Udhëpërshkrim
Sokol Demaku: Fëmijët shqiptar nga Borasi në ''Botën e Atrid Lindgren'' në Vimmerby
E shtune, 30.05.2009, 05:10 PM
FËMIJËT SHQIPTAR NGA BORÅSI NË ”BOTËN E ATRID LINDGREN” NË VIMMERBY
Nga Sokol DEMAKU
Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås të Suedisë është një vatër e ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në diasporë. Në kaudër të kësaj qendre funksionijnë me sukses organet e saj si revista mujore ”Dituria”, pastaj radio lokale me emrin Radio dituria e cila mbi qiellin e Boråsit cdo javë lëshon rreze të arta, shperndanë fjale miradie të gjuhës shqipe të cilat rreze trokasinë për cdo javë në dyertë e familjeve shqipare në këto treva.
Kjo Qendër është organizatore e të gjitha manifestimeve me karakter kombëtar, kulturor, shoqëror në këtë rajon.
Qendra zhvillon aktivitet dhe ka kontakte të mira me organet kulturore të qytetit si dhe me shoqata kulturore të cilat aktivitetin e vet e zhvillojnë ne këtë trevë. Por jo vetëm kaq, Qendra ka një bashkëpunim të mirë edhe me shkollatë e qytetit në të cilat shkolla zhvillojnë mesimin edhe fëmijët shqiptar.
Por bashkepunim me të ngushtë kjo Qendër ka me Fjärdingskolan në të cilën mesimin e zhillojnë mbi 350 nxënës, e në mesin e tyre mbi 50 fëmijë shqiptar. Kjo shkollë është një vatër arsimi për të rinjët shqiptar nga klasa e parë deri ne klasën e gjashtë të shkollës fillore.
Këto dite respektivisht këtë fund javë QKSH ”Migjeni” ne bashkepunim me këtë shkollë kishte organizuar nje vizite në ”Botën e Astrid Lindgren” në qytetin Vimmerby ku fëmijët shqiptar do njihen me përserafermi me jeten dhe vepren e shkrimtares se madhe suedeze për fëmije dhe të rinjë Astrid Lindgren. Do njihen me krijuesene figurës së ”Pipi qorapëgjatës”, të ”Emili”, ”Karsonit në kulm” e shumë e shumë veprave tjera të njohura për fëmije në gjuhën suedeze por edhe ne guhen shqipe.
Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” kishte siguruar mjetet materiale nga shoqata suedeze e quajtur ”Hyresgästförening” apo si ne në shqip i themi ” Shoqatë e Qiramarrësve” si dhe nga organizta punuese AB Bostäder me të cilat kjo Qendër ka nje bashkepunim të ngushtë në të gjitha aspektet e me shume ne ate të integrimit të te rinjeve. Shoqata e Qiramarresve kishte siguruar mjetet për këtë vizite për 50 persona. Me mjetet e siguruara do paguhet autobusi, biletat hyrëse dhe ushqimi i voglushve shqiptar të cilet do jene mysafir në ”Botën e Astrid Lindgren”në qytetine lidnjes së saj në Vimmerby të Suedisë.
Ne mengjesin e dites se enjete ne oborrin e Fjärdingskolan takuam shume prindër shqiptar të cilët kishin dalur ti përcjellin fëmijët e tyre për një ekskurzion të tillë të organizuar për herë të parë ne keto anë nga ana e ndonje shoqate kulturore shqiptare. Në fytyrat e tyre shihej gëzimi, edhe tek fëmijët mund ta vershe një gjë të tille. Kjo ishte një dhuratë nga ana e QKSH ”Migjeni” dhe shoqatat suedeze me të cilat bashkëpunon kjo Qendër, për fëmijët shqiptar nga Boråsi. Ja se cka thonë prindërit e fëmijeve të cilët do udhetojne ne Vimmerby:
-Abaz Baruti, i cili u shprehe se kjo është një pune e madhe e shoqtaes shqiptare ne Borås por duhet që edhe ne prindërit, të rinjët dhe të gjithë te angazhohemi që të perkrahim këta entuziast të cilët japin gjithëcka për kulturën, traditen dhe gjuhën shqipe ketu si dhe për fëmijet dhe të rinjet tanë.
-Sejdi Muzaqi i cili është nje aktivist i dalluar, thotë se ne duhet të jemi krenar që kemi një përkrahje të tillë në menyrë që besim që kemi tek miqt tane suedez dhe organet lokale ta mbajme dhe të jemi ata që duhet të mburremi me të arriturat tona ketu.
Ne takuam dhe biseduam me shumë nga fëmijet të cilët ishin në ketë vizitë dhe ja se cka mësuam për përshtypjet që ata kanë nga kjo vizitë:
Jam Adenisi, vij nga Kosova, jetojë që ka kohë ne Borås, shkojë në klasën e katër në Fjärdingskolan. Jam shumë i kënqur që mu dha rasti të vizitojë vendin e lindjes së shkrimtares se njohurë Astrid Lindgren. Kam lexuar librat e sajë, kam parë edhe ne film, por qenka krejt dic tjeter kur ti perjetosh dhe te komunikosh me personazhet e saj.
Ishte kënaqësi për mua të isha ne oborin e saj, ta shihja për së afërmi ”Pipin”, ”Emilin” të isha në ”Bylerby” pra në lagjën ku Astrid Lindgren pershkruan shumicën e ngjarjeve në veprat e saja.
Arbëresha e vogël e cila shkonë ne klasën e dytë thotë se është e lumtur që iu dha mundësia ta vizitojë shtëpinë e ”PIPIT”, unë kam dëgjuar, kam lexuar, kam kenduar për ”Pipin” por sot e takova ate vet në Vimmerby.
Ishte kënaqësi për mua të këmbej disa fjalë me te.
E pyeta se ku e ka shkollën ajo?
Dhe më tha se shkolla e saj është pak me larg nga ketu, edhe ajo shkonte ne shkolle si ne.
Kjo ishte një kënaqësi dhe nje moment që do jetë ne kujtosën tonë për nje kohë të gjatë thotë Arlinda e cila shkone ne klasën e gjashtë, por shtonë shoqja e klasës Albana, kishte qene me rëndësi që prindërit tsanë të anagzhohen me shume në menyrë që shoqata e jone ”Migjeni” të na dali më shume në ndihme me surpriza të tilla.
Të gjithë ishin të kënaqur me këtë vizitë në Vimmerby, por mendojn e se në të ardhmen do angazhohen të gjithë së bashku me kryesinë e QKSH”Migjeni” dhe ne nje evenem të tille të përfshihen të gjithë fëmijet shqiptar që jetojne ne qytetin Boirås. Por për këtë duhet një pune me frytshme, angazhim i gjithanshme i të gjitheve dhe që te jemi sa me afër krysise së QKSH Migjnbei ne menyre që tu ndihmojme ne realizimin e projektvet ë tilla për ne, fëmijet tanë dhe të ardhmen tonë ne ketë vend kur kushtet dhe mundësit egzisotojne¨.