E premte, 17.05.2024, 05:46 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Baki Ymeri: Qyteti që mban emrin më të bukur të të folurit shqip

E premte, 30.01.2009, 07:58 PM


Qyteti që mban emrin më të bukur të të folurit shqip

Nga Baki Ymeri, Bukuresht

Bukureshti për mua është qyteti më i bukur në botë, thot dr. Vehbi Bexheti nga Maqedonia, profesor universitar, ish/drejtor i Agjencionit republikan të Informatave. Babai i tij jetoi në Bukuresht në periudhën kur lëvizja shqiptare vazhdonte traditën patriotike të rilindësve tanë (1930/1940). Hamdi Bexheti banonte në rrugën Calea Rahovei. Tejmatanë saj banonte Asdreni, të cilin e patën përkrahur edhe shqiptarët e Maqedonisë, duke filluar që nga i jati i poetit Abdylazis Islami, e deri te Sinan Kadriu, ky i fundit duke e nderuar Asdrenin përmes pjesëmarrjes në varrim. Zonja Marieta Vasilescu, kunata e një shqiptari me prejardhje nga Tetova, përmendte emra tetovarësh me karroca ëmbëlsirash, me kësula të bardha, me besnikërinë dhe sinqeritetin e arnautëve të asaj kohe. Marietën e ka njohur edhe aktorja shqiptare, Shpresa Bërdëllima. Ishte motra më e vogël e mamasë sime që na fliste me admirim për shpirtbardhësinë karakteristike të shqiptarëve të asaj kohe, për sensin e humorit dhe optimizmin që i karakterizonte.
Me mbresa të paharruara janë kthyer nga Bukureshti në Zvicër, Amerikë, Kosovë, Belgjikë e Tetovë, Thanas Gjika, Ukë dhe Sali Bashota, Jeton Kelmendi, Fadil Sulejmani, Arian Miluka, Xhever Ymeri, Bekim dhe Dashmir Halili, Merxhan Kurtishi, Mumin Ramadani, drejtori i fabrikës Molika etj. Godina të shumta të kësaj metropole, ndër të cilat edhe ajo e hotelit  Continental ku  u mbajt mbledhja historike për përcaktimin e fatit të Shqipërisë, kanë një arkitekturë fantastike. Bulevardet e gjera, të drejta e të bukura, lulishtet dhe liqenjtë e panumërt, intelektualët, libraritë, institucionet e kulturës, Teatri Kombëtar, Akademia e Shkencave, Shtëpia e Operas, Pallati Mbretëror, Konzervatoriumi i Muzikës, Pallati i Parlamentit, Muzeu i Fshatit (Muzeul Satului), ish/kisha shqiptare e Bukureshtit, fizionomia e ngjashme e rumunëve me shqiptarët, janë impresione të paharruara që i nxisin bashkatdhetarët tanë të vijnë e ta vizitojnë, sa herë që t’u jepet rasti. Jo më kot, këtë vatër të atdhedashurisë shqiptare, Lasgush Poradeci e konsideronte si qytetin që mban emrin më bujar të të folurit shqip.
Kryeqendra e sotme e Rumanisë është e shtrirë në perëndim të Fushës së Baraganit, në pjesën jugore të vendit. Bukureshti është fryt i simbiozës mes Lindjes dhe Perëndimit. Ka rreth 2.300.000 banorë, prej të cilëvet, mbi 90% të nacionalitetit rumun, pas të cilëvet vijnë romët, hungarezët, gjermanët, hebrenjtë, bullgarët, grekët, shqiptarët. Numri i shqiptarëve sipas statistikës së kohë, para 150 vitesh sillej rreth 4 mijë, para 60 vitesh rreth 40 mijë (jozyrtarisht), ndërsa sot, sipas regjistrimit të fundit, rreth 500 vetë. Një qytet i vjetër, që daton që nga koha e Mesjetës, ku gërshetohet e bukura me të shëmtuarën, luksi me varfërinë, pasanikët me lëmoshtarët, automjetet luksoze me qenjtë e rrugëve. Në bazë të legjendës, emri i tij ndërlidhet me emrin e banorit të parë: bariu Bukur. Jo larg shtëpisë së lashtë të familjes korçare të Sherban Tabakut, përgjatë brigjeve të Dumbovicës, gjendet edhe sot e kësaj dite, kisha e parë e kësaj metropole, emri i së cilës ndërlidhet me emrin e bariut të sipërpërmendur: Biserica Bukur (Kisha Bukur).

Me dashurinë dhe krenarinë për vendin e të parëve

Bukureshti turistik
Edhepse është qytet fushor, me do pllaje që nuk arrijnë lartësinë më të madhe se 100 m, Bukureshti ka një relief të këndshëm, me kodrina e lëshime të lehta. Lumi Dumbovica, të cilës i thurrte vargje edhe Asdreni, i bie mespërmes, ndërsa liqenjtë e shumtë, të krijuar përreth qytetit nga lumi Colentina, janë shndërruar në një ilaç mirëbërës për zbutjen e vapave përvëlimtare të verës. Në Rrugën Mashina de Paine (Makina e Bukës) të lagjes Colentina, banonte para një çerek shekulli, Rexhep Asllani i Kotlinës së Kaçanikut, shqiptari që pat marrë pjesë në betejat e Bajram Currit për një Shqipëri Reale. Në një numër të Shqiptarit që filloi të dale falë inisiativës së dr. Xhelku Maksutit, ballafaqohemi me një fotografi të Rexhepit me veshje kombëtare, me koburen dhe orën e dorës që ia kishte dhuruar baca Bajram,  Plaku i pavdekshëm Bjeshkëve kreshnike të Dragobisë. Një orë dore ia kish dhënë Bajram Curi në kohën e tij, edhe Mehmet Ismailit nga Shipkovica e Tetovës. Në Bukuresht jeton sot e kësaj dite Thanas Kristo Rëmbeci, i biri i Dhimitrit që e kishte lutur historianin e famshëm, Nicolae Iorga, të shkruajë një artikull  për Shqipërinë. Në vend të një artikulli, N. Jorga shkroi një libër të tërë, në gjuhën frenge, të cilën e botoi në vitin 1919, në Bukuresht: Breve histoire de l’Albanie et du peuple albanais.

Bukureshti është qyteteti që të magjeps, që në shikim të parë. Në qendrën e vjetër të tij, janë edhe sot e kësaj dite rrugët ku pat banuar treshi që e kalli flakën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në kët metropolë: Gjorgji Gjeçua, Eftim Marko dhe Visar Dodani. Kujtime të bukura për Bukureshtin e dikursheëm ka edhe xha Nasi, shqiptar i kulluar me origjinë korçare, dashamir i arumunëve dhe hebrenjve. Në një libër që ia ka dhuruar dr. Ismet Dërmaku, lexojmë: “Zotëri Nasi Kristeskut, veteran dhe patriot shqiptar i dëshmuar, në shenjë miqësie dhe respekti” (Bukuresht, 1997). Xha Nasi është shqiptari që ruante thesarët e Rilindjes Shqiptare, bukureshtari që përmes intervenimeve të tij e ka bërë të njohur Shqipërinë në një revistë të famshme amerikane, atdhetar i rritur me dashurinë dhe krenarinë për vendin e të parëve, mërgimtari që nga malli ndaj shqipes i shkonte Dhimitër Polenës në vizitë, dhe kur delte të kthehet për në shtëpi, Polena e përcjellte deri te porta e shtëpise, kurse Nasi ia kthente përcjelljen deri te porta e Polenës, dhe kështu deri në mesnatë e përcillnin njëri-tjetrin nga malli për të kuvenduar në gjuhën e perëndive. A nuk është kjo një nga dëshmitë e atdhetarizmit, se shqiptarët pas hebrenjve janë populli më i zgjedhur i Zotit!

Shqiptaret e Bukureshtit me priftin Callamani ne mes (1930)
Shqiptaret e Bukureshtit me priftin Callamani ne mes (1930)

Shpresa Bërdëllima dhe Marieta Vasilescu (1991)
Shpresa Bërdëllima dhe Marieta Vasilescu (1991)

Shqiptare te Bukureshtiti ne kohen e Xhelku Maksutit (1995)
Shqiptare te Bukureshtiti ne kohen e Xhelku Maksutit (1995)



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Beqir Sina: Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass LDD, Dega për Suedi: Akademi përkujtimore në trevjetorin e vdekjes së Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova Asllan Dibrani: Akademi perkujtimore kushtuar vëllezërvë Gërvalla në Ludwigsburg të Gjermanisë Këze (Kozeta) Zylo: Të prekësh Hënën! Si në familje… Sokol Demaku: ”Jave bibliotekës Nordike” në Borås të Suedisë Sikur… pak dashuri, pak mirësi…(!?) Eeagle Mobile, një familje e madhe për të rinjtë pa kujdes prindëror Pierre-Pandeli Simsia: Shqiptarë dhe amerikanë së bashku festuan ndërrimin e viteve Elmira Muja: “Motrat Qiriazi” ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut Sokol Demaku: ''Babadimri nga Kosova'' në qytetin e Boråsit Patriotë të njohur nga krahina e Sulovës së Elbasanit Beqir Cikaqi: Babadimri iu shpërndau dhurata nxënësve të shkollës shqipe në Cartegliano Vlashi Fili: Për njerëzit e shquar të gjuhës shqipe Këze (Kozeta) Zylo: Nxënësit e shkollës shqipe "Gjergj Kastrioti Skanderbeg" festuan Krishtlindjet dhe Vitin e Ri Albert Zholi & Elsa Xhai: Mes shqiptareve të Amerikës Qaush Krasniqi: Në Kirchheim /Teck të Gjermanisë me 6 dhjetor u festua Dita e Flamurit Aleksandër Ndoja: Drejt Stublles për Meshën e parë të dom Ambroz Demajt Mesazh Festiv nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora