Udhëpërshkrim
Pierre-Pandeli Simsia: Shqiptarë dhe amerikanë së bashku festuan ndërrimin e viteve
E diele, 04.01.2009, 09:00 PM
Në Long Island në Nju Jork, më 31 Dhjetor 2008, shqiptarë dhe amerikanë së bashku festuan ndërrimin e viteve
Dokle, Simsia dhe Rizo-Gjezo
Nga Pierre-Pandeli Simsia
Restoranti Per Un Angelo, në Long Island, Nju Jork, pronare e të cilit është kantautorja nga qyteti Sarandë Eli Rizo-Gjezo ishte zbukuruar si për festë.
Në një atmosferë tepër të këndëshme, zbukuruar me shije nga pronarja, ambient tepër i bukur, shlodhës dhe festiv, të dyja sallat e mëdha të restorantit ishin mbushur plot me bashkatdhetarë shqiptarë dhe amerikanë për të festuar ndërimin e viteve 2008-2009.
Midis bashkatdhetarëve, shoh të kishin ardhur edhe ish Presidenti i Klubit Sportiv "TIRANA" zoti Bujar Bakalli me familjen e tij.
E ftuar në atë mbrëmje festive nga vetë Eli Rizo-Gjezo ishte edhe këngëtarja e mirënjohur e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare Kleopatra Dokle me familjen e saj.
Atmosferë festive, ambient i këndshëm, muzikë e bukur, menuja e ushqimit e pasur.
Shqiptarët dhe amerikanët vallëzonin nën ritmet e muzikës amerikane të shoqëruar në DJ dhe nga dy këngëtarë amerikanë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen.
Edhe fëmijët e ardhur me familjet e tyre u bënë pjesë argëtuese e asaj mbrëmjeje gazmore muzikore, tek lëviznin këmbët dhe trupat e tyre nën tingujt e muzikës.
Dhjetë sekondat e fundit të vitit 2008 ishin edhe çastet emocionante, kur nga zëri që dilte nga boxet dëgjonim: "teen, naain, ejet, seveen, siiks, faaiv, foor, thrii, tuu, uaan, HAPI NJU JËËËËËR"
Dritat e lokalit fiken dhe salla ndriçohet nga fishekzjarret. Tingujt muzikorë shoqërohen me zhurmën gazmore të balonave.
Muzikë, puthje, përqafime. "Hapi Nju Jër" "Hapi Nju Jër".
Amerikanë dhe shqiptarë u bëmë një. Edhe pse të panjohur, ajo mbrëmje na bashkoi të gjithëve, për t'ë shtrënguar duart me njëri tjetrin, për të uruar Hapi Nju Jër, Gëzuar Vitin e Ri.
Filloi muzika amerikane tradicionale e vitit të ri.
Çiftet e ndryshme me buzë të bashkuara, të përqafuar, vallëzonin nën tingujt e valsit të lehtë.
Ishin sekondat e para të vitit të ri 2009. "Hapi Nju Jër, Hapi Nju Jër evri badi". Gëzuar Vitin e Ri.
Viti i Ri 2009 po na gjente të qeshur, duke vallëzuar e kënduar, të gëzuar. Kështu qofshim përherë.
Me emocione dhe duartrokitje u prit edhe këngëtarja e mirënjohur Kleopatra Dokle, jo vetëm për shqiptarët që e njihnin, por edhe për amerikanët, që e dëgjonin për herë të parë zërin e saj.
Pas disa këngëve të lehta të muzikës shqiptare, Kleopatra Dokle këndoi edhe disa këngë amerikane. Ndërsa Kleopatra këndonte këngën amerikane "Instant Replay", pjesëmarrësit shqiptarë dhe amerikanë u bënë një me këngëtaren, duke kërcyer nën ritmin e tingujve. "Shi is sou suiti! Shi is sou kjut! Oh maj Gad!" u shprehën disa amerikanë, që iu afruan dhe e përqafuan këngëtaren Dokle.
Tre gra, kliente të përhershme që e frekuentojnë atë lokal, iu drejtuan Elit. "Edhe ti je këngëtare, edhe ti këndon shumë bukur. Hajde këndo, na kënaq sonte; të këndojmë të gjithë së bashku".
Kantautorja Eli Rizo-Gjezo ua plotësoi dëshirën. Bashkë me Kleopatra Doklen filluan të këndojnë këngën : "Nju Jork, Nju Jork", këngë, e cila pastaj u shoqërua edhe nga të tjerë pjesëmarrës. ishte një kombinim i shkëlqyer zërash i duetit Rizo-Dokle.
Duartrokitje, vallëzim, muzikë; me këto pjesë argëtuese e përcollëm vitin 2008 dhe e pritëm vitin 2009.
Kështu qofshim përherë me njëri tjetrin, me dashuri, lumturi, me harmoni të përhershme.
Faleminderit Eli Rizo-Gjezo për çdo gjë kishe bërë, që na krijove atë ambient kaq të këndshëm!
Faleminderit këngëtarëve amerikanë!
Faleminderit këngëtarja Kleopatra Dokle!
Gëzuar Vitin e Ri 2009 të gjithëve.
![]() |
Eli Rizo-Gjezo |
Kleopatra Dokle |
DJ Kengetaret amerikane |
Bujar Bakalli me familjen e tij |
Kleopatra Dokle dhe Eli Rizo-Gjezo |