E enjte, 01.05.2025, 12:04 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Bilall Maliqi: Shkollë me suksese shumëdimensionale

E shtune, 09.05.2009, 03:54 PM


SHKOLLË ME SUKSESE SHUMËDIMENSIONALE

Nga Bilall MALIQI

 Me rastin e përvjetorit të parë të ditës së shkollës më 16 prill 2009 në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, u mbajt një program i pasur me këngë dhe valle të ekzekutara nga nxënësit e kësaj shkolle dhe recitime për nder të ditës së shkollës.Fjalën e rastit e mbajti drejtoresha e shkollës profesoresha, zonja Hafize Shaqiri e cila në pika të shkurtra foli për ndërrimin e emrit të shkollës dhe paraqiti një letërnjoftim për prof. Ibrahim Kelmendin.
Ishte dëshira e kahmotshme e jona të zhvillojmë një bisedë me drejtoreshën Hafize.Por qëllimisht e caktuam këtë datë me rëndësi për shkollën ta zhvillojmë këtë bisedë, pasi përfundoi manifestimi, drejtoresha me kënaqësi iu përgjegj bisedës sonë.
Biseda u zhvillua në disa segmente, duke filluar për historikun e shkollës, numrin e nxënësve dhe personelit arsimor, ndërrimin e emrit të shkollës dhe prap e lutëm për biografinë e emrit që mban shkolla tashti, për rezultatet
e shkollës e shumë tjera drejtoresha shprehet:  

HISTORIKU

Kjo vatër e diturisë për herë të parë e filloi mësimin në gjuhën shqipe më 7shkurt të vitit 1945 me një numër të vogël nxënësish që atëbotë punuan vetëm katër mësues.Mirëpo nga viti në vit numri i nxënësve dhe i mësuesve shtohej dhe sot në shkollën tonë kemi 2330 nxënës me 88 paralele dhe me një numër të konsiderueshëm të punëtorëve gjithsejt  179, prej tyre në procesin arsimor 141.
Nga kjo vatër e diturisë kanë dalë shumë kuadro të profileve të ndryshme që është krenaria jonë.Jemi krenarë që ushtrojmë këtë mision delikat por të shenjtë, jemi krenar se dimë se vetëm me arsim njerëzit mund të bashkohen dhe të njohin njëri-tjetrin.Krahas punës së palodhshme të personelit arsimor nuk mungoi as angazhimi i tyre për ndërrimin e emrit të shkollës e që ishte edhe domosdoshmëri e kohës.
Shkolla jonë ka edhe disa paralele të ndara si: në Norçë, Tërnavë,  Zhunicë dhe Stacionin hekurudhor, ku mësimi zhvillohet në suaza të normales.Në Norçë dhe në Stacionin hekurudhor mësimi është vetëm i ciklit të ulët, ndërsa në Tërnavë dhe Zhunicë tetëklasëshe.

NDËRRIMI I EMRIT

Hafize_Shaqiri
Hafize Shaqiri
Përkitazi me këtë, ndërrimi i emrit të shkollës ka ardhur  si rrjedhojë e kërkesave të shumta të inicuara nga Aktivet profesionale, Këshilli i arsimtarëve dhe Këshilli i Shkollës, duke pasur parasyshë, se data e deritanishme  e ashtuquajtur historike “15 nëntori” që simbolizonte dikur çlirimin e Preshevës kohëve të fundit kishte humbur efektin e festimit.Andaj, pikërisht kjo ishte ideja e shumë intelektualëve, që pagëzimet e mëparshme të institucioneve  të zëvendësohen  me emra të rinj, aq më tepër  me ata emra që kanë të bëjnë me kulturën , historinë dhe traditën  shqiptare të kësaj treve.Përkitazi me këtë, nuk është i rastësishëm propozimi i shumë aktiveve të shkollës dhe pajtimi i tyre se shkolla më e madhe në komunën e Preshevës, por edhe në rajon e më gjërë, tani e tutje  ta mban këtë emër që lidhet ngusht me historinë e popullit të vet, d.m.th., bashkëvendasit të tij , Ibrahim Kelmendi.

PAK BIOGARFI

Prof. Ibrahim Kelmendi lindi më 16.04. 1916 në Preshevë.Shkollën fillore e kreu në gjuhën serbe  në vendlindje kurse Medresenë në Shkup.Pas kryerjes së Medresesë në vitin 1938, u regjistrua në Universitetin e Beogradit-degën e historis, ku diplomoi në shtator të vitit 1942.
Pas mbarimit të studimeve, prof. Ibrahim Kelmendi më 01.11.1942, punësohet  në shkollën normale  “Sami Frashëri” në Prishtinë profesor i historis, ku pas një viti emërohet zëvendësdrejtor  i kësaj shkolle dhe rektor i konviktit  të së njejtes shkollë.Ishte anëtar aktiv i kreut të ngushtë të Komitetit të Intelektualëve të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe si i tillë qe caktuar për këshilltarë të komitetit të Rinisë Nacionaliste Shqiptare.Ishte në organin drejtues të Komtetit Demokratik Shqiptar.
Pas paralajmërimit të tërheqjes së okupatorit bullgar nga rajoni ynë , në gusht të vitit 1944 kthehet në Preshevë dhe organizon e drejton operacionet  për mbrojtjen e territoreve të Kosovës Lindore prej forcave partizane serbo-maqedonase.Ishte anëtar i Shtabit  të Zonës  IV të Mbrojtjes  Kombëtare të Kosovës.
Kur u pa se lufta ishte e pashpresë, prof. Ibrahim Kelmendi vendosi të braktisë atdheun dhe doli në Greqi  më 15.11.1945.Në Greqi qëndroi  katër vite, kurse më pas shkoi në Gjermani , ku edhe atje punoi në shkollat gjermane.Ibrahim Kelmendi përfundimisht lëshoi Evropën  dhe vendoset në Australi.Atje punoi profesor i histories në shkolla të ndryshme .Bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e asaj kohe.Shkroi këto punime:“Ilirët në protohistori”, “Prej miteve deri në Butmir”, “Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë”, etj.
Sipas disa burimeve thuhet se ka lënë në dorëshkrim shumë punime.Vdiq më 24.01.1979 në Melburn të Australisë.
Mburremi që tani e mban shkolla jonë këtë emër me rëndësi për kombin tonë dhe do të angazhohemi që shkolla jonë të arrijë suksese edhe më të mëdha në shumë dimensione  të procesit edukativo-arsimor, shprehet për “Diellorin” drejtoresha e shkollës profesoresha Hafize Shaqiri.

AKTIVITETET

Berajete Rexhepi
Berajete Rexhepi
Për aktivitetet që zhvillohen brenda kësaj vatre edukativo-arsimore, zhvilluam bisedën me arsimtaren e gjuhës dhe letersisë shqiptare zonjën Berajete Rexhepi, të cilën fillimisht e pyetëm për ecurinë e aktiviteteve që ajo i zhvillon me nxënësit në cilësinë e kryetarës së Grupit Letrar “Penat e reja”, që funksionon në këtë shkollë, dhe për revistën mujore “Filloristi”.Për gazetarin tuaj, zonja Berajete shprehet:
Si punëtore e arsimit në këtë shkollë dhe nga përvoja që kam në këtë drejtim, moti kohë kam vërejtur se një numër i madh nxënësish kanë talent për t’u shprehur bukur me shkrim si në prozë ashtu edhe në poezi.
Ka disa vite që unë me koleget tjera kemi shprehur vullnetarisht dëshirën që të merremi me aktivitet të lirë gjegjësisht me themelimin e një Grupi      letrar e që t’i tubojë artëdashësit e shkollës sonë me punime të ndryshme, dhe themeluan Grupin Letrar “Penat e reja” e që funksionon brenda shkollës sonë, numri i nxënësve ishte mjaft i madh andaj njëzëri u pajtuam ta emërtojmë me këtë emër.
Vetë titulli ka domethënie simbolike, sepse kemi të bëjmë me nxënës të rinj e me talent të rrallë, me shkrime të mrekullueshme e që na bëjnë të ndihemi shumë krenar për moshën e tyre të re…

“FILLORISTI”

Brenda shkollës sonë ekziston edhe revista letrare “Filloristi” , revistë mujore e cila çdo numër mbushet me krijime  nga nxënësit e shkollës sonë.Me shkrimet e tyre të shumta e që i bëjnë vetë nxënësit e që nuk janë të kopjuara, i publikojmë në gazetën tone.
 Në këtë revistë përveç tjerash ka faqe të shumta me shkrime të larmishme edukativo-arsimore, faqe të rezervuara për këndin poetik, për prozë.Pra nxënësit tanë inspirimet e hudhura në letër me motive të larmishme si p.sh:poezi për shkollën, mësuesin, vendlindjen, prindërit, dëshmorët e lirisë etj., e bëjnë edhe më atraktive revistën tonë.
 Dëshiroj që nxënësit tanë të kenë dashuri të madhe për krijime poetike, të zmadhohet edhe më shumë Grupi Letar, por edhe të bashkëpunojmë edhe me letrarët e rinj të shkollave tjera në rrethinë, shprehet me bindje arsimtarja e gjuhës shqipe zonja Berajete Rexhepi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Alma Papamihali: Poeti Hasan Qyqalla në promoviminin e "Prekjes së ëndrrës" Sylejman Morina: Nga Jeta Kulturore në Arbënesh të Zarës Ilir Çumani: Jetimët, një çështje mbarëkombëtare Bilall Maliqi: Alpinizmi, kontribut i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës i njerëzimit Sokol Demaku: Nxënës shqiptar nga qyteti Borås në vizitë në SR-Redaksinë shqipe ''Jehona'' Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook Jahë Sadrija: Homazhe e Kurora Lulesh në Lëndinën Memoriale të 112 Dëshmorëve të Kombit Baki Ymeri: Shqiptari që i përket përjetësisë Këze (Kozeta) Zylo: Shkrimtarët Shqiptaro–Amerikanë nderojnë Nolin e madh Sokol Demaku: Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore Jahë Sadrija: Të luftosh e të vdesësh për liri është fat dhe trimëri Jahë Sadrija: Të gjithë bashkë në Gllogjan, atje në Dukagjin Në Heilbronn u nderua vepra atdhetare e Qazim Gashit Beqir Cikaqi: Turne madhështor për nder të festave Sokol Damaku: Dita e Sulltan Nevruzit u shënua në mënyrë madhështore në Borås të Suedisë Këze (Kozeta) Zylo: Festa e bukur e abetares “Faleminderit president, për atë që bëre për Kosovën dhe shqiptarët!” Beqir Sina: U promovua libri i autorit Tomë Mrijaj: "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe Sokol Demaku: Në qytetin Borås të Suedisë u festua trevjetori i qendrës kulturore ''Migjeni'' Asllan Dibrani: Njëvjetori i pavarësisë së Kosovës temë kryesore në „Arbaitskreis Asyl të Shtutgardit”

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx