinor Thaqi, i cili këtë shpërblim tha se do t’ia dedikon vëllaut të tijë më të vogël, Edionit, që njëkohësisht ishte edhe pjesemarrësi me i ri.Pra, këtu u takuan ma i vjetri –babadimri(“plaku me mjeker të bardh”) dhe më i riu-Edion Thaqi (vetëm pesë muajsh)
Në fund , babadimri iu shperndau të gjith nxënësve të shkollës shqipe dhuratat, por edhe fëmijëve tjerë që ishin prezent. Mandej u bë fotografime të përbashkëta dhe individuale me babadimrin.Fëmijët shum u gëzuan kur erdhi babadimri, por u shqetësuan disi, kur babadimri paralajmroi se duhet të shkojë e t’i takojë fëmijët tjerë. Kështu me shkuarjen e babadimrit,mesuesi I shkollës e shpalli te mbyllur këtë spektakël, duke shpresuar se vitin e ri të ketë ma shum nxënës-vijuaes te gjuhës shqipe, se edhe babadimri premtoi se do të sjell edhe ma shum dhurta.
Duhet , falemenderuar, profesorin Vittorio Andolfato, nga Bassano del Grappa, mikun e madh të shqiptarëve të këtueshëm, të cilin shoqata “Bashkimi Kombëtar” e ka shpallur antar nderi, për kontributin e dhënë gjitherë në organizimin e mërgatës së këtueshme shqiptare.Profesori i nderuar edhe ma parë shumë herë e ka ndihmuar edhe materialisht shkollen shqipe, kësaj radhe ishte sponzor i dhuratave të babadimrit, rolin e të cilit me shumë sukses e paraqiti Mehmet Jashari, që ndryshe njihet me nofken “Mehmeti i Bassanos”.
![]() | ||||||||||||||
Babadimri në mesin e nxënësve
|