Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sylejman Morina: Nga Jeta Kulturore në Arbënesh të Zarës

| E hene, 27.04.2009, 08:47 PM |


Diaspora e vjetër
 
Nga Jeta Kulturore në Arbënesh të Zarës

Shkruan Sylejman Morina

Entuziazmi i intelektualëve dhe i qytetarëve arbëreshë për rëndësinë e ndërtimit të objektit  të bibliotekës së Arbanasit(Arbneshit)degë e bibliotekës së qytetit të Zarës  u tregua i arsyeshëm, sepse për një kohë shumë të shkurtër aty janë zhvilluar aktivitete  të shumta kulturore ,ndërsa aktiviteti i  fundit ishte hapja e ekspozitës me fotografi  historike ”Arbëreshët dhe Biçikleta” nga 6 prilli deri me 26 prill. Për hapjen e kësaj ekspozite i kemi  njoftuar me kohë lexuesit e revistës ”Zemra shqiptare”.Kjo ekspozitë u realizua sipas idesë  së znj.Doroteja Kamber –Kontiq, udhëheqëse e bibliotekës, dega në Arbanas.Realizimin e kishin  bërë Drago Mariq e Bernard Kotllar.
Në hapjen solemne kishin marrë pjesë shumë qytetarë arbëreshë e të tjerë, si edhe personalitete të shquara  politike kulturore,sportive e qytetit të Zarës. Ndër ta ishte edhe zhupani i Zhupanisë së Zarës, z. Stipe Zreliq, regjisori i RAI II, z. Milenko Dujela, gazetari e publicisti i njohur i fotografisë historike,z. Abdullah Seferoviq etj. Ishte  madhështore pjesëmarrja e atyre që kishin  dhënë shumë për çiklizmin e Zarës: Josip Bumba Bajlo, Shime Bajlo etj. Në ekspozitë ishte sjellë edhe biçikleta e vitit 1888, pronë e Bumba Bajlos..

Zonja Kontiq bën hapjen e ekspozitës
Zonja Kontiq bën hapjen e ekspozitës

Në fjalën e hapjes znj.Kontiq kishte sqaruar, pse pikërisht ky muaj ishte zgjedhur që të hapej kjo ekspozitë,sepse” para shumë vitesh  kanë ndodhur dy  gjëra  lidhur  me biçikletën”.Në prill të  vitit 1877, pronari i fabrikës së likereve,  Nikolo  Luxardo, kishte sjellë për punëtorët e tij biçikleta, e në “mesin e tyre ishe edhe një arbëresh që ka drejtuar biçikletë,  Shime Bajllo.Pas 77 viteve lajmërohet  edhe një Bajllo -Shime Bajllo- (Shoin), biçiklisti më i madh zaras në histori,kampion i katërfishtë  shtetëror. Po ashtu, në prill të vitit 1947 themelohet klubi  i biçiklistëve BK. “Zadar”( KB Zara) , shumica e anëtarëve të klubit  ishin  arbëreshë”

Ndërsa  Mariq  për ekspozitën ishte shprehur:”Kjo ekspozitë është përkujtuese e traditës së bukur të arbëreshëve të Zarës, lidhshmërisë  qindvjeçare  të tyre me  biçikletën, me të cilën  u bënë të veçantë dhe të njohur.... ekspozita nuk i paraqet vetëm sportistet arbëreshë, por edhe njerëzit e thjeshtë të shoqëruar me këtë mjet udhëtimi të popullarizuar.”
Kotllar kishte thënë se disa foto  janë publikuar  për herë të parë, e më e vjetra ishte  e vitit 1907.“Pas ekspozitës  fotografitë do të gjejnë vend në “në fondin e trashëgimisë arbëreshe, ndërsa unë me Mariqin  do të vazhdojmë të hulumtojmë për trashëgimin tonë  të pasur” .
Ekspozitën e çmoi  lart eksperti i fotografisë, z . Seferoviq, duke e  krahasuar me ato ndërkombëtare,”këndshëm jam i befasuar,ekspozita është e nivelit më të lartë, këtu  dominon sensibiliteti para zgjedhjes së fotografive dhe raporti mes fotografisë  së vjetër dhe asaj të re, është goditur  shkëlqyeshëm  edhe kronologjia  e ekspozitës”. Vërejtje kishte dhënë pse nuk ishte përgatitur edhe një katalog  përcjellës.
  Fjalët e Shime e  Josip Bajllos me mallëngjim ishin nxjerrë:
 “Në një mënyrë kemi përshtypjen ,se na keni kthyer jo vetëm  në kohen e rinisë  sonë ,por na keni  kthyer fuqishëm edhe në kohet e hershme  të të parëve tanë”.

Kotllar dhe Mariq, para biçikletës  “veterane”  të vitit 1888
Kotllar dhe Mariq, para biçikletës “veterane” të vitit 1888