E enjte, 01.05.2025, 01:43 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Asllan Dibrani: Njëvjetori i pavarësisë së Kosovës temë kryesore në „Arbaitskreis Asyl të Shtutgardit”

E marte, 17.03.2009, 09:28 PM


Asllan Dibrani
Asllan Dibrani
Njëvjetori i pavarësisë së Kosovës temë kryesore në „Arbaitskreis Asyl të Shtutgardit”                             

Reportazh nga Asllan Dibrani

Arbaitskreis Asyl i Shtutgardit është organizatë  jo qeveritare që punon dhe vepron  si qendër organizimi,strehimi  dhe integrimi për të huaj.
 
Edhe kësaj here ishte takimi i radhës në mbrëbjen e dates 11. 03 2009 ne adresën Reuchlines str 32 Stuttgart West me shumë  emigrantë të  shumë vendeve  te krizës  siç ishin nga Iraku, Irani, Izraeli dhe nga Kosova.
  Pikë te veçantë te rendit  të ditës  pati çështja e Kosovës pas pavarësisë dhe njëvjetorin e sajë që ishte  temë kryesore e takimit, dhe njohjen nga 57 vende te botës.Hapjen e tubimit e bëri zoti Werner Baumgarten organizator
                              
dhe përfaqësues i  Arbeits Asyl të Shtutgardit ne Baden Würtemberg,me ç`rast i pëshendeti të pranishmit  në këtë tubim pati  pjesemarrës nga struktura të ndrysheme  që theks të veçant  kishin brengosjen  e integrimit të emigranteve te huaj në vendin si atëdhe të dytë Gjermaninë.


Në këtë rast  u debatuan edhe  vështersitë e emigrantëve shqiptarë nga Kosova në shumë aspekte siç jane problem ne vete dokumentat e udhetimit pasaportave,mos vazhdimin e vizave,mosnjohjen e pasaportave  te unmikut nga shumë lande te Baden Würtembergut.Pas zotit Werner fjalen e morri Stefan Weidner anëtari i   Parlamentit per Republiken e Bden Würtenbergut , Avokat dhe anëtar i kryesisë se qendrës për të huaj pati një jehonë te veçant në këtë tubim siç theksoj mbi ligjet e reja  te aprovara nga  Region –Presidiumi i Baden Würtembergut për te huajt e veçanërisht  potencoj  rastin e debatimit  për problemin aktual të kosovarëve dhe  pritjen graduale te rregulimit te dokumentave  ne permes organeve të shtetit te kosovës,ku tha se   nuk do të bëhet presion që të shkohet dhe te kërkohen dokumenta nëpër zyret serbe  apo ne konzullatat e tyre.Zoti Weidner potencoj edhe nevojën që ta hapim nje konzulatë  të kosovës në Shtutegard.

Werner Baumgarten organisator i arbeitkreis Asyl Stuttgart
Werner Baumgarten organisator i arbeitkreis Asyl Stuttgart

Në vazhdim   fjalën e mori zoti Astrit Vuci  po ashtu antar  i kryesisë së Asyl Kreisit për Baden Würtemberg si përfaqesues shqiptare i cili beri një rezyme të shkurtër për ghendjen  aktuale në Kosovë pas nje vjetorit të pavaresisë.Zoti Vuci nuk la pa  e përmendur  edhe çështjen e Mitrovicës  dhe urën  që ndanë moszbatimin e ligjeve dhe rregullave juridike unike te shtetit të Kosovës.Pastaj  Astrit Vuci thekesoj rëndsinë dhe strategjinë e  Mitrovicës për çështjen e Kosovës duke ju shpjeguar të pranishëmëve se Mitrovica asnjëherë  nuk e njef historia që ka qenë   e ndarë nga Kosova si  pretendojn  qarqet e Beogradit.Nga të pranishmit pati interesim  të madhe  për gjendjen aktuale politike ,ate te sigurise,kushtet e jetës  dhe gjendjën ekonomike,  dhe shtruan pyetje te shumta e  në të cilat  u përgjegjën zoti Vuci  por edhe    zoti  Werner Baumgarten ,bëri sqarime të shpeshta pasi eshte edhe njohës i gjendjës së Kosovës shumë mirë. Të pranishëm  në ketë tubim ishin edhe Besim Lokaj dhe Asllan Dibrani bashkepuntorë të Asyl Kreisit në Shtutgard për Baden Würtemberg që shumë vite.

Një dikutim   me radhë pati edhe  zoti Gerhard Dür  anetare i SPDdhe nje figure e njohur për publikun ku  kishte edhe ditëlindjen e 81 vjetorit që la mbrasa, tek publiku  me diskutimin e tij  për të drejtat e  të huajve dhe integrimin  ne jetën dhe  kulturën gjermane. Për Kosovë theks të veçant pati per vendosjen e Euleksit  në Kosovë dhe zhvillimin e njgarjeve në Kosovë.Në këtë tubim pati edhe shumë diskutues por vlen të përmendet edhe zonja Susanne Bischof qe dha nje pasqyre mbi aktivitetin e Asyl Kreisit për emigrantet  e shteteteve të ndryshme që gjejnë strehiomin  në Gjermani.  Po në fund ishin përqendruar pyetje rreth ligjeve të reja,  mbi të drejtat e  të huajve  në Gjermani,  ku zoti  Weidner dhe Baumgarten u përgjegjen dhe potencuan kontributin qe do ta  japin edhe ma tutje siq e kanë dhënë deri me tani  për te gjithë të huajt ne gjermani, pa marre parasyshe , nga do që të viejnë ,prejardheja e tyre,  raca ,feja, ngjyra etj etj.

RA Stefan Weidner, Avokat
RA Stefan Weidner, Avokat

Susanne Bischoff antare kryesisë së Asylkreisit
Susanne Bischoff antare kryesisë së Asylkreisit

Gerhard Dürr antar parlamenti në BW
Gerhard Dürr antar parlamenti në BW

Diskutuesit Astrit Vuci, Werner Baumgarten dhe RA Stefan Weidner



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx