E marte, 22.07.2025, 02:40 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Albert Zholi: Në tregun e Pireut

E shtune, 14.02.2009, 09:14 AM


NË TREGUN E PIREUT

Nga Albert Zholi

Kushdo që ka shkuar në Pire është mrekulluar. Një vend me histori e me bukuri të madhe. Edhe pse është një lagje e Athinës, me shumë lagje, Pireun grekët e veçojnë dhe e mbajnë për qytet më vete. “Parajsa e zhytur në det” thonë për Pireun.
Historikisht Pireu ka qenë nga portet më të vjetër të Mesdheut e të botës. Historia e luftrave të Greqisë së Lashtë nuk mund të diskutohet pa të. Tashmë limanet e vjetër kanë mbetur me nga një pllakë historie në gjoks, për t’u treguar brezave se pa histori nuk ka zhvillim, nuk ka modernizëm.
Sa zbret nga vagonat e trenit elektrik përballesh me pamjen gjigande të portit, ku çdo ditë nisen dhjetra vaporë të mëdhenj për gjithë skajet e botës-lundruese. Në Pire ndodhen me dhjtera banka, me qindra dyqane të gjithëllojeve. Por në këto dekadat e fundit Pireu ka bërë emër edhe për tregun e famshëm të së dielave. Ky treg është i vetmi në Greqi (pas mbylljes së Manastiraqit më 1994) dhe në Europë. Kjo mbase lidhet dhe me traditën dhe nivelin ekonomik të Greqisë. Me njhë gjatësi prej 1,5km., Tregu i Pireut mban brenda mijëra klientë nga e gjithë Greqia, turistë, kurreshtarë, pa llogaritur pastaj emigrantët, ku në gjithë orët flitet më shumë shqip. Në tetë orët e jetës së tregut nëpër të kalojnë mbi njëmilion vizitorë: blerës-shitës-shikues. Shqiptarët-tregëtarë janë si ndihmës të pronarëve grekë, por edhe tregëtarë të pavarur.
Të dielën e dytë të korrikut hyra në Tregun e Pireut për të blerë disa kaseta filmash shqiptarë. Edhe pse dielli të digjte, si në Athinë, tregu ishte plot e vetëm plot sa nuk mund të ecësh dot pa u kthyer brinjazën. Me një gazette “Labëria” në duar kaloja bango më bango. Befas dëgjova tingujt e një kënge:
“Bilbilejtë trembëdhjetë,
Vanë në litare vetë…”.
Ishte kënga e Bilbil Shakos, që e vuri vetë litarin tek rrapi i Janinës, pa pritur dorën e dridhur të vrastarëve turq. (Thuhet se aty ku u varën trembëdhjetë Bilbilejtë çdo vit bien rrufetë). Sa mbaroi kënga u gjenda përballë dy të rinjve që tregëtonin kaseta me këngë labe.
-Nga jeni?-i pyes duke buzëqeshur.
-Nga Tepelena-më thotë më i madhi në moshë.
-Nxirrni gjë me këto kaseta?
-Sa të nxjerrim, po njerëzit nuk i kursejnë njëmijë dhrahmi për të kënaqur veten.
-Edhe unë e dua një kasetë me Bilbilejtë.
-Pse ka gazetë “Labëria”?-pyeti i gëzuar djaloshi tepelenas duke më parë gazetën “Labëria” në dorë.
-Të lutem të të dhuroj “Bilbilejtë” do më dhurosh “Labërinë”. Më ka marrë malli të lexoj për Labërinë time.
-Gazetën do të ta dhuroj, por kasetën do e blej se kushton shumë.
-Lëri llafet, atë e di unë-foli i kënaqur tepelenasi.
U largova shumë i emocionuar. Ata edhe fitonin edhe mbanin gjallë dashurinë për vendlindjen, për këngën shqipe.
“Kënga është shpirti i kombit. Ajo këndohet në lindje, në dasma, por edhe në vdekje, kush harron këngët e tij s’ka më atdhè!”.-më thoshte një shoku im poet nga Lunxhëria.
Dhe më recitonte disa nga vargjet e tij:

Kënga kur ka lindur,
Ç’thotë për të zemra?
Një ditëlindje kanë
Shqiptari dhe kënga…”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Baki Ymeri: Qyteti që mban emrin më të bukur të të folurit shqip Beqir Sina: Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass LDD, Dega për Suedi: Akademi përkujtimore në trevjetorin e vdekjes së Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova Asllan Dibrani: Akademi perkujtimore kushtuar vëllezërvë Gërvalla në Ludwigsburg të Gjermanisë Këze (Kozeta) Zylo: Të prekësh Hënën! Si në familje… Sokol Demaku: ”Jave bibliotekës Nordike” në Borås të Suedisë Sikur… pak dashuri, pak mirësi…(!?) Eeagle Mobile, një familje e madhe për të rinjtë pa kujdes prindëror Pierre-Pandeli Simsia: Shqiptarë dhe amerikanë së bashku festuan ndërrimin e viteve Elmira Muja: “Motrat Qiriazi” ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut Sokol Demaku: ''Babadimri nga Kosova'' në qytetin e Boråsit Patriotë të njohur nga krahina e Sulovës së Elbasanit Beqir Cikaqi: Babadimri iu shpërndau dhurata nxënësve të shkollës shqipe në Cartegliano Vlashi Fili: Për njerëzit e shquar të gjuhës shqipe Këze (Kozeta) Zylo: Nxënësit e shkollës shqipe "Gjergj Kastrioti Skanderbeg" festuan Krishtlindjet dhe Vitin e Ri Albert Zholi & Elsa Xhai: Mes shqiptareve të Amerikës Qaush Krasniqi: Në Kirchheim /Teck të Gjermanisë me 6 dhjetor u festua Dita e Flamurit Aleksandër Ndoja: Drejt Stublles për Meshën e parë të dom Ambroz Demajt

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx