Udhëpërshkrim
Bilall Maliqi: Aksion i përbashkët malor
E hene, 22.06.2009, 09:27 PM

Nga Bilall MALIQI
Pas shënimit të njëvjetorit të themelimit të Shoqatës së Bjeshkëtarëve “Ostrovica” të Preshevës, më datën 21 qershor 2009, ditë e diel, u organizua një maratonë gjithërfshirëse, e cila kishte karakter rekreativ dhe bashkpunimi me Shoqata tjera.
Kësaj rradhe këtij maratoni iu bashkangjitën disa anëtarë të Shoqatës së malorëve SPID “Zhelezniqar 2006” të Vrajës, të cilët sipas planit dhe programit të Shoqatës së Bjeshkëtarëve “Ostrovica” Preshevë duheshin ta bënin bashkërisht një Maratonë duke i pushtuar disa maje dhe vende me rëndësi për pjesmarrësit e kësaj marshute.
Fillimisht pjesëtarët e kësaj maratone filluan rrugëtimin e tyre nga selia e shoqatës, për të vazhduar më tej me vizitën që ia bënë pendës së fshatit Rahovicë , ku u magjepsën me bukurinë e kësaj pende, për të vazhduar kështu edhe më tutje deri te pikëtakimi i tyre me plan dhe program, pra tek shpella e Ilicës, e cila për mysafirët ishte një rastësi dhe një mrekulli e veçantë.
Rrugëtimi
Rrugëtimi mori përmasa të zgjeruara.Pasi që pjesmarrësit vizituan këtë shpellë monument me rëndësi e kësaj ane, vazhduan kështu për tek vendi i ashtuquajtur “Livadhi i shehut”, ku pushuan pak kohë për të vazhduar ashtu shoqërisht për kthim në qytet.Por kjo sikur nuk i kënaqi, pra nuk mundën ta anashkalojnë edhe një monument me rëndësi arkeologjike, për këtë trevë dhe më gjërë, Kalanë e Preshevës, e cila daton shumë herët në histori.Pra kjo ishte një rastësi për mysafirët prezentë cilët nuk i kursyen as pyetjet drejtuar vendasve se sa është e vjetër kjo kala.
Në këtë rrugëtim me rëndësi për të dyja palët, mysafir nga Vraja morën pjesë vetëm dhjetë anëtarë, ndërsa tjerët ishin vendas, ku u treguan mjaftë të të sinçertë në planet dhe programet e Shoqatës.
Selia e Shoqatës në ora 18,oo, i mblodhi të gjithë bjeshkëtarët, për të kaluar në koktel që për mysafirët kishin përgatitur anëtarët e Sh.B. “Ostrovica”.Përpos koktelit të pranishmit i argëtuan edhe me muzikë Live, dhe valle të ndryshme…
U shpërndanë edhe librezat e anëtarësisë për njëzetë anëtarët e Shoqatës sonë.Librezat i shpërnadau, sekretari i Shoqatës së Bjeshkëtarëve “Ostrovica” z. Ramadan Ferati.Sipas kryetarit Bajram Sadriu, shpërndarja e librezave është një akt me rëndësi për neve dhe për komunat tona, sepse deri tani ka një vit që aplikojmë për libreza anëtarësie dhe tani jemi të kompletuar sikurse edhe shoqatat tjera në rajon.
Kur jemi tek librezat e anëtërësisë, në mesin e anëtarëve që u paisën me libreza, është edhe voglushja “Ylli i shoqatës” bukuroshja Tringa Hyseni.
Këtë rast e lutëm voglushën 12 vjeçare të na përgjigjet në disa pyetje me interes për lexuesit dhe për moshataret e saja, e që Tringa me kënaqësi iu përgjegj…

Të bëhem pjesë e Shoqatës më inspiroi dashuria për natyrën, për majet e larta, dhe çdo gjë që është pjesë përbërëse e natyrës.Ajri i pastër, uji i ftohtë etj., me të cilat jamë e lidhur shpirtërisht.
Është mirë të jesh malore, dhe kënaqësi e veçantë sepse natyra është pjesë e jetës sime…Nuk kam munguar në asnjë aktivitet apo marshutë që është organizuar nga kryesia e Shoqatës, prandaj jam shumë e kënaqur me gjithë këto aktivitete që i zhvillojmë.
Kam pushtuar maje të larta si Lubotenin si dhe maje tjera si Ostrovicën e tjera me rëndësi, por nuk kam munguar as nëpër rrugëtime nëpër fshatra të Karadakut të Preshevës.Deri tani nëse merren të analizohen pjesmarrjet e mia nëpër këto vende lirisht mund të them se unë Tringa Hyseni deri tani kam arritur një shifër deri 4468 m. lartësi mbidetare, dhe kam ecur në këmbë deri 110 km.Ky pra është suksesi im i arritur, për këtë e falënderoj në rradhë të parë babin tim i cili po ashtu është anëtarë i Shoqatës sonë, më përkrahi të jem malore edhe pse e një moshe të re, por prapë se prapë dëshira dhe dashuria për natyrën e bën të veten që unë të jem anëtatrja më e re ndoshta edhe në rajon.
![]() |
Tringa Hyseni |
Jam e lumtur dhe tejet e emocionuar që m’u dha rasti të paisem me këtë librezë, tash them se jam e kompletuar si malore e vërtetë, sepse deri tani nuk kemi pasur libreza.Sa i përket se a do të vazhdoj që edhe në të ardhmen të jem pjesë e kësaj Shoqate, mund të them lirisht se po, do të vazhdoj të jem besnike e vërtetë si shoqatës sonë, por edhe natyrës, dhe kam një mesazh për rininë dhe moshatarët e mi që sa më parë t’i bashkangjiten kësaj Shoqate sepse do të jeni më të lumtur dhe më të shëndoshë, pohoi me bindje të thellë voglushja Tringa Hyseni…
Komentoni
Artikuj te tjere
Baki Ymeri: Flamuri i Kosovës valon edhe në Bukuresht
Gjon Neçaj: Festohet 80 vjetori i lindjes së poetit Din Mehmeti
Beqir Cikaqi: Megjithë vështirësit, shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin shkollor
Milazim Kadriu: Komuna e Podujevës shënoi Ditën e Çlirimit
Sokol Demaku: Statuja e Skenderbeut qendron krenare në Borås të Suedisë
Luan Çipi: Në Delta Park, Holandë
Anxhela E. Dilo & Eduard M. Dilo: Panair i librit shqip në New York
Pierre-Pandeli Simsia: E Diel e këndëshme në Bronx të Nju Jorkut, në nder të Dr. Namik Shehut
Beqir Sina: "Një festival i librit shqip" në Amerikë
Asllan Dibrani: Spektakëli për talentët e ri në mergatën shqiptare
Hajro Hajra: Përbuzja maqedonase dhe mikpritja amerikane?
Këze (Kozeta) Zylo: Koncert madhështor i muzikës klasike në New York
Arif Molliqi: Një fundjave më mërgimtar
Unë megjithëse jam Jetim, kam me vete Shqipërinë…
Beqir Sina: Imazhi i shkëlqyer i Shqipërisë në Nju Jork
Hajdin Morina: Mbresa nga Gjirokastra - qyteti i festivaleve...
Luan Çipi: Në Greqinë e lashtë
Fatos Daci: Dibranin që e nderoi Mirdita
Sokol Demaku: Fëmijët shqiptar nga Borasi në ''Botën e Atrid Lindgren'' në Vimmerby
Këze (Kozeta) Zylo: Ne jemi një botë dhe e duam njëri-tjetrin