E enjte, 01.05.2025, 09:04 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ilir Çumani: Jetimët, një çështje mbarëkombëtare

E shtune, 25.04.2009, 08:10 PM


Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, u kërkon autoriteteve të Kosovës më shumë vëmendje çështjes së  fëmijëve jetimë

Ilir Çumani në takim me fëmijë jetimë të Kosovës në Ditën e “20 Majit”
Ilir Çumani në takim me fëmijë jetimë të Kosovës në Ditën e “20 Majit”

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani, ka realizuar një seri takimesh të rëndësishme me përfaqësues politik të Prishtinës zyrtare, si edhe perfaqësues të spikatur të shoqërisë civile dhe të botës  akademike  dhe universitare  atje.

Ilir Çumani me Presidentin e Kosovës z. Fatmir Sejdiu
Ilir Çumani me Presidentin e Kosovës z. Fatmir Sejdiu

Në fokus të të gjitha bisedimeve ka qënë çështja e zbatimit të politikave sociale që kanë të bëjnë  me mbështetjen dhe  integrimin fëmijëve jetimë të traumatizuar, e në veçanti e fëmijëve jetimë të pasluftës në Kosovë, si edhe përgjegjësitë që duhet  të  marrin institucionet e Kosovës për të hartuar një kuadër ligjor bashkëkohor në mbrojtje të kësaj shtrese.

Ilir Çumani me kryeminstrin e Kosovës, z. Hashim Thaçi
Ilir Çumani me kryeministrin e Kosovës, z. Hashim Thaçi

Për këtë, z. Çumani ka ofruar përvojën më të mirë që ka Shqipëria lidhur me legjislacionin aktual, si edhe shkëmbimin e një informacioni sa më të gjërë për strategjitë kombëtare që duhen ndjekur në të ardhmen në dobi të kësaj kategorie.
Është në dinjitetin e një kombi, por edhe të një shoqërie demokratike që të investoj pa kursyer në këtë drejtim për fëmijët pa kujdes prindëror. Ne duhet të garantojmë të ardhmen e këtyre fëmijëve, pasi siç dihet edhe nga përvojat botërore, nga gjiri i kësaj shtrese kanë dalë njerëz të mëdhenj, individë të spikatur, të cilët kanë qënë pikë referimi dhe një shembull i shkëlqyer për të gjithë, ka theksuar z. Çumani në takimin e rezervuar nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Hashim Thaçi.

Ilir Çumani me N/Kryetarin e Partisë Demokratike te Kosovës z. Fatmir Limaj dhe z. Arsim Bajrami
Ilir Çumani me N/Kryetarin e Partisë Demokratike te Kosovës z. Fatmir Limaj dhe z. Arsim Bajrami

Ai u prit nga Presidenti i Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, Kryetari i Partistë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës z. Rramush Haradinaj, Kryeatri ARK, z. Bahget Pacolli, deputet të parlamentit, etj.

Z. Thaçi, nga ana e tij e falenderoi z. Çumani dhe vlerësoi përkushtimin për punën e bërë nga ky Institut në Shqipëri. Ai e konsideroi takimin me kreun e IKIJSH-së, si një moment të përshtatshëm reflektimi që shoqëria dhe institucionet zyrtare në Kosovë, megjithë problemet e shumta që po kalojnë, duhet të kthejnë vëmendjen edhe nga kjo shtresë e brishtë e shoqërisë. Për këtë z. Thaçi e siguroi z. Çumani se PDK-ja dhe komisionet e saja parlamentare do të angazhohen që fëmijët jetimë në Kosovë të kenë një status të avancuar social dhe përkujdesje institucionale.

Ilir Çumani me Kryetarin e  Partisë AAK, z. Rramush Haradinaj
Ilir Çumani me Kryetarin e Partisë AAK, z. Rramush Haradinaj

Një vend të veçantë në axhentën e z.Çumani ka qenë takimi me z. Arsim Bajrami, me të cilin është diskutuar gjatë mbi kontributin dhe rolin që duhet të luaj rrethi akademik dhe universitar në Prishtinë, në lidhje me sensibilizimin, mënyrat dhe format që duhen ndjekur për të ndikuar pranë institucioneve shtetërore që çështja e fëmijëve jetimë në Kosovë të jetë një nga prioritetet e politikës të Prishtinës zyrtare.

z. Ilir Çumani, me ish-Keshilltaren e Kryeministrit te Kosoves znj. Ulpiana Lama
z. Ilir Çumani, me ish-Keshilltaren e Kryeministrit te Kosoves znj. Ulpiana Lama

Me shumë interes kanë qënë edhe takimet me përfaqësuesit kryesor të medias televizive, si RTK 1, Tv. 21, dhe KTV, ku u theksua mbi rolin shumë të rëndësishëm dhe të pazëvëndësueshëm që duhet të luaj media për trajtimin e temave sociale që kanë të bëjnë me jetimët në Kosovë. Përfaqësuesit e medias u angazhuan nga ana e tyre që në të ardhmen të kenë një format hapësire me programe speciale në ekranet e televizioneve, lidhur me trajtimin në aspektin human dhe social të problemeve të shumta me të cilat përballet kjo shtresë e shoqërisë në nevojë.

Z. Ilir Çumani, me ish-Kryeministrin e Kosoves z. Bajram Kosumi
Z. Ilir Çumani, me ish-Kryeministrin e Kosoves z. Bajram Kosumi

Emocionuese dhe shumë prekëse ishte edhe vizita e z. Çumani, në Qëndrën e Rehabilitimit të Nënës dhe të Fëmijës, në Prishtinë, ku trajtohen dhe u jepet asistencë 250 fëmijëve jetimë të mbetur nga Lufta në Kosovë. Kjo qëndër është ngritur dhe drejtohet nga personalitetja e shquar, humanistja dhe Deputetja e parlamentit të Kosovës, Flora Brovina, e cila u kthye ne simbol i qëndresës në burgjet serbe gjatë kohës së Luftës. Kjo qëndër, kohë më parë u vizitua edhe nga ish - Sekretarja e Shtetit në SH.B.A, znj. Madeline Albright, e cila nuk mundi të përmbante emocionet e një takimi të dhimbshëm dhe prekës me këta fëmijë. Prekëse dhe shumë emocionuese ishte edhe vizita në shtëpinë e familjes “Jashari” në Prekaz, dhe në Kullën e rezistëncës kundër pushtuesve serb të familjes “Haradinaj”.

Për merita të veçanta dhe kontributin human të dhënë në mbrojtje të popullsisë civile, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, gjatë Luftës në Kosovë, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, i akordoi çmimin “Simbol i Vlerave Humane”, Herohit legjendar të Kosovës Adem Jashari, (pas vdekjes), z. Rramush Haradinaj, znj. Flora Brovina, z. Fatmir Limaj, z. Behgjet Pacolli.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Bilall Maliqi: Alpinizmi, kontribut i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës i njerëzimit Sokol Demaku: Nxënës shqiptar nga qyteti Borås në vizitë në SR-Redaksinë shqipe ''Jehona'' Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook Jahë Sadrija: Homazhe e Kurora Lulesh në Lëndinën Memoriale të 112 Dëshmorëve të Kombit Baki Ymeri: Shqiptari që i përket përjetësisë Këze (Kozeta) Zylo: Shkrimtarët Shqiptaro–Amerikanë nderojnë Nolin e madh Sokol Demaku: Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore Jahë Sadrija: Të luftosh e të vdesësh për liri është fat dhe trimëri Jahë Sadrija: Të gjithë bashkë në Gllogjan, atje në Dukagjin Në Heilbronn u nderua vepra atdhetare e Qazim Gashit Beqir Cikaqi: Turne madhështor për nder të festave Sokol Damaku: Dita e Sulltan Nevruzit u shënua në mënyrë madhështore në Borås të Suedisë Këze (Kozeta) Zylo: Festa e bukur e abetares “Faleminderit president, për atë që bëre për Kosovën dhe shqiptarët!” Beqir Sina: U promovua libri i autorit Tomë Mrijaj: "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe Sokol Demaku: Në qytetin Borås të Suedisë u festua trevjetori i qendrës kulturore ''Migjeni'' Asllan Dibrani: Njëvjetori i pavarësisë së Kosovës temë kryesore në „Arbaitskreis Asyl të Shtutgardit” Enver Bytyçi: Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë e 20 viteve të fundit të Kosovës Sokol Demaku: Me pianistin e vogël Erion Rexhepi Getoar Mjeku: Dita e Mësuesit shënohet në Teksas

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx