E enjte, 01.05.2025, 03:30 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Pal Sokoli: Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani mbajti Orë letrare në Wuppertal

E diele, 01.03.2009, 09:56 PM


H. Qyqalla, P. Sokoli, M. Mulolli
Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani mbajti Orë letrare në Wuppertal

Nga Pal Sokoli

Në vazhdën kremtimeve të  vazhdueshme të përvjetorit të pavarësisë se Kosovës në të gjitha trojet shqiptare  dhe jashtë saj,  edhe Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani me rastin e këtij përvjetori organizoj një tubim letrarë në Wuppertal-Gjermani.
 Në sallën e Klubit shqiptar “7 Shtatori” u tubuan  afër njëqind krijues dhe dashamirë të artit dhe kulturës shqiptare të cilët edhe shumica prej tyre ishin vet edhe krijues edhe interpretues të shkëlqyer të gjinive të ndryshme artistike.
Liman Zogaj- koordinator për manifestime të ndryshme artistike të LSHAKSH-në Gjermani, hapi takimin duke i përshëndetur dhe duke i uruar të pranishmit me rastin e përvjetorit të pavarësisë se Kosovës, dhe duke i ftuar në skenë grupin tani më të njohur “Kosova” qe vepron  në kuadër të LSHAKSH-së, me vallen “ Pavarësia” nen koreografinë e tij. Takimin letrarë e përshëndeti kryetari i Klubit shqiptar “7 shtatori” z. Behxhet Muçolli, duke i dëshiruar shkrimtarëve suksese te mëtutjeshme ne krijimtari të ndryshme letrare dhe artistike. Skenën e zuri artisti i Lidhjes z. Musa Mulolli, me disa recitime dhe interpretime me plot emocione, nga autor tanë, dhe qe u prit me duartrokitje frenetike nga të pranishmit e mbrëmjes.
Për të lexuar punimet e veta letrare në skenë, z. Liman Zogaj u ftoj  poetin, dhe gazetarin i dikurshëm të i Radio Prishtinës z. Qamil Foniqi, i cili kishte ardhur posaçërisht për këtë takim nga Roterdami i Holandës. Qamili se pari përshëndeti Lidhjen e shkrimtarëve në Gjermani, veprimtarinë e së cilës e përcjell me kujdes të veçantë, dhe për të cilët ka respekt për veprimtarin letrare dhe artistike qe bën në mërgatën Gjermane, pastaj  recitoj një cikël me poezi; “Dheu i atdheut”,”Dielli”,”Plisi” ,”Mikes”, “ Anatemës” ,Mbi të pa qenët ” dhe pastaj duke e mbyllur këtë cikël të bukur poetik me poezinë “Ëndrra”. Pastaj në skenë u ftua poeti, Shaban Cakolli,  i cili pasi përshëndeti të pranishmit, lexoj disa poezi nga veprimtaria e tij letrare te botuar në disa përmbledhje të gjinive të ndryshme poetike, të cilat u mirë priten nga të pranishmit e sidomos poezitë ; “ Ç´po bëjmë kështu”, ” poezi për Azem Shkrelin”, “Ndarje qe dhëmb” etj.
Pastaj në emër të Lidhjes. z. Hasan Qyqalla shpalli të shpërblyerit e mbrëmjes , dhe për  meritat e tyre, qe pastaj z. Liman Zogaj i ftoj në skenë tre shkrimtar dhe veprimtar qe të marrin shpërblimet e parapërgatitura nga kryesia e LSHAKSH-së. Për merita ne veprimtarin letrare dhe për merita për çlirimin e Kosovës; z. Martin Çuni,(kryetar i Lidhjes..) për merita në veprimtarin letrare dhe publikimin e veprimtarisë se Lidhjes, z. Shaban Cakolli, dhe z. Qamil Foniqi për krijimtari letrare. Te shpërblyerit u falënderuan dhe u shprehën se ndjehen te privilegjuar qe morën Mirënjohje nga LSHAKSH-ja. Martin Çuni falënderoj për shpërblimin dhe uroj “ qe ky takim të mbetet më i vogli takim letrarë “në veprimtarin tonë. Pal Sokoli (unë) pasi përshëndeti të pranishmit  për përvjetorin e pavarësisë foli shkurtimisht  për veprimtarin dy vjeçare të LSHAKSH-në Gjermani e cila themelet e saj i ka mu nga takimi i 09.12.2006 në Wuppertal, dhe deri me tani, ku u promovuan me dhjeta  vepra të ndryshme poetike, publicistike dhe monografike  nga autorë qe veprojnë ne kuadër të kësaj Lidhje. Pastaj lexoj poezi nga veprimtaria e tij në gjuhën shqipe dhe gjermane, për hir të disa pjesëmarrësve gjerman në këtë tubim.

Ilirianë Sokoli
Ilirianë Sokoli

Liman Zogaj bëri një ndërhyrje artistike, me një skenë te shkurtër “Gjak po” qe përshkruante një fat historik të shqiptarëve nëpër shekuj. Musa Mulolli lexoj përshëndetjet qe na kishin dërguar shkrimtarë të ndryshëm nga larg dhe poezi për këtë  takimi p.sh: Mëhill Velaj nënkryetar i SHSHSHA,  Stampfort USA, me poezinë “Nëse kthehem njëherë”, të shkrimtares  Bajame Hoxha nga Brukseli-Belgjikë lexoj poezitë” Manushaqe”,”Mendo”dhe ”Guri”. Nga Kasam Shaqirvela, poezinë “Pritje shekullore”, pastaj përshëndetjet  nga Alma Papamihali, Çerkin Bytyqi, Hamza Halabaku dhe Lekë Prençi dhe Shqipe Demiri.
Poeti Halil Haxhosaj nga Gjakova, takimin tone e përshëndeti me poezinë  “Loja u plak” të cilën e lexoj Ilirianë P. Sokoli.
Naser Halili, sekretarë i Lidhjes.. lexoj poezi nga libri i Liman Zogajt “Kosovë nuk ta mora diellin”. Martin Çuni. lexoj fragmente  nga romani i tij ne botim”Bisedë me ndërgjegjen”me tematikë nga  shpërnguljet e shqiptarëve në Turqi, me titull simbolik “Eldorado në Turqi”. Vehbi Musa prezantoj  revistën letrare “Muza shqiptare” për të cilën  tha do të lenë gjurmë ne historikun e letërsisë shqiptare e sidomos asaj në mërgatë, pastaj lexoj poezinë e tij “Pelegrinazh në Kosovë”. Poeti Hasan Qyqalla lexoj gjithashtu poezi nga veprimtaria e tij, e sidomos me theks te veçantë poezitë; ”Ta bëjmë Shqipërinë”,”Kosovë fjala ime e fundit” dhe poezi tjera nga veprimtari e tij me e re. Edhe pse z. Liman Zogaj kishte edhe detyrën e prezantuesit, gjeti gjithashtu kohe qe të na lexoj diçka nga veprimtaria e tij me e re. Në emër te kryesisë, Pal Sokoli(unë) për aktivitet letrarë me një libër shpërblej z. Hasan Qyqalla, dhe për recitim-aktrim z. Musa Mulolli. Me recitime te poezive me tematik; Kosovën, pavarësinë dhe heronjtë tanë, mbrëmjen na hijeshuan edhe recitues të  shkollës shqipe të Wuppertalit si p.sh: Valdrina dhe Gentrit Rakaliu, Dardanë Muçolli, Herolinda Gashi  dhe te tjerë. Z. Liman Zogaj e përfundoj takimin duke i përshëndetur te gjithë te pranishmit dhe ne veçanti znj. Renate Fuss, mike e shqiptarëve qe na kishte nderuar me pjesëmarrje. Takimi u mbyll me disa valle me tematikë çlirimin e vendit dhe  të luajtura lehtë nga grupi i valleve “Kosova”, Abelinda, Abetare dhe Djellëza dhe Veneranda Zogaj, Norë dhe Alba Foniqi. Takimi zgjati edhe pas përfundimit të programuar duke u njohur me njeri tjetrin autorët dhe mysafirët e mbrëmjes. Ne takime te tilla bie në sy se gati te gjithë pjesëmarrësit ishin ardhur të organizuar familjarisht dhe në biseda me njeri tjetrin tregoheshin shumë të interesuar për organizime te tilla. Ndoshta po bëjë si apel të të gjithë krijuesit  sidomos në Gjermani  të mbështesim organizimet të tilla letrare, ti masivizojmë ato, të mobilizojmë prindërit e nxënësve të   gjuhës shqipe, ti organizojmë ata qe edhe fëmijët e tyre ta dëgjojnë  fjalën e shkruar direkt nga  krijuesit, ti motivojmë ata qe edhe vet të shkruajnë. Krijimtaria letrare e sidomos poezia, edhe në gjuhen gjermane është përqendruar në një elitë të ngushtë, por është e frytshme për aq sa mund ta bëjmë te arritshme edhe për gjeneratat e reja.

 

L.Zogaj, M. Çuni, H. Qyqalla
L.Zogaj, M. Çuni, H. Qyqalla

Pjesemarres

Sh. Cakolli - Mirenjohja

Grupi i Valleve - Kosova



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Alfred Papuçiu: Vazhdimi i bisedës me bashkëatdhetarë të mirë në Amerikë Asllan Dibrani: Pavarsia e Kosovës i tejkaloi udhëkryqet e historisë dhe padrejtësive ndaj shqipetarëve Avdi Rama: Turneu i parë pas Pavarësisë Në Ängelholm të Suedisë u mbajtë një manifestim kulturor me rastin e njëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës Alma Papamihali: Domethënia e vërtetetë e 17 Shkurtit Laver Niku: Një hap në rrugën e bukur të Pavarësisë Pal Sokoli: Mirë se erdhe Pavarësi Sokol Demaku: Kosovë, Gëzuar njëvjetorin e Pavarësisë Beqir Cikaqi: Në Bassano del Grapa(Itali), u festua Pavarësia e Kosovës Albert Risilia, jetimi që dekorohet nga Presidenti Bamir Topi Montreal : « Të dua » në shoqërinë e Ermira Babaliut dhe Arben Devishit Baki Ymeri: Pavaresia e Kosoves ne shtypin e Bukureshtit (2008)? Elmira Muja: CD-ja dhe videoklipi i KINO-s, një koncert festiv që argëtoi komunitetin Sokol Demaku: Në Borås të Suedisë u kremtua një vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës? Albert Zholi: Në tregun e Pireut Baki Ymeri: Qyteti që mban emrin më të bukur të të folurit shqip Beqir Sina: Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass LDD, Dega për Suedi: Akademi përkujtimore në trevjetorin e vdekjes së Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova Asllan Dibrani: Akademi perkujtimore kushtuar vëllezërvë Gërvalla në Ludwigsburg të Gjermanisë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx