E enjte, 01.05.2025, 05:18 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Jahë Sadrija: Homazhe e Kurora Lulesh në Lëndinën Memoriale të 112 Dëshmorëve të Kombit

E shtune, 11.04.2009, 04:58 PM


Në 10-vjetorin e Betejës së Koshares

Homazhe e Kurora Lulesh në Lëndinën Memoriale të 112 Dëshmorëve të Kombit

Nga Jahë Sadrija

Që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, rrugët për në fshatin kodrinoro-malor, rrëzë alpeve shqiptarë, ishin të mbushura përplot qytetarë, që shkonin drejt lëndinës së 112 varrezave të dëshmorëve të lirisë, të renë sot e 10-vite më parë, në Betejën e njohur e të përgjakshme të Koshares. Këtu për herë të parë pas një lufte të rreptë, u thye dhe u bë i paqenë kufiri Shqipëri-Kosovë, nga luftëtarët e UÇK-së, nën udhëheqjen e komandanteve Agim Ramadani dhe Sali Çeku.
Beteja e Koshares e zhvilluar më 8 e 9 prill 1999, u nderua sot, për të qenë i paharruar dhe i pavdekshëm kujtimi për 112 dëshmorët, pjestarë të UÇK-së, nga të gjitha trevat shqiptare.
Për të nderuar dëshmorët, të pranishëm ishin edhe: Ramush Haradinaj, Agim Çeku, bashkëluftëtarë e figura të politikës Kosovare.
Në këtë luftë spikati qëndresa, karakteri burrëror i pjestarëve të UÇK-së, që bartnin tiparet më karakteristike morale dhe luftarake.
Kaluan 10-vite nga dita kur Koshara me gjakun e 112 dëshmorëve lëshon mesazhin, se liria do të vijë nga gryka e pushkës së UÇK-së.
Koshara dikur fshat i banuar nga qindra familjarë, me shtëpi të bukura, me ujë të ftoftë, me ajr të pastër e të freskët, sot është vetem fshat ku pushojnë trupat e 112 dëshmorëve, nga të gjitha anët e Kosovës. Humbjet në këtë betejë, nga ana jonë ishin të rënda por edhe për armikun serbo-malazias, nuk ishin të pakta. Kështu rrëfen pjesmarrësi i gjallë i kesaj beteje, Shadan Dula, i cili me dhembje i ruante kujtimet dhe shokët e rënë.
Më sy  të përlotur Shadani u shpreh: “ Armiku në këtë betejë pësoi humbje, por humbjet e tij sado të rënda që ishin, nuk e lajnë gjakun e dëshmorëve dhe të komandantëve: Agim Ramadani e Sali Çeku”
Në këtë betejë u vraë: Kasim Uka, nga fshati Ponoshec dhe i riu, Fisnik Salihu, nga fshati Morinë- na tha ndër të tjera, Blerim Ahmeti nga fshati Ponoshec, pjesmarrës i kësaj beteje të madhe. Për të shtuar: ” Në gjendje tepër të pafalshme janë sot varrezat e dëshmorëve në Kosharë, për këtë janë fajtore organet e pushtetit qendror dhe vendor. Derisa sa sillemi kështu si të verbër pranë varrezave të dëshmorëve, veshtirë  se do të ecim përpara në Kosovën e pavarur. Rrrugët e Prishtinës të shtruara në pllaka mermeri, e varrezave të dëshmorëve edhe dheu po ju shembet”.

Derisa sot qëndroja pranë këtyre varrezave, m’u bë sikur nga të rënët i dëgjova këto vargje:

Moj Kosovë gatua me gjak
Druajmë për ty mos kemi bë pak
Dhe në qoftë pak gjak që dhamë
Trembim vdekjen e qohemi në këmbë.

“Pasha gjakun Ilir, s’ka jetë as lumturi për ne, pa çlirim nga i huaji e pa bashkim të tokave shqiptare”, pati thëne qëmoti Atdhetari Hasan Prishtina.
Lavdi dëshmorëve të betejës së Koshares!
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Baki Ymeri: Shqiptari që i përket përjetësisë Këze (Kozeta) Zylo: Shkrimtarët Shqiptaro–Amerikanë nderojnë Nolin e madh Sokol Demaku: Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore Jahë Sadrija: Të luftosh e të vdesësh për liri është fat dhe trimëri Jahë Sadrija: Të gjithë bashkë në Gllogjan, atje në Dukagjin Në Heilbronn u nderua vepra atdhetare e Qazim Gashit Beqir Cikaqi: Turne madhështor për nder të festave Sokol Damaku: Dita e Sulltan Nevruzit u shënua në mënyrë madhështore në Borås të Suedisë Këze (Kozeta) Zylo: Festa e bukur e abetares “Faleminderit president, për atë që bëre për Kosovën dhe shqiptarët!” Beqir Sina: U promovua libri i autorit Tomë Mrijaj: "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe Sokol Demaku: Në qytetin Borås të Suedisë u festua trevjetori i qendrës kulturore ''Migjeni'' Asllan Dibrani: Njëvjetori i pavarësisë së Kosovës temë kryesore në „Arbaitskreis Asyl të Shtutgardit” Enver Bytyçi: Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë e 20 viteve të fundit të Kosovës Sokol Demaku: Me pianistin e vogël Erion Rexhepi Getoar Mjeku: Dita e Mësuesit shënohet në Teksas “Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë” Pal Sokoli: Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani mbajti Orë letrare në Wuppertal Alfred Papuçiu: Vazhdimi i bisedës me bashkëatdhetarë të mirë në Amerikë Asllan Dibrani: Pavarsia e Kosovës i tejkaloi udhëkryqet e historisë dhe padrejtësive ndaj shqipetarëve

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx