E enjte, 01.05.2025, 08:39 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Beqir Sina: "Një festival i librit shqip" në Amerikë

E premte, 05.06.2009, 08:47 PM


U organizua edicioni i pare :“Panairi i Librit, Nju Jork - 2009”

Beqir Sina
Beqir Sina
"Nje festival i librit shqip" ne Amerike

Nga Beqir SINA, New York

NEW YORK CITY :  Te henen ne ambientet e Salles se Sporteve, kampusin e kolegjit "Monroe College" ne Nju Jork , me ndihmesen e Ted Goldstein Dean, Bachelor's Degree Program dhe Profesorit nga Kosova, Haxhi Berisha, kandidat per PhD.,Profesor ne kolegjin "Monroe College", organizuar prej Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, eshte hapur edicioni i pare :“Panairi i Librit, Nju Jork 2009”. I pari ky i ketij lloji ne diaspore. Panair ne te cilin moren pjese, sipas organizatorit  rreth 100 autore, dhe dhjetra shtepi botuese nga SHBA-es, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi. 

Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, me kete ngjarje kulturore, per here te pare ne Amerike, duke mbajtur Panairi i librit, Nju Jork 2009, thote ; se eshte ne vazhden e aktiviteteve te saj per te mbledhur rreth vetes  shkrimtaret shqiptaro-amerikane nga te gjitha shtetet e Amerikes, duke ekspozuar krijimtarine e krijuar kryesishte ne vitet tyre te emigrmit. Kjo, eshte nje nisme e re, sepse si Shoqate organizatori  mendone se ky eshte nje aktivitet kulturor, qe i sherbene  komunitetit tone, ne veçanti, dhe librit ne pergjithesi. Dhe, pikerisht, per kete qellim, duket se edhe njerezit e letrave shqip ne SHBA-es, zgjodhen palestren sportive te Monro College, per te prezantuar denjesisht kulturen e shkrimtareve shqiptaro-amerikane.

Adnan_Mehmeti
Adnan Mehmeti
Sipas Adnan Mehmetit, Presidenti i Shoqates se Shkrimtarve Shqiptaro Amerikane, kjo eshte nje fryme e bashkepunimit mes krijuesve shqiptaro-amerikane, ky takim eshte nje sprove per te mesuar se sa e rendesishme eshte vleresimi per letersine shqipe qe krijohet ne Amerike. Me mire te them, tha ai per gazeten tone, kjo levizje eshte e rendesishme, sepse komuniteti yne mesoi se eshte e nevojshme, qe sa me pare te ngritet nje grup per krijimin per nje biblioteke kombetare shqiptare me shkrimtaret shqiptaro-amerikane. Pra, nga ky Panair i sotem, une e shohe nje shprese, nje mundesi, nje dritare qe po hapet ne sherbim te letersise shqipe ne Amerike, thote zoteri Adnan Mehmeti, presidenti i  Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane..

Hapjen e panairit  te librit, ne Nju Jork, e beri nen/kryetari i SHSHSHA, z. Mehill Velaj - poet

"Te gjithe ju qe keni ardhur te ndani kete gezim me ne tha Velaj - krijuesit e diaspores shqiptare ne SHBA-es, nuk keni pare asnjehere ne historine e vjeter dhe te re te kesaj dispore, kaq shume krijues shqiptare ne SHBA-es. Ketu ne mesin tuaj, gjenden sot me shume se 100 shkrimtar, poet, tregmitar, romancier, eseiist dhe publicist shqiptare."

Gjithekujt, tha  Velaj nen/kryetari i shoqates, i ka rene ne sy kjo ngjarje kulturore, e cila pasqyrone edhe faktin se " Nuk ka pasur ndonjehere ne diaspore kaq shume krijues shqiptare, kaq shume miq dhe shok sa edhe jemi mbledhur sot ketu, ne kete salle te keti tempulli te diturise, ku po organoziojme edhe panairin e pare te librit shqip - ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes."

Ne mesin e njerezve te letrave shqip, ndodhej dhe konsulli i RSH ne Nju Jork, dr Albert Jerasi, perfaqesuesi i shtetit shqiptar. “Jam i nderuar, qe ndodhem per te hapur panairin e bukur te librit ne Nju Jork, panairin e pare :“Panairi i Librit, Nju Jork 2009 ”,  tha ai teksa shtoi se ne çdo tavoline mund te prekesh dhe te marresh ne dore, librat e juaj te mrekullueshem - te cilat, e bejne edhe me te bukru kete lloje panairi qe ndryshon shume nga ato panairet e tjera. Ndaj, mendoj tha konsulli shqiptar, kjo eshte merita e te gjithe juve qe keni arritur te mblidhini kaq shume autore dhe te na prezantoni kaq shume libra, sa do t'i kishin zili edhe koleget tuaj ne vendlindje." Gjate ceremonise, panairin e pershendeten edhe piktori i talentuar nga Tetova Nevzat Bejtuli - Kica, dhe Dr Selauhdin Velaj, perkthyes dhe autor librash.

"Te dashur miqte e librit, iu drejtua te pranishmeve shkrimtari nga Presheva , Adnan Mehmeti,Presidenti i Shoqates se Shkrimtarve Shqiptaro Amerikane, sot, eshte dite e veçante, sepse organizohet "Panairi i Librit, Nju Jork 2009", dhe, te gjithe ne, jemi pjese e gezimit te ketij panairi qe po mbahet per here te pare ne Amerike, nje feste modeste, por nga me te bukura ne komunitetin tone, eshte festa ne fushen e letrave", tha ai

Programi i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, ka nenvizuar presidenti i shoqates, eshte te ekspozoje librin shqip dhe angazhimi i çdo anetari te saj - vlen per t’u pershendetur vijoje A.Mehmeti, dhe ne sot kemi feste te madhe, sepse mes nesh jeni ju miqte e librit dhe ju krijuesit qe shkruani ne Amerike. Synimi i ketij panairi eshte paraqitja e botimeve te krijuesve shqiptaro-amerikane, ka theksuar ai.

"Nuk ka pasur dhe nuk ka veprimtari ne komunitetin tone qe te bashkoje ne nje vend kaq shume shkrimtare, poete, studiues, publiciste, perkthyes, botues  si Panairi i sotem. Po e fillojme kete aktivitet duke ekspozuar librin; duke u takuar me njeri-tjetrin; duke shkembyer pervojen e njeri-tjetrit; duke lexuar njeri-tjetrin. Ja ky eshte qellimi i ketij takimi. Sot nuk do te kemi protokoll. Secili le ta takoje krijuesin, mikun, apo thjeshte te kaloje nje dite mes librave.Ju deshiroj nje dite te kendshme dhe Ju falemnderit!," ka konkluduar presidenti i shoqates, poeti Adnan Mehmeti.   

Kozeta Zylo
Poetja, Kozeta Zylo, duke marre fjalen ne kete ceremoni te thjeshte, u shpreh se ajo nuk e kishte menduar kurr "qe Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro Amerikane, e themeluar nga shkrimtari i njohur Gjek Marinaj - ndonjehere, do te organizonte edhe  aktivitete te permasave te tilla", si ky panair me pjesemarrjen e nje numeri kaq te madh krijuesish ne diaspore.

Ajo tha :"Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro Amerikane, kishte kohe qe po mendonte te organizonte nje aktivitet te ketille, i cili megjithse nuk ishte i lehte por me punen dhe agazhimin e te gjitheve ia arritem qellimit. Nje pune te mire ne organizmin e ketij aktiviteti kane bere te gjithe anetaret e kryesise se shoqates dhe ne veçanti, presidenti i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro Amerikane, poeti nga Presheva , zoti Adnan Mehmeti dhe koleget e tij.
 
"Se pari , thote shkrimtarja e njohur Albana Melyshi,  si anetarja me e vjeter e kesaj shoqate, kam kenaqesine te pergezoje kryesine e saj per organizimin e ketij panairi, kesaj feste te librit, e para ne jeten e shoqates sone deri me sot. Kjo, vijoje ajo tregon qe shoqata e shkrimtareve shqiptaro amerikane eshte ne rritje , jo thjesht numerike por ne rritje cilesore dhe ben nje jete te gjalle aktive. Dhe kjo ndodhe ne nje kohe, kur mjerisht ne atdhe Lidhja e Shkrimtarve nuk egziston me........."

Ne mesin e ceremonise u shfrytezua rasti, qe poeti dhe skulptori Ramiz Muja, kishte pergatitur, per te pershendetur inagurimin e tunelit te rruges kombetare Durres Kukes, ku nder te tjera thuhej se  "Ky tunel eshte para se gjithash tuneli i bashkimit shpirteror dhe fizik te kombit shqiptare. Sot, mbas shekujsh kombi shqiptar vendosi se nuk ka male, se nuk ka pengesa, se nuk ka asgje qe mund te ndaje jo vetem shpirterisht por as fizikisht kete komb, qe te bashkohet” - Rruga Durres-Kukes eshte nje veper  historike per te gjithe shqiptaret ne te dy anet e kufirit, ajo hapja e drites se fundit te tunelit, dje  me rastin e perfundimit te tunelit ne segmentin rruges Rreshen-Kalimash ishte simboli i dukejs se "nje drite ne fund te tunelit", ishte shembja mureve dhe ndarjeve qe patem ne si komb per shekuj mes dy vendeve dhe realizmin e asaj enderre gjithe shkelluroe te kombit shqiptare", thuhej ne pershendetjen e poetit dhe skulptorit nga Kosova, ne SHBA-es, Ramiz Muja,

Duke vijuar ceremonia , fjalen e mori shkrimtari Ramiz Gjini, autori i dsa librave me tregime, te pritura mire nga lexuesi ne diaspore dhe ne vendlindje. Gjini, kujtoj koleget e tij se ky nuk eshte si ai tregu "qe shesin fshataret prodhimet e tyre", ato prodhime, qe i kan rritur me djersen e ballit, por une dua te them qe sot ketu ka diçka tjeter, ka nje panair me vlera morale dhe krijuese. Sepse, theksoi ai qysh kur e krijuam kete shoqat, kisha biseduar edhe me Gjek Marinajn dhe me koleget e tjere, se na duhej pa tjeter te hapnim nje panair te ketille, pasi ketu ne SHBA- dihet se jeton e punon nje komunitet i madh shqiptaresh, njerez te letrave shqipe."

Rreth aktivitetit :“Panairi i Librit, Nju Jork 2009” shprehet per gazeten kombetare Bota Sot, edhe Prof. Dr. Agron F. Fico i cili e quajti kete panair "Nje festival i librit shqip" ne Amerike.

Professor Fico, thote se 'Poeti i  i shquar Lasgush Poradeci, ka thene se kultura jane librat. Ato, dihet, jane, burim njohurish, kenaqesisht dhe pervoje njerezore.  Librat e autoreve te ndryshem ,qe mirrnin pjese ne kete panair, ishtin vendosur ne tavolinat  e shumta dhe salla kishte marre  pamjen e nje festivali te bukur te librit." thote Prof. Dr. A. Fico.Keshtu shprehet ai ishte nje kenaqesi dhe nje  akt i mirefillte kulturor te shihje larmine e librave, ne poezi dhe ne proze, perkthime , madje edhe libra me studime serioze si deshmi i prodhimit letrar te dhjetra krijuesve ketu, ne Diaspore.

Duke folur me tej per librin ne pergjethesi, professor Fico, ceku faktin se "Mendimet jane te shumta dhe te ndryshme, po nga me te rendesishmet eshte niveli artistik dhe sidomos gjuha . Siç, eshte  theksuar edhe ne disa shkrimte ne shtypin e diaspores, ” ka libra ne te cilat vihet re nje perdorim i gabuar i shprehjeve dhe ndertimeve gjuhesore shqip, perdorimi me teperi i fjaleve te huaja dhe kalkeve gjuhesore. Po keshtu tematika e librave te botuara duhet t’i bej jehone me shume jetes, problemet specifike te vet bashkesise shqiptare ne emigracion  dhe jo vetem  te trajtoje  tema  etnografike, historike dhe publiçistike, mendon Prof. Dr. Agron F. Fico shkrimtar,esiesit, e publicist.

Ne kete kontekst, tha ai pajtohem me mendimin e disa shkrimtarve "se duhet te zhvillohet kritika letrare serioze larg miklimeve dhe lavderimeve te teperta, te organizohen me mire perurimi i librave  duke u kthyer ne debate krijuese dhe jo ne fjalime apologjike."

Ne fund ai tha se "Ky panair i librit te autoreve shqiptare ne Diaspore eshte hap i pare dhe i  mbare  edhe per panairet te tjera . Meritojne pergezime organizatoret e panairit dhe bashkepunimi i te gjitha forcave krijuese letrare artistike."

Gjate ketij panairi u be dhe promovimi i disa librave te ri, si dhe takime me autore te ndryshem. Autori i librit me te ri, Uke Lushi, i tha gazetes kombetare Bota Sot, se ky panair eshte nje lloj sadisfaksioni me vete, qe pas atij promovimi te sukseseshem ne Kosove e Shqiperi te librit tim me te ri "Shqiptaro - Amerikanet e UÇK-se", te me jepet mundesia te marre pjese edhe ne kete panair te librit dhe te paraqes kete liber krah kolegeve te mij, nga te kater e anet e Shqiperise, Kosoves, e te gjitha viseve shqiptare . Ky eveniment per mua eshte nga me te qelluarit prej se eshte krijuar kjo shoqate pasi ky evenimet tregon se libri shqip ka nje tradite e cila vazhdon dhe do te lexohet edhe ketu per tej oqeanit. 

Duhet theksuar se ndryshe, nga panairet e librit ne vendlindje, te cilat zgjasin disa dite, panairi :“Panairi i Librit, Nju Jork 2009” zgjati vetem nje dite. Dhe kjo per disa arsye - ketu nuk jane ato kushte te pershtateshme qe te beshe panaire disa ditore. Megjithate, krahas arritjeve , qe edhe u vune ne dukje, dolli edhe shqetesimi i shitjes se paket te librave te botuara. Pa hyre  ne nje shqyrtim te thelle dhe te detajuar , mendoj se kjo duhet ta shqetesoje shoqaten e krijuesve letrare, per aktivitet e tjera.

Nje rast i veçante ishte edhe pjesemarrja e shkrimtarit dhe studiuesit nga Gjakova e Kosoves ,e zotit Besim Muhadri me librat  dhe studimet e e ndryshme. Numri i botuesve ishte i madh - por duhen veçuar edhe autoret, i disa librave te njohur, Tome Mrijaj e Klajd Kapinova, Skender Shkupi, Eduard Dilo dhe e bija e tij, poetja Donika Timko, Rajmonda Moisiu dhe Eleonora Gjoka, Iliriana Sulkuqi me nje tuf librash dhe pikturen me diçituren "Ta ribejme nje bote prej Shpirti". Poeti, Ivzi Cipuri, Ilir Lazim Spata, Gjeto Turmalaj, Nexhat Imeraj, Adelina Gina, Sabije Dervishi - Veslei, e tjere. 

Mbyllja e kesaj ceremonie i ishte rezervuar çastit kur Komisioni i perbere nga kryetari i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro Amerikan, Dalan Luzaj, presidenti i nderit Gjek Marinaj, dhe kryesia e shoqates, kishte vendosur te nderoje edhe librin me te mire te vitit per vitin 2008, librin e autores Kozeta Zylo " Mjelmat po te vijne".



(Vota: 10 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx