E enjte, 01.05.2025, 07:01 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Sokol Damaku: Dita e Sulltan Nevruzit u shënua në mënyrë madhështore në Borås të Suedisë

E diele, 22.03.2009, 12:23 PM


Sheh Mahir Mahmuti
Sheh Mahir Mahmuti
DITA E SULLTAN NEVRUZIT U SHENUA NE MENYRË MADHESHTORE NE BORÅS TE SUEDISE

Me 22 mars shenohet Dita e Sulltan Nevruzit.

Nga Sokol Damaku

Ne ishim prezent në manifestimin e organizuar nga ana  e sektit musliman shqiptar Sufi në qyetin e Boråsit, ku me këtë rast ne biseduam me Sheh Mahir Mahmutin rreth aktiviteteve që organizojne keta në diasporë. Sheh Mahiri thot se ne Suedi ka ardhur para 18 vitesh dhe se gjatë gjithë kësaj kohe është angazhuar ne ruajtjen e traditës fetare të muslimaneve ne diasporë. Ne ketu ne Borås ne vitet 90 kemi pasur nje Teqe me 80 anëtar por pasi u shperngulem në nje lagje tjeter te qytetit dhe Tarikati filloj të shperndahet, disa u kthyen ne vendlindje, disa kaluan ne qyetet tjera e sot ketu në lagjen Hässlehålmen te Boråsit kemi mbetur shume pokë anëtar, por edhe keshtu e mbajme gjalle shpirtin fetar. Une jam edhe Imam ne xhamin e ketushme ku cdo të premte ua fali Xhuman besimtareve mysliman të të gjitha mkombësive që jetojnë ketu ne këtë qytet. Ne kishim Teqen por sot nuk e kemi e shkak është numri i pakët i anëtareve por aktivitetet tona fetare ne i zhvillojmë ne xhamin e ketushme si ne e quajmë Xhamin e Arabeve ketu ne qytet ku edhe une jam Imam.Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane. Sot, kjo ditë, në Iran dhe disa vende arabe, është dita e Vitit të Ri, kurse tek ne shqiptarët është festë fetare për Komunitetin Bektashi. Festa e Sulltan Nevruzit nuk është festë vetëm e sektit bektashi, por është festë edhe e të gjithë shqiptarëve Në bazë të asaj që njeriu mund të gjejë dhe të lexoj mbi fenë del se Bektashizmi nuk është sekt, por është një tarikat, apo udhë shpirtërore, si shumë të tjera, që ka për bazë Kur'anin dhe Traditën apo Sunnetin e Muhammedit (a.s.). Pra, Bektashizmi është një udhë mistike islame, kurse bektashinjtë janë muslimanë, por janë edhe pjestarë të këtij tarikati. Fjala tarikat është fjalë arabe, e cila rrjedh nga fjala tarikah. Nese njeriu hynë dhe lexon mbi Tarikatin, atëhere do meson se tarikati është rruga apo drejtimi, me disa metoda të veçanta, duke iu përmbajtur Sheri'atit, nën drejtimin e një udhërrëfyesi,ku me anën e pastrimit shpirtërorë të largon nga egoja yte, dhe të afron drejt Krijuesit, të së Vërtetës. Bektashizmi, si shumica e tarikate tjera në fenë Islame, e ka marrë emrin prej pasuesve, ndjekësve, apo nga themeluesi.
Kjo festë pra, Nevruzi është një festë e lashtë pagane edhe sot e kësaj dite në Iran kremtohet si fillim i Vitit të Ri, kremtohet edhe në Irak, Afganistan, Uzbekistan Azerbajxhan, Turkmenistan, Kazakistan, Taxhikistan, Kurdistan dhe në disa vende të tjera.
Kjo festë, Nevruzi, përputhet me fillimin e pranverës, ringjalljen e natyrës, mbas dimrit të ftohtë, të gjatë, të vështirë. Në këtë ditë barazohet dita e nata dhe duke filluar prej kësaj dite ka më shumë ditë, ka më shumë dritë. Kësaj feste i kendoi edhe poeti ynë i madh Naim Frashëri tek poezia ”Dite e re”
Sot është një dit’ e rezë,që përsëritet moti,
lint vera.lint  ngrohësija,lint Aliu ,vetë Zoti.
Është një dit’ e bekuar,që rrjedh qiejshit bukurija,
del në shesht Zot’ i vërtetë,rrëfen fytyrën e tija...
Ngjallen të vdekurit gjithë mal’ e fusha gjelbërojnë,
Qielli qesh,dheu gëzohet dhe luletë lulëzojnë.
Thonë dimëri na prishi,por s’na humbi dot për jetë,
Erdhi kjo dit’ e na gjeti,nuk e la dhenë të shkretë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Këze (Kozeta) Zylo: Festa e bukur e abetares “Faleminderit president, për atë që bëre për Kosovën dhe shqiptarët!” Beqir Sina: U promovua libri i autorit Tomë Mrijaj: "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe Sokol Demaku: Në qytetin Borås të Suedisë u festua trevjetori i qendrës kulturore ''Migjeni'' Asllan Dibrani: Njëvjetori i pavarësisë së Kosovës temë kryesore në „Arbaitskreis Asyl të Shtutgardit” Enver Bytyçi: Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë e 20 viteve të fundit të Kosovës Sokol Demaku: Me pianistin e vogël Erion Rexhepi Getoar Mjeku: Dita e Mësuesit shënohet në Teksas “Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë” Pal Sokoli: Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani mbajti Orë letrare në Wuppertal Alfred Papuçiu: Vazhdimi i bisedës me bashkëatdhetarë të mirë në Amerikë Asllan Dibrani: Pavarsia e Kosovës i tejkaloi udhëkryqet e historisë dhe padrejtësive ndaj shqipetarëve Avdi Rama: Turneu i parë pas Pavarësisë Në Ängelholm të Suedisë u mbajtë një manifestim kulturor me rastin e njëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës Alma Papamihali: Domethënia e vërtetetë e 17 Shkurtit Laver Niku: Një hap në rrugën e bukur të Pavarësisë Pal Sokoli: Mirë se erdhe Pavarësi Sokol Demaku: Kosovë, Gëzuar njëvjetorin e Pavarësisë Beqir Cikaqi: Në Bassano del Grapa(Itali), u festua Pavarësia e Kosovës Albert Risilia, jetimi që dekorohet nga Presidenti Bamir Topi

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx