E enjte, 02.05.2024, 01:20 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Sokol Demaku: Edhe femra shqiptare din dhe mund të bëjë mrekullira në jetë

E marte, 30.06.2009, 07:25 PM


EDHE FEMRA SHQIPTARE DIN DHE MUNDË TË BEJE MREKULLIRA NE JETË

Nga Sokol Demaku

Qyteti i Göteborgut është qyteti i dytë për nga madhësia në shtetin skandinav Suedi pas kryqendres Stockholm. Në këtë qytet po thuajse jeton edhe një numër i madh të huajish e në këtë kontekst bëjnë pjesë edhe ardhacakët shqiptarë gjithashtu me një numër të konsiderushëm.
Une dua te flas konkretisht per Suedinë, si një vend qe te krijon shumë mundesi në jetë, per t’i realizuar ëndrrat qe mund te kesh pasur gjatë jetës sate. E një gjë të tillë ka perjetuar edhe personazhi ynë për të cilinë do flasim në këtë shenim.
Në Näsinge te qytetit Strömstad te Suedisë, nje qytet i vogël disa kilometra larg në veri të Göteborg këto ditë u mbajt një aeromiting në të cilinë morën pjesë disa qindra garues profilesh të ndryshme dhe moshash të ndryshme.
Në mesin këtyre garuesve të cilët diku 95% ishin mëshkuj takuam edhe pak femra e në mesin e tyre edhe bashkekombasen tonë Juljeta Spahija nga qyetiti Göteborg.
Juljeta me prejardhje është nga Kosova nga qyteti pitoresk i Pejës e që nga vitet 90 jeton së bashku me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët ketu në Göteborg të Suedisë.
Kënaqësi më të madhe nuk ka kur dëgjon për suksesin e shqiptarëve nëpër botë. Këtë gjë bën pikërisht Juljeta Spahija me prejardhje nga Kosova.
Juljeta para pak ditësh respektivisht në fund të muajit maj ka diplomuar në Unievristetin e Göteborgut këtu në Suedi në degën e shkencave Shoqërore sociale e me rastin e diplmomimit në Universitet ajo nga bashkeshorti i saj ka marrë një dhuratë e kjo dhuratë ka të bejë me ate se Juljeta të shtundën me 27 qershor mori pjese në garën aeronautike respektivisht kercim me parashutë në qytetin Strömstad të Suedisë. Kjo ishte nje dhuratë të cilën Juljeta do e mbaj në mend dhe do ta ruaj si kujtimin me të mirë në jetëne  sajë nga bashkeshorti i sajë.
Juljeta thotë se kjo ishte një ëndërr e saj e kahmotshme që nje ditë të kërcejë me parashutë nga aeroplani, por kurrë nuk kishte mundë ta marrë me mend sepse kjo ishte ndoshta në një periudhë kohe e parealizueshme për te, por qe ja sot në kushtet dhe mundësit e saja ajo e realizojë ëndërren e saj jetësore. Pra kushtet dhe mundësit në ketë vend skanidnav janë shume të  mëdha edhe për ardhacakët që të prosperojne dhe arrijnë sukese dhe rezultate ne jetën e  tyre dhe të realizojne ëndërrat e kahmotshme.
Juljeta thotë për vete:”Kam qenë studnete e shkelqyeshme në Unieversitet, kam realizuar të gjitha planet e mia jetësore, e se fundit te shtundën realizova edhe ëndërren time jetësore, ëndërren që  dikur e kisha paramenduar por kushtet dhe mundësit nuk më lejonin ta realizoja, e tani jam shumë e lumtur që mud ha rasti dhe mundësia për këtë”.
Juljeta Spahija
Juljeta Spahija
Jetoj që nga vitet 90-ta se bashku me bashkeshortin tim këtu në Göteborg të Suedisë, kam dy fëmijë, jam me se lumtur me familjen dhe mendoj se ia kam arritur qellimit tim jetësor. Gjatë studimeve kam punuar nga pakez por jo ne porfesionin tim, kam  punuar si përkthyese dhe si mësuese gjuhe në Folkhögskola në Göteborg, por tani pas diplomimit më duhet të angazhohem dhe trë kontribuoj në lemain për të cilëne dhe jam specializuar gjatë studimeve në Universitet. Nuk është e veshtirë me këtë profesion njeriu të zejë punë, është një profesion shumë i kerkuar këtu në Skandinavi, prandaj besoj se edhe do ia arrij qëllimit.

Gruaja shqiptare, karakterizohet nga virtyte të cmuara dhe me një karakter të fortë. Është kënaqësi për ne shqiptarët, kur gruaja intelektuale shqiptare në botë, vazhdon të japë një kontribut të cmuar në shumë fusha jetësore, si në arsim, kulturë por edhe në sport e aktivitete tjera kulturore etj, dhe si rrjedhim, ne organizimin aq me vlerë  të komunitetit shqiptar në diasporë e që mendoj se duhet përkrahje dhe stimulim për to nga ne.
Çdo person ka te dhena te veçanta në jetë si dhunti nga lindja dhe merr nje profil të caktuar për zhvillimin dhe afirmimin e tij , prandaj njeriu duhet të angazhohet dhe që suksesi në jetë të jetë fryt i punës dhe mendjes. E Juljeta thotë se sigurisht ajo kish te dhëna për tu berë socionome por pa mbetur mbrapa edhe me aspektet tjera kulturore dhe sportive të cilat i ka në shpirt.






(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora